Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/10

I trisht më vjen vargu kur shkruaj për Ty!


Vjollca Ajasllari – Koni u lid më 17 korrik 1964 në Grevë të Skraparit. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, për të vazhduar në Çerovodë e Tiranë. Vjollca me poezi merret që nga bankat e shkollës fillore, dhe si rezultat i punës së saj disa vjeçare, më 2013 boton vëllimin e parë me poezi, të titulluar “BIO”, për të pasuar në 2014 me vëllimin e dytë poashtu me poezi të titulluar “POSEIDON- KY MALLI IM”.

Poeteja nuk ndalon, vazhdon në kërkim të vargut. Dhe unë kësaj radhe do merrem me ak-tivitetin e saj poetik të botuar në disa portale poetike dhe gazeta.

GREVA, fshat piktoresk rrëzë malit të shtojzovalleve, nga ku ushqehet e bredhë MUZA poetike.
Mendohet, tani edhe thuhet e pohohet nga studiues të ndryshëm se, Mali i Tomorit , jo vetëm se ka qenë çerdhe e shqiponjave,po eshtë vetë Froni, ku kanë pasur selinë perënditë!

Pohohet se në bukuritë e këtij mali, ka ekzistuar DODONA PELLAZGJIKE! Ku zotrat bënin lojrat në tribunat dhe podiumin e ketij teatri!

Duke vështruar hartën gjeografike, bukuritë natyrore të kësaj treve, si dhe duke analizuar epokën historike të kësaj ane, deshe apo nuk deshe je i detyruer të udhëtosh drejtë të menduarit të një dhuntie!

Vjollca Ajasllari-Koni pat fatin e mirë që, përveç bukurisë fizike, dhuratë nga natyra, të thithë të njejtin ajr , të merr ngrohtesinë e të njejtave rreze dielli, të pijë uji nga të njejtat burime, ku u ushqye dhe shoi etjen poeti rebel i kësaj ane Xhevahir Spahiu, i cili me punën ,veprimtarinë e tij poetike dhe letrare, la gjurmë në letërsinë shqipe. Poeteja , Vjollca Ajasllar-Koni sikur ndjenë një borxh moral e njerzor ndaj Poetit, si bashkëvëndase dhe si njeri i vlerave, disa herë gjatë punës në veprimtarinë e vetë letrare i kthehet pendës së tij, figures së tij, portretit të tij. Në poezinë “Një poezi për Ty” shprehet;

Ti duhet t’më mbash mend –Poet,
Jemi nga i njëjti brum, nga i njejti vend,
Heshtjen natës i thyej me gërvishtje lapsi, zgjuar rri,
Duke vijëzuar siluetën tënde në poezi.
Deri sa ti je rrënja e një pishe,
Jam dhe unë një boçë e saj,
Deri sa ti je shtati i një lisi,
Pjergull jam unë, ku trupin mbaj.
Deri sa ti je maja e Tomorit,
Ku madhështinë mbanë kurorë,
Dua të jem shtizë flamuri
mbi bedena kalashë, me pishtar në dorë.
Apo, te poezia “ Një varg për Ty-Poet”

E prekur thellë për smundjen e poetit të ëndrrave te saj, ne nje moment nostalgjie shpreh dhimbjen në varg dhe shkruan;

I trisht më vjen vargu kur shkruaj për Ty!
Më djeg loti, dhimbë kam n’zemer,
Nga Tomori një shkëndijë ,
Vjen e ndalet mbi tëndin emër!

Vjollca Ajasllari- Koni- Kjo poete e grua fisnike, talentin e trashëguar dhe të pasuruar në kohë e me kohë, me zë kanarine i këndon dashurisë dhe nuk lë degë ulliri e bliri, nuk lë degë pishe e shteg ograje , nuk lë burim kroni e lule kopshti pa i dhuruar ngrohtësinë. Fati tragjik e i hidhur që, jo rrallë herë ka goditur e di të godas popullin tim, e preku edhe Vjollcën, e preku këtë poete për ta përballur më valët e jetës në kërkim të shpresës, dhe tani përveç dhimbjes nga atëdheu me vete bart dhe mallin, për ta shprehur me lot, në varg. Poezia “AROMË SHQIPËRIE”është një nga shumë poezitë e poetës që i mundëson të pasqyruarit e ndjenjës dhe mallit, për ta çfaqur në letër me një emocion te vaçantë, emocion që të bënë sikur ndjen frymëmarrjen ngashëruese të poetës gjatë të lexuarit.

Jam një copë jetë Shqipërie,
Rrënjët kam lënë atje
Si manushaqeja që pret prillin,
Pres kohën të jem në Atdhe.

Me buzën shkrumb , syrin varr nga loti e zemrën djegur nga malli, Vjollca nuk resht , e gjejmë në koshere bletesh, e gjejmë në çdo pëllëmbë e në gjithë trevat shqiptare. Dhe ndjenjat e veta më mirë se në varg askund nuk shprehë ajo. Kjo poete asnjëherë nuk fsheh identitetin e saj , nuk bëhet struce , perkundrazi, nga do shkon e kudo venë, ajo me krenari e mbanë, e thotë, dhe pohon se;“JAM CUCË MALI E TANË SHQIPERISË’’ . Në poezinë “ UNË SHKRUAJ VAR-GJE” poeteja shpreh ndjenjen e fortë për dashurinë ndaj vendit ku u lind e u rrit, dhe sikur vërte-ton të thënat e më lartë theksuara duke vazhduar :

Këndoj për fushën, lulet bagëtinë,
Pishat gjelbroshe dhe lisat e gjatë,
Burimet me uji akull, plantazhat me ullinj,
Mbi te gjitha qëndron, Tomori ballë lartë.
Do i këndoj vargut e nuk ndal,
Statusin e bukur të poetës synoj,
Do hyjë në koshere dhe nga ajo të dal!
Çdo fjalë e germë vargu me mjaltë ta mjaltoj!

Opusi letrar i zonjës Ajasllari-Koni në të ardhmën don studim nga studiues të letërsisë. Vargjet e kësaj poeteje kaherë kanë bashkuar kufijtë natyral të Shqipërisë. Duke jetuar jashtë atdheut, e duke qenë e pranishme në orët dhe aktivitet letrare të organizuara nga komuniteti shqiptar në mërgatë, Vjollcës sikur ju dha mundësia që fjalën e vetë artistike ta dëpërtoj në familjet shqiptare dhe jo vetem shqiptare. Ajo tani gjndet e pranishme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni , Mal të zi e kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.

Vjollca me stilin, laramaninë e temave, trajtimin e tyre lehtësinë dhe ngrohtësinë e të shprehurit shpejt e bën lexusin për vete. Sa lehtësisht poeteja hynë në vërg , dhe sa lehtësisht komunikon me lexuesin permes vargut “Jam portret”

Shkruaj për jeten, dashurinë
Për vetën, për Ty.
Para jush nuk jam Poete,
Jam portret që flas me sy!

Vjollca vazhdon me ngulm në portretizimin e figurës dhe pendës së saj prej poeteje, duke ngritur artin dhe fjalën e bukur në nivelet më të larta. Poezitë e Vjollcës përveç ngrohtësisë, mal-lit, dhimbjes, dashurisë dhe lotit përcjellin porosi frymëzuese dhe kreative.(Hysen Grajçevci)


Vjollca Koni
Poezi nga Vjollca Koni

Vals i Dashurisë

Mëngjez i ftohtë Vjeshtor
Mbi oxhaqe Tymi Gri
Mjelmat të dashuruara mbi Danub 
Valsi i tyre Dashuri.

***

Më erdhe si Engëll
Kur isha në udhëkryq
Më jep jetë buzëqeshja jote
Pran teje qaj , qesh dua ti mbyll sytë.

EROS

U rrite mes shumë dashurive
Në mungesė të vendit tënd
Të urojmë edhe 100 Vjeç
Duke të thënë të kesh mirnjohje 
Për këta njerëz
Për këtë vënd
Pa harruar rrënjen nga vjen
Se malli jonë atje ka folenë.

MALLI I VJETËR

Hapa lexova të Vjetrin ditar ,
Të ngjitura disa fletët nga koha
Ca fjalë të fshira ngelur vija-pika
Por çudi mu kujtuan të gjitha
Me laps plumbi , shkruar dikur
Me mall shpirti hedhur në letër
Tani çdo gjë shkruar me taststurë
Kurrë nuk shuan mallin e vjetër.

Kujt ti drejtohem ??

Pafajësia thërret
Zemra ime rënkon
Çdo sy që ju sheh
Loti i pikon
Ëngjëj tė kësaj jete
Nuk dua tju shoh braktisur
Kujt ti drejtohem
Në ketë Çmenduri harlisur?
Zot të lutem
Bëj një mrekulli!
Me tret atë lot,nga sytë
Që mbi qerpikë rri !!!
***

Nuk fle e nuk vishem me luks
Më rëndon çdo gjë mbi trupin e njomë
Eci për të mundur urinë e etjen
Duke marrë përbuzjen e ju fal buzëqeshjen.

***

Botë je e vogël , e madhe
Kudo flitet gjuha ndryshe
Kush njeh të bukurën buzëqeshje
Loti nuk di gjuh ,qan e qesh 
në Heshtje

***

Ti ke buzëqeshje dielli
Mua më fal ngrohtësi
Sytë e tu si perlë deti
E ke emrin thjeshtësi

***

Nuk jam perëndi të rri mbi Tomorr
E tju shoh me radhë që t’më shuhet malli
Shpirtin tim të brishtë shpesh te ju dërgoj
Kudo ku ju ndodheni e matanë Oqeanit
Me shpejtësinë e resë e me trokun e një Kali
Urimin tim dërgoj te çdo zemër Shqipëtari
Se mbi çdo gjë që kemi është Shqiptaria
E kanë thënë të parët e Trojeve të MIA.


KOKTEJ

Shpeshherë pi verë, uiski, raki a birrë
Por shpirtin s’e kam dehur, jo, kurrë
Se jam zonjë grua, nuk jam burrë
Të pi, të dehem e të bëhem thumb.

Sot do çapitem fillikat nëpër qytete
Dua shpirtin ta ngroh si të futem në furrë
Të kthehem diku, të dehem, thashë me vete
Të dukem në sytë e botës si burrë.

Gotën e kristaltë belhollë e të pastër
E kapa shumë fort dhe po e shtrëngoja
M’u bë sikur dorën ta lëmoja-fërkoja
Pa ditur se një copë qelq të ftohtë po takoja.

Papritur mesholla nuk duroi më shumë
Një “krrak” u dëgjua dhe u ciflos shumëfish
Kokteji që kisha përgatitur me sqimë
U përzije me gjak dhe me lot të trishtë.

Po unë – thashë me vete, nuk bëhem dot burrë
Jo, jo disa orë, por qoftë dhe një minutë
Nuk mbaj dot në zemrën time, jo, kurrë
Shpirtra të ciflosur, të lënduar, të ngurtë.

DËGJOMA LUTJEN

Më rrëmbeve buzëqeshjen, me dhe trishtim
më bëre të vuaj për çfarë endé s’e di
më humbe mendimin në honin e mërzisë
më bëre t’ia harroj shijen dashurisë.
Ç’poshtërsi!

Përse moj Jetë kështu më gllabëron?
Më bën të vuaj, shumë pak më gëzon
Ç’të kam bërë që sillesh me mua kështu
Unë jam si të tjerët që pres shumë nga Ju.

Të dhashë gjithçka që munda dhe pata
Me shpirt e lodhur edhe netëve të gjata
Të lutem vetëm fare pak të kërkoj
Kthemë buzëqeshjen që jetën ta shijoj!

Të shijoj melodinë, të jetoj dashurinë
Të ëndërroj për Ty, për ditët që vijnë
Të kem gaz në sy, të kem hare ne zemër
T’i uroj të gjithë, secilin në emër

Të dëgjoj bilbilat me dëshirë dhe ëndje
Të pranoj trëndafilat njëlloj si çdo femër
Të kujtoj çdo gjë dhe të kem dëshirë
Të dua më fort, të bëhem më e mirë.

NË KËRKIM TË DIAMANTIT

Fustanin e kuq kishe veshur mbrëmë
Kur kalove rrugës më ndrije si hënë
Edhe unë si yll afër teje ndrija
Sa desha te puthja e me ty të rrija.

Duke pritur gjatë ndenja unë i mjeri
Me fustan të bardhë m’u shfaqe sërish
Në mes të errësirës ti u bëre dielli
I ziu si qiriri u shkriva i tëri.

Po nuk kaloi gjatë, qielli seç u nxi
Me ciklamin - fustan më dole sërish
Nuk durova dot drejt teje u sula
Të rroka për beli e në shtrat të vura.
Fillova të lozja porsi me një kukull
Në fillim të putha sykat edhe gushën

Nisa të kërkoja dy mollët e tua
Fortësi e tyre më dalldisi mua.
Si një mbret u ndjeva, thashë jam në parajsë
Trupi yt i hajthëm seç u ndez flakë
Nisa të kërkoja tëndin diamant
Papritur u zgjova: Mosss, qenkam pa fat!



''Eklips''

Përse, dita duket natë?
E nata më duket ditë
Mos më janë errur sytë
A mos vallë është eklips..

Po eklips është vertetë
Jo nga dielli jo nga hëna
Por eklipsi i shpirtit tim
Nga të thëna e të pa thëna..

Unë rrutullohem mbas teje
Të ndriçoj e prap kaloj
Të hap rrugën për të ardhur
Ti vjen- ikën, po njesoj...

Por ti duhet ta dish mirë
Se unë jam në orbitë
Sa do errësirë të hapësh
Dielli s`zihet me një eklips..

PRANVERË JE PËR MUA

Pranverë je për mua.
Një lule një buzëqeshje.
Një gjethe një fjalë e thënë.
Dielli i ngrohtë si gjiri jot
Dhe netët sinfoni me Hënë
Të bukurat ditë mëngjezesh.
Me aromë lulesh kundërmim
Mendimi për ty si uëjvarat
Që rrjedh e rrjedh pa pushim.
Pranverën e dua se mohoj.
Por me shumë te dua ty.
Ti je stina me e bukur
Je si drita që kam ne sy .
Je si flladi i ngrohtë kur fryn
Je më e e shtrenjta bukuri.
Kur të puth e të përqafoj.
je pranverë e shpirtit tim


O Bilbil i Tomorrit

Kushtuar Artistit të Popullit, këngëtarit Demir Zyko

Kur këndonte Xha Demiri
Mbeçë more shokë mbeçë
Qante foshnja në bark të nënës
E mbulonin qiellin retë

Zëri i tij brilant i rrallë
Oshëtinte mbi Tomorr
Abaz Aliu hipur mbi kalë
Duke qeshur e bekoi

O bilbil i Tomorricës
Fryma jote melodi
Mbi Kanionet e Osumit
Dhimbje ,mall e hijeshi

Xha Demir ty t'qofsha falë
Për atë ç'ka na dhurove
Zëri jot do jetojë në shekuj
Si legjendë e asaj Zone


Heshtja

Mos kujto se nuk lëndohem,
Fjalët e tua heshtë në zemër,
Paqe gjej vetem te heshtja,
E ne heshtje flas me Hënën

Mos e shko më në mendje,
Heshtjen tē ma prishësh kot,
Do çapitem udhës vetem,
Tok me të do kuvendoj!

Udhës kokëulur nuk do shkoj,
Që ty në sy mos të shikoj,
Pafajsinë se bartë në barrë,
Ështe i rëndë ogur i saj.


Ikja mbjell lot

Askujt s'i përket e ardhmëja!
Vetë jeta është stafetë!?
Të tjera vijnë dhe ikin,
Jetë! Nganjëherë je e pa drejtë!

Nata afrohet e pa diktuar,
Dita largohet pa thënë gjë,
Të tjerët vijnë dhe ne ikim,
Ashtu pa zhurmëshëm, krejt pa zë!

Pas çdo ikje ngelet një emër
Koha e tretë dalëngadalë,
Po rrënja mbetet thellë në zemër!
Për të shpërthyer në lot e mall!


Do të vij patjetër

E përhumbur dhe e mpirë
Si plisi i thatë në arë,
Zemra rreh e s’e marr vesh,
Ç’është kjo gjendje jo e mbarë!?

Po kjo dhimbje, ç'të jetë, vallë?
Zemra regëtin, gati sa s’ndal.
Kudo që shkoj, sheh syri gri,
Ç’u bë gjelbërimi? Ma thuaj ti!

Nuk e doja kurrë largimin,
Nga ku linda dhe nga prindi,
Ku lulet i bëja kurorë,
Ku trëndafili kish aromë.

Ku dimrit ngrohesha me dru lisi,
E verës freskohesha në Popçe,
Ku vjeshtës vilja ftonj, rrush e arrë,
O Greva ime, vend i bekuar!

Eh, shpirt me brenga, shpirt me hall’,
Jetoj shumë larg, kështu qe ky fat,
Do të vij, moj Grevë, madje me vrap,
Në tjetrën jetë në mos e gjallë!


Largësia, ai dhe unë

Largësi, moj shuuumë e largëta, largësi
Largësi që vetëm shpresa të afron,
Luaj, moj luajç menç! Luaj me lotët e mi,
Luaj se të ka ardhur dita të më kesh në dorë.

Po ta dish se:

Do të behem rreze dielli që ta ngroh,
Do të bëhem jugë, t’i shkoj pranë,
Do të futem mes gonxhes së kaçes,
Do të shkrihem me vesën si në maj.

E t’i futem si ajër i freskët pishash në mushkëri,
E të luaj si shqerëz e në gjoks të më mbajë,
E si nuse me vello t’i shtirem natën në ëndërr,
E mëngjesin tjetër të më zgjojë me puthje - afsh.


Një varg për ty poet

I trisht më vjen vargu kur shkruaj për ty!
Më djeg loti, dhimbje kam n'zemër,
Nga Tomorri një shkëndijë,
Vjen e ndalet mbi tëndin emër.

Përulem para portretit të Mozartit,
Ç'do kaçurrel nxjerrë një melodi,
Kur gjëndem para portretit tënd-Poet,
Ç'do fije floku frymon me të bukurën poezi!

Jam e vogël para teje!?
Një pikë loti në oqean!
Trembem nga madhështi e jotja,
Po fjalët që nxjerr, nga zemra i kam,

Në luadhin e shpirtit tëndë,
Ke mbjellur me mijëra ulli!
Nese s'arrij të hedhë dot shtat,
Shkurre a dafinë pranë teje do të rri.

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...