2011-12-25

Në parzëm nëne...

Dr.Flora Brovina u lind më 30 shtator 1949 në Skenderaj. Shollën fillore dhe të mesme ajo i kreu në Prishtinë. Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i mbaroi po në Prishtinë. (Kunati im Avni A., shoku i saj i studimeve, më tregon se Flora normalisht erdhi në Fakultet e hipur mbi një motocikletë të tipit "Vespa", diçka më shumë se e rrallë në atë kohë, shënimi i Ullmarit). Një kohë (1973-1981) punoi gazetare më të përditshmen ”Rilindja” në Prishtinë. Ka punuar edhe me redaktimin e revistave ”Kosovarja” dhe ”Teuta”...

Verma emrin tim


Nëse më njeh – e di emrin tim
ka emrin e fluturimit
nëse e di emrin tim mos më thirr fluturim
Nëse më ke parë – e di kush jam
i kam krihet e thëllëzës
nëse e di kush jam mos më thërrit thëllëzë

Nëse ke dëgjuar këngën time – e di si këndoj
vëlla e kam bilbilin
nëse e di si këndoj këngën mos ma ndal

Nëse lotët i urren – e di se unë nuk qaj
qyqen nuk e kam fis
nëse e di se nuk qaj mos më thuaj se nuk ndjej



Gruas



ç’ruan
në zbehtësinë e fytyrës
në aneminë e fjalës
ç’fsheh

barrën e dhjetë
apo vitet e tua

ç’ruan
në zbehtësinë e fytyrës
zërin e t’yt shoq
apo në përkëdhelje të humbur

ç’ruan në aneminë e fjalës
këngën e heshtur
apo një pranverë të sosur

ç’ruan
kur përkund kohën në djep
ç’ruan
ç’fsheh

Liria


Liria
Fluturim zogu
Në dritare

Zgjim mëngjesi
Duar hapur

Është
Hënë
Prapa grilave
Liria
Erëgruri
I porsakorrur

Lojë e fëmijëve
Gaz e vaj

Është
Grua
E çliruar nga barra

Liria
Foshnjë kuqërreme
Në parzëm nëne

Si duket oh si duket
Liria

Gjarpri


Në themel të shtëpisë
I ftohtë
Në këmbë e dorë
Gjarpër
Rrotull meje
Gjarpër
Ndërron lëkurë
Ti ndërron lëkurë
E gjarpër je
Rrotull meje



I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...