Biblioteka e Rojes së Tokës Shenjte ka organizuar, pranë hollit të Kuvendit ‘Shëlbuesit’ në Jeruzalem, ekspoziten me titull “Ex libris Conventus Aleppi – Libra dhe dorëshkrime të Bibliotekës fraçeskane të Alepos”. Dymbëdhjet dorëshkrimet të paraqitura në ekspozitë, pothuaj të gjitha datojnë në shekullin XV, vijnë nga Alepo në mënyrë që të ruhen nga shkatërrimi që po ndodhë në ato troje.
Fra Lionel Goh ofm, Drejtor i Bibliotekës, deklaron për ‘Christian Media Center‘: «Situata aktuale në Alepo, Siri, po përkeqësohet dita-ditës. I vetëshpalluri Shtet Islamik po shkatërron libra, vepra arti, e çdo gjë që nuk ka lidhje me të kaluaren e tyre dhe që nuk përputhet me vizionin e tyre. Me këtë ekspozitë të dorëshkrimeve, të cilat kemi arritë ti shpëtojmë, duam të tregojmë rëndësinë e ruajtjes së pasurisë kulturore, si një element thelbësorë i bashkëjetesës».
Kjo iniciativë e spostimit të një pjesë të dorëshkrimeve, afërsisht 20 të tilla, në kuvendin françeskan të ‘Shëlbuesit’ në Jeruzalem, ishte e menduar nga i ndjerifr. Michele Piccirillo, ofm.
«Akoma shumë libra kanë mbetur në Kuvendet françeskane në Siri, por sot është shumë e ngatërruar për të organizuar lëvizjen e tyre», nënvizon fra Lionel. Françeskanët minor janë të pranishëm në Siri që nga shekulli XIII.
«Akoma shumë libra kanë mbetur në Kuvendet françeskane në Siri, por sot është shumë e ngatërruar për të organizuar lëvizjen e tyre», nënvizon fra Lionel. Françeskanët minor janë të pranishëm në Siri që nga shekulli XIII.
No comments:
Post a Comment