2011-12-25

Lotin mos e derdh, fshiji sytë, mos qaj!

Gëzim Mekuli lindi në Pejë. Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë angleze. Në Norvegji (Oslo) studioj shkencat e Filmit, Mediave dhe Komunikimit. Magjistroj në shkencat e Mediave (Në drejtimin e Retorikës) në Universitetin e Bergenit, (Norvegji). Është debatues publik dhe në rrethin intelektual rrespektohet si kritik i paanshëm i mediave shqipe në Ballkan. 


Vegimi i një nate vjeshte


Në një natë pa hënë, pa yje,
Një pragdimri në veri,
S'po më zbriste gjumi syve
Dhe s'më flihej kurrsesi.
Mendja sillej e përsillej
Në shkretina prej vetmie.
Terri mbas dritares fshihej,
I pabesë, pa dritë, pa hije.
Teksa prisja të më vinte
Or'e gjumit të shpresuar,
Mjedis dhomës pashë një dritë,
Ish' e ngrohtë, ish' e praruar.
E mbuloi të gjithë hap'sirën
Krejt në shndritje me vizllim.
Askund s'mbeti vend i errët.
Shkoi terri në mërgim.
Kaq e bukur ajo dritë -
Rezendritur s'kish të dytë,
Unë i shtangur mbeta ngrirë
E s'mund t'i besoja sytë:
Isha zgjuar? Shihja ëndërr?
Vërtet ishte a delir?
Atë çast një zë i ëmbël
Pëshpëriti: Pse s'fle, bir?
Shihe natën – ësht' e errët.
Shihe orën – u bë von'.
Nesër vjen një ditë tjetër,
Një përballje e re të fton.
Unë e di çfarë është dhimbja
Dhe largesa dhe vetmia,
Por mëngjesit, kur zbardh dita,
Pret kujdesjet si fëmia.
Ndaj përmbi dhimbje të shpirtit,
Mbi vetminë që vret në zemër,
Mos ul krye, lart të ngrihesh,
Mposhti e mos lyp rrugë tjetër!
Çfardo që të ndodhë në jetë,
Këto fjalë mos harro kurrë:
Si çdo nënë e vërtetë -
Linda djalë por rrita burrë!
...
Kaq tha dhe shkoi sikur erdhi
Ajo dritë – m'e mirë në botë.
Mbas dritares ndriti dielli.
Në veri bënte më ngrohtë.
(Nënës sime, Shkurte Mekuli, e cila iku nga kjo botë, në 2002, si pasojë e luftës në Kosovë)


Balade... (poeme)


Mora rrugen e gjate, te gjate sa nje jete,
Pa ndalur kam ecur me dite e me nete,
Ne pluhur, ne plumba, ne diell i zhuritur,
Ne kembe, ne karroca, ne kuaj kam hipur.
Me ndalen hajdute e bandite, por s'me ngane,
Dhe buke, dhe uje, dhe zemer me dhane.
Kepucet mu shqyen, mu bene rrobat zhele,
Por rruga s'me lodhi, vec peshe e nje letre.
E rende sa bota ngarkesa e dhimbjes,
Une zvarre e terhiqja drejt fshatit te lindjes.
Me duhej t'i thosha nje nene atje:
Ti djalin mos prit, se djale me nuk ke!
Te dy moshatare se bashku qeme rritur
Dhe kurre s'u ndame, sic ishim te mitur.
Erdh vala e luftes, na mori dhe ne,
Te dy ne llogore, te dy ne trase.
Dhe buken, dhe ujin, dhe dhimbjen ndame tok.
Te dy ne gjithcka, vec plumbin s'dame dot...
...U ula ngadale, ia ngrita pak koken,
Mbi gjoksin pergjakur me kot vura doren.
"Jo, hic mos me luaj!" mes dhembjes me tha.
"Po vdes, por te koka t'kam ty o vella.
E di ti, ne fshat e kam une nje nene.
Je biri i saj, amanet ta kam lene.
Dhe motren e vetme kam lene aty,
Tani qe po vdes, vella te ka ty!"
Kur hija e vdekjes mbi ballin i ra,
"Degjoma dhe fjalen e fundit!" me tha.
"Atje larg, ne fshat, e kam dhe nje vashe,
Kaluan tri vjet, kur se fundi e pashe.
Askush, pervec teje, s'e di lidhjen tone,
Ndaj lutjen e fundit, ti mua degjome.
Do shkosh ta takosh, "shum' e desha" i thuaj,
Por dy syt' e bukur mos qajne per mua.
Te gjeje nje tjeter, me te mire se une
Ta doje sa me deshi, dy here me shume".
I tha keto fjale dhe fryma iu sos,
Se zemra e madhe i fjeti ne gjoks.
Mes lotesh ia mbylla dy syte e lagur,
Me duart e mija, varrin kam hapur.
Kur hodha te fundmen lopate me dhe,
Dhe gjysmen e shpirtit varrosa atje.
Diku prane e gjeta nje drrase te vjeter.
Ne te emrin shkrova, nuk kisha ku tjeter.
U nisa me forcen qe dhimbja te jep,
Nje leter me dhane, e futa ne xhep.
Ne te fare shkurt, dy fjale qene shkruar:
"Biri juaj ka rene, si burre ka luftuar!".
...Kur ra nate e fundit, ndjeva rruga kish sosur,
Se cdo gje qe shihja me ishte e njohur.
Ja dhe fshati im, ja rruga, ja kisha,
Ja tempulli tej, dhe pylli me pisha!
Ja.., dhe gjithcka m'u zhyt krejt ne mjegull.
Si valle do t'i flas nje nene shpirtdjegur?!
Mbi naten capitja i kerrusur si plak,
Ca saze degjova qe tutje ne fshat.
U ndala nje cast, se fryma mu zu.
O Zot paska dasem, martohen diku!
E kembet me conin, pa ditur as vete
Atje ku me priste nje nene e shkrete..
S'degjoja asgje, as shihja as ndjeja.
Kerkoja ne terr nje porte te gjeja,
Dhe ja, para saj, zemerdridhur qendrova,
Sa munda bertita, por ze nuk degjova.
"Me mire te trokas," por dora s'mu bind,
Mu mpi si kercu i gjithe trupi im.
Diku tutje, fundrruges, nje dere u hap.
Nje ze qe e njoha me foli qe larg:
Aty s'ke njeri! Mos prit, o i huaj!
Dhe vajza dhe plaka ne dasme kane shkuar.
E gjen shume kollaj, se ndihet avazi.
Eshte mbledhur tere fshati, marton djalin Nasi!
Kur vijne te keqiat, thone "deren u hap!".
Perpjete mora rrugen, i rende qe cdo hap.
Tek porta e madhe sa hyra me pane,
Me njohen te gjithe dhe vallen e lane.
Me ftuan te hyja. U binda pa fjale,
Vec ndjeva t'me lagnin ca lote te vale.
Atje nena ime, atje nene e tij,
Te dy motrat tona dhe ati i im.
Ne qafe mu hodhen, me puthen me mall
Ne faqe, ne mjeker, ne floke, ne balle
Dy nena, dy motra dhe ati i im,
Perreth kishte dasem, gjithkush kish gezim.
Une letren ne xhep e xhyta me thelle
Me pyeten, u thashe "Kam ardhur me leje.
Malli shume me kish marre," thashe syte duke fshire,
Me vete mendova "Eshte neser me mire."
Te gzojne si te tjeret te dyja kte nate,
Kane kohe te vajtojne nje jete te gjate.
Goxha dasem qe, nuk ke c'thua tjeter,
Plot mezet, rakia dhe vera e vjeter.
Perreth ishin miqte dhe krushqit me radhe
Ne balle dhendri dhe nusja me velon e bardhe
Une bera urimet sic ishte zakoni,
Pastaj zura vendin, u ula tek froni.
Ne castin kur shihja te njihja gjith' njerzit,
Shikimi me hasi fytyren poshte velit.
Ajo qe per mua nje vdekje e dyte
"Jo," thashe, "s'eshte e mundur, s'me shohin mire syte."
Nga buzet vetiu ne cast doli lutja:
"O nene pa me thuaj, cila eshte nusja?!"
"Ajo qe martohet, mor bir, esht' Maria.
Po ti c'ke keshtu, te zu gje rakia?!"
"Jo, nene s'kam gje," i fola ngadale,
"Vec zemra prej gjoksi kerkon te me dale."
Per mur u mbeshteta, te rende ndjeva koken,
Me doren qe dridhej, me fund ktheva goten.
Ne vesh me ushtonin te dhimbshurat fjale:
"I thuaj, te lutem, per mua mos qaje!"
Por kur dheu ne varr ate e mbulonte,
Me tjetrin Maria, shkujdesshem lodronte.
Kur shkruaja emrin mbi drrasen e vjeter,
Te bukren Marie e puthte nje tjeter.
C'te thosha, c'te beja, si mundet te rrija?
Te shkoja, po ku? Ku shpirtin ta fshija?
Ku te gjeja vend te strukja une koken?
Shpetimin ate cast, ciganet ma sollen.
Nje dhemb i florinjte, ca buze vesh me vesh:
"Na thuaj mor bir, c'muzike te pelqesh!"
"I bini," u thash, "ne kini ju bese
Asaj kenges "Mbece tek Ure e qabese!
E di qe per dasem s'ka hije kjo kenge,
Po une vij prej lufte, kam shpirtin te rende.
Vec me pare do ngre per dhendrin dolli:
E mbushte plot djem gjithe kete shtepi!
Do pi dhe per nusen, Marien me fat,
Me t'miren, punetoren, me besniken ne fshat!
Dolline e trete per ciftin do ngre
Ne vend te vellait qe larg po me fle.
Me tha t'ju uroj: "Gjithmone qofshi bashke!"
Ndonese kur dha shpirt s'dinte se kish dasme...
S'mbaj mend qysh atehere sa vite kane shkuar,
Qese isha ne dasme at' dit' te mallkuar.
Ka mbetur pas lufta, kujtimet jane tretur,
Ne fshat jane kthyer te gjalle e te vdekur.
Nje vella qe kisha s'eshte me ne kte bote,
Tani kam nje moter, e ka emrin "gote."
Dal fshatit, rrugicash, sic bej per c'do dite
Shtepise se shkrete s'i hedh dot as syte.
Femijet i shoh tek lozin korijes,
Mes tyre dalloj tre djemte e Marijes.
Une pas e le fshatin, ne krye dal fare,
Ne xhep tre qirinj, me presin tri varre...



Ju shpall te pafajshme



Ti je e pafajshme, ti je krejt pafaj!
Mos e gjyko veten, fare s'ke gabuar!
Lotin mos e derdh, fshiji sytë, mos qaj!
Vetëm zërin zemrës ti i ke degjuar.
Thuam, pra tani, c'ka ketu të keqe?
Se bën dashuri? Se do fort një tjetër?
Se zjarrin që ke s'e mban dot për vete?
Se lum' i martesës s'rrjedh në shtrat të vjetër?
Mos i dhuno ndjenjat, mos e burgos shpirtin!
Mos u sill me to si xhelat katil!
Ti s'je Teutë antike, mos e dëno flirtin!
Se martesa është vec konvencion civli.
Po shpall para teje një mesazh të madh
Që s'e shpika unë, por e nxorri koha:
Derisa e gjithë jeta është nje mëkat,
Ky mëkati yt është i bardh' si bora!
Ndaj mos dëgjo botën! Mos pyet për fjalët!
As për dreqin vet, as për përëndinë!
Mos dëgjo të urtët, as edhe të marrët!
Femer, bijë e zotit, ke pafajsine!



Lazgushiane



Bari vinte valë-valë atje në fushë,
Era frynte butë-butë mbi gjithqka,
Loznin zogjtë tok me fluturat në gëmushë,
Dielli derdhte ar-floririn që nga la’.
Më erdh’ mikja aq–e–vogël, aq–e–mire
Dhe në gji mu fut pa thënë gjysëm fjalë.
S’di c’mu bë një si zjarr, si nxehtësirë,
Që më mbyti kok’–e–këmbë dale–nga–dalë.
E t’ma mori dorën time duke dridhur,
E t’a futi, s’mbaj mënt ku, un’ vec mornica,
Pa t’mu bë e shkreta gojë mjalt–e–hidhur,
Pa zun’ buzët po m’i pinin dy piavica.
S’di c’me erdhi nje si shkulm i ftoht’–i–nxehtë
Që teptisi e më mbuloi këmb’–e–kokë.
S’mora vesh n’isha funddherit a tek retë,
Vec di që s’ish fare kund në tokë.
Pir’–e dehur, cakërrqejf me qindra herë,
Mendjemarr’ më kanë parë, këmbë–ngatërruar,
Por të tillë dehje kurrë nuk kam ndjerë,
Van’ tri dit’ e unë prap’ s’jam esëlluar.






I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...