Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/06

Sheshel i shëndoshë si topi, konsumon ëmbëlsira, Coca-cola dhe raki


Bashkëpunëtorët e afërt të Vojisllav Sheshelit kanë filluar të dyshojnë nëse udhëheqësi i tyre i SRS-së është me të vërtetë shumë i sëmurë, apo tregimet për shëndetin e tij janë vetëm një komplot politik, transmeton Klan Kosova.

Kur ai hyri në emisionin e realit show “Farma”, në pyetjen se çfarë do të pijë , Sheshel kërkoi një Coca-cola .


Sheshel i shëndoshë si topi, konsumon ëmbëlsira, Coca-cola dhe raki
Kur ai hyri në emisionin e realit show “Farma”, në pyetjen se çfarë do të pijë , Sheshel kërkoi një Coca-cola .

“A ka dëgjuar dikush që një njeri me mëlçi të prekur nga kanceri të pijë Coca-cola? Në emision të njejtë ai ka provuar edhe raki, dhe e vlerësoi se ishte e mirë, por megjithatë ka kërkuar që t’i sillet verë e kuqe”, – ka thënë një zyrtar i lartë i SRS-së për Blic, transmeton Klan Kosova.

Dyshimet që Shesheli e ka mashtruar publikun erdhën menjëherë pasi ai ka ardhur nga Haga, kur lideri i radikalëve filloi që çdo ditë në zyrën e tij të konsumonte çokollata dhe ëmbëlsira nga një pastiçeri aty pranë.

Zyrtarët e pakënaqur të SRS-së madje pretendojnë se mjeku personal i Sheshelit mban dokumentacion mjekësor të dyfishtë për të, ku në njërën është e përshkruar gjendja shëndetësore reale e tij, dhe në tjetrën janë informacione të rreme për Tribunalin e Hagës.

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...