Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/07

SI U PËRMBYSËN FATET: GREKËT DREJT SHQIPËRISË SI REFUGJATË

Nga Yiannis Elafros (Kathimerini)


“Gjithnjë e më shumë po takoj grekë të tjerë nga krahina të ndryshme të vendit, që gjithashtu kanë ardhur për të punuar në Shqipëri”
ndertim
“Turist shqiptar” ishte batuta e fundit e një shakaje jo fort korrekte politikisht, që përsëritej shpesh këndej në vitet 1990. Shiko sesi u përmbysën fatet. Sikur të mos mjaftonin refugjatët shqiptarë që po kthehen në atdheun e tyre, një numër në rritje grekësh të prekur nga kriza, gjithashtu po drejtohen për nga fqinji i tyre verior duke kërkuar ndonjë vend pune.
“Udhëtoj rregullisht për në Shqipëri, për ndonjë punë në ndërtim”, thotë një punëtor nga Thesprotia në veri të Greqisë, që nuk pranon të tregojë emrin e tij. “Gjithnjë e më shumë po takoj grekë të tjerë nga krahina të ndryshme të vendit, që gjithashtu kanë ardhur për të punuar në Shqipëri”, shton ai.
Shumica e grekëve që e kanë vizituar Shqipërinë në kërkim të ndonjë vendi pune, e kanë bërë me ndihmën e emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët kanë vendosur gjithashtu të largohen nga vendi i kërrusur prej borxheve të jashtme.
“Rrogat në Shqipëri janë shumë të ulëta. Punëtorët e ndërtimit marrin 7-10 euro në ditë, kurse mjeshtrat marrin 15 euro apo edhe deri në 20 në ditë, me pak fat”, vijon punëtori grek i ndërtimit. Sigurisht kostoja e jetesës aty është shumë më e lirë krahasuar me Greqinë. “Kuptohet që ata të cilët nisen për punë drejt Shqipërisë janë vërtet në gjendje të dëshpëruar”.
Një numër kompanish shqiptare dhe greke janë duke kërkuar për ekipe të specializuara nga Greqia, duke përfshirë edhe inxhinierë, për të punuar në projekte në të ndryshme nëpër Shqipëri. Është punë e rëndë në shkëmbim të një pagese të relativisht vogël.
“Bëhet fjalë këtu për 10 orë punë në ditë me vetëm katër ditë në muaj pushim, domethënë vetëm dy fundjava”, thotë një punëtor tjetër nga Janina, i cili e ka kapërcyer shpesh kufirin, në kërkim të punëve. Ai thotë se burrat punojnë përt të punuar në Shqipëri e kthehen herë pas here për të takuar familjet e tyre në Greqi. “Në është ndonjë situatë e përkyer, por është mirë se asgjëja – sidomos nëse ke parasysh gjendjen sot në Greqi”.
Eksodi nuk është edhe aq i madh, për arsye të rrogave të ulëta por edhe për shkak të numrit të vogël të punëve në dispozicion. Megjithatë, kjo është hera e parë që grekët po kalojnë kufirin për të punuar në Shqipëri, jo më si ekzekutivë apo të deleguar për ndonjë degë në Tiranë të firmave të mëdha greke porn ë kërkim të ndonjë pune çfarëdo.
Kjo prirje u theksua sidomos gjatë verës. Kur shumë grekë kaluan kufirin në kërkim të ndonjë pune në turizëm, në jug të Shqipërisë, aty ku rrogat janë më të larta, e që mund të shkojnë edhe në 30-40 euro në ditë.
Ndonëse nuk është e sigurtë nëse kjo prirje do të jetë apo jo afatgjatë, fluksi drejt Shqipërisë është konfirmuar tashmë nga drejtoria e emigracionit në Ministrinë e Punës në Shqipëri. Zyrtarët thonë se shumica e punëtorëve të jashtëm vijnë nga Turqia, Greqia dhe nga Republika Ish-Jugosllave e Maqedonisë (FYROM), po edhe nga Italia, Kanadaja dhe Kina.
Numri i kërkesave nga jashtë për leje pune është i vogël – vetëm 2,500 për vitin 2012, ndonëse 8% më i lartë se në 2011. Mirëpo, shumica e punëve të përkohshme nuk kanë nevojë për leje pune dhe kjo ushqen më shumë prirjen e kalimit të kufirit për punësim të përkohshëm.

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...