ZEF PERGEGA
PSE RANE KEMBANAT E SE DIELES
Këmbanat e së dielës rrahen më fort së
ditët e zakonshme, me 18 nentor 20011. Tingëllimat e saj shqip në Bashkin e
qytetit Rochester Hills në Detroit , u mblodhën në kupë të qiellit, për
të zbritur me bekime në gojën e Dom Fran Kolës, famullitar i kësaj kishe.
Madje vetë zëri i tyre u dëgjua larg, sa mblodhi në
sallën, që mban emrin e poetit tonë kombëtar, Homerit të Lahutës së
Malësisë “Gjergj Fishta, mbi 300
malësor e shqiptar nga të gjitha trevat, në një përkujtimore, që ia shtoi
llamburitjet krishtlindjeve dhe festës tradicionale të vitit të ri.
Shoqata e Malësisë së Madhe në kërkim të vlerave dhe
të visareve kombëtare ishte ndalur në një nga piramidat më të spikatura të
historisë së 70 vitëve të fundit të komunitetit shqiptar në Amerikë.
Kësaj rradhe me një seriozitet dhe përkushtim
njerëzor kishte parë me vemendje barometrin, që paralajmeroi lirinë e Kosovës.
Dom Frani, pasi ka meshuar dhe predikuar është nisur
të marrë pjesë në këtë eveniment.
Lek Ivezaj nuk jeton me, por iku me një shpirt të
liruar nga pengu. E kishte parë djalin, Pjetrin, të zgjidhur nga prangat
jugosllave. Edhe për një arsye tjetër se famlja e tij është plot. Frani me
fëmijë, Pjetri me një tufë që tani janë rritur… kanë dalë tek dera të presin
njerëzit.
Nana Pashkë një sojnike, ka dëshirë ti përshëndesë
të gjithë. I kujtohet dita para 25 vitësh, kur shtëpia iu mbush me shqiptar.
Pjetri ishte kthyer pranë familjës i lirë.
“Zoti ta bekoftë familjen Nana Pashkë. Biri yt është
një hero i lirisë së Kosovës. Ashtu janë të borgosurit politik, njerëzit më të
fortë në karakter dhe në idealet e lirisë!”-i thotë Dom Frani tek shtërngon
duart me te dhe përshëndetët si me nënën e tij kosovare.
“Qofsh i bekuar biri im. Suksesin e paç në sy e në
ballë dhe këmbën e mbarë e fjalën e urtë ndër shqiptarë e malësorë!”-ia ktheu
Nana Pashkë.
ISHTE FILLIMI I NJE PRELUDI
“Çeshtja Ivezaj ishte fillimi i fitoreve të
shqiptarëve në mërgim dhe në trojet e veta, rrokullizja drejt greminës e
sistemit komunist jugosllav dhe disfatat e një pas njëshme serbo-malazese,
këtij armiku shekullor të Dheut t Kastriotit. Ajo është për tu shënuarne
kalendarin historik, si preludi lirisë së Kosovës”- kështu e nisi ligjeraten
Luk Junçaj, ish-kryetar i shoqatës së Malësia e Madhe në takimin
kushtuar 25 vjetorit të daljës nga burgu serbo-malazes të mësuesit
shqiptaro-amerikan Pjetër Ivezaj.
Si drejtues aktivitetit me një zotësi dhe ligjerim
profenional në lartësi nderimi e mirënjohje për të gjithë Z. Junçaj në
referatin e tij parashtroj situatën në të cilën ndodhi kjo ngjarje që mori
dhenë, sa shkruan 140 gazeta perëndimore dhe amerikane.
“ Në gusht te vitit 1986 Pjeter Ivezaj pasi kishte
marrë pjesë në demostrata anti-jugosllave shkon për të vizituar familjen. Atje
arrestohet nën akuza të rënda për tradhëti ndaj atdheut të jugosllavisë, vetëm
se ai në Amerikë kishte ushtruar të drejtat e tubimit në përputhje me
kushtetuten amerikane.
Mërgimtaret
edhe pse me mijra kilometra larg trojeve të veta ishin objekt kontrollimi,
ndëshkimi dhe dirigjimi nga ana e shtetit jugosllav edhe në diasporen shqiptare
në Amerikë. Kjo diasporë iu bashkangjit fuqishëm kërkesave të studentëve të
Prishtinës dhe në mesin e shumë aktivistëve eshtë dalluar edhe Pjetër Ivezaj.
Kjo e tërboi sigurimin jugosllav dhe u hodh në ofensivë kundër shqiptarëve dhe
si fillim burgosi Pjetër Ivezaj, për të friksuar bashkimin tonë në Amerikë. Ky
akt i shëmtuar kërkonte të siguronte përçarjen dhe tu tregonte mërgimtarve se
kush vepron kundra shtetit jugosllav e presin prangat dhe burgimi i rëndë.
Reagoi me njëherë mergata, u ngrit çeshtja në
Kongresin Amerikan, 150 kongresmene me kontributin e kongresmenit William
Broomfield lëshuan peticionin, duke kërkuar lirimin e me njëhershëm të Pjetër
Ivezajt, i denuar me shtatë vjet heqje liria nga një gjykatë e montuar në
Podgoricë. Presidenti Regan lëshoi ultimatumin, lirojeni shtetasin amerikan
Pjetër Ivezaj ose do tu heqim statusin e privilegjuar në marrëdhënjet politike
e ekonomike me Jugosllavine…
Pas 55 dite të ferrit jugosllav, Pjeter Ivezaj kthet
në tokën e lirë në Amerike.” kumtoi Junçaj, në mbyllje të fjalës se tij.
TE SHKRUHET E VERTETA
Dispora shqiptare përdori të dy krahet dhe mendjen
rreth një shpirti dhe rreth një zemre. Demostrimin para andministratës me të
lartë amerikane dhe rrugen e kongresit. Në këte të dytën pati një angazhim të
madh Ekrem Bardha, i cili në fjalën e tij tha:
“Une nuk e
njihja Pjetër Ivezajn. Miku im Gjok Martini me telefonoi dhe me tregoi të
gjithë ngjarjen. I thashë se kemi një mik amerikan kongremenin e Michigenit
William Broomfield dhe kështu u lidhëm me te, për të mos u ndarë derisa liruam
Pjetër Ivezaj. Nuk mud të lejohej të trajtohej, siç i trajtonin shqiptarët në
vendlidjen e tij. Dua të them para jush se historia e kësaj ngjarje nuk është
shkruar me vërtetësi. Rasti i Pjetër Ivezajt ishte guri i themelit të
ndryshimit. Pa Amerikën nuk mund, as nuk do të mundemi të bëjmë asgjë. Janë dy
apo tre shkrimtar amerikanë që në librat e tyrë e kanë pasqyruar me dinjitet
dhe saktësi gjithë punën e diasporës për lirimin e Pjetër Ivezajt, ndërsa ne
kur shkruajmë e shtrëmberojmë historinë për qëllime të ndryshme. Për vete nuk
pranoi të thuhet “uni” po ishim shumë të angazhur në këtë çeshtje. Heroi Pjetër
Ivezaj meriton një histori reale ashtu siç e meritojnë të gjithë në diasporë.!”
Fran Ivezaj, e pa të domosdoshme që ta
sensibilizonte çeshtjen e vellaut të tij, në shtypin amerikan. Kështu ai
komunikonte me gruan e Pjetrit në Maleëi dhe me njerëzit e intelektualet
malësor, të cilët u kthyen në burim informacioni që me pas Frani i rrëfente
para kamerave dhe gazetareve që mbushin faqet e para dhe ekranet televizive.
Një përkushtim shqiptari në këtë luftë për fitore ka
patur edhe patrioti dhe eksponenti i diasporës Gjok Martini edhe si pjesmarrës
në demostrata dhe në takime me kongremene demokrat. Bota u ndez ndaj një
përbindeshi jugosllav që sillej si engjell në sytë e Amerikës.
Në listën e patrioteve të spikatur në rastin Ivezaj, Luk Junçaj
përmendi emrat e disa prej tyre si, Ekrem Bardha Gjok Martini, Toni Junçaj,
Kujtim Qafa, Rrok Dedvukaj, Kol Gojçaj, Gjovalin Gegaj, Gjon Kelmendi e dhjetra
të tjerë. Nga New-Yorku ai kujtoi Zef Camaj, Tom Gjokaj, Mark Lulgjuraj, Gjek
Gjonlekaj, Pashko Camaj, Vesal Camaj, Gjelosh Lek Camaj, Gjeto Sinishta, Jim
Xhema, Sejdi Bitici etj.
“As Greqia as Serbia nuk i respektojnë ligjet
demokratike kur vjen në pytje e drejta e shqiptarit. Uroj që vuajtjet,
përkushtimi dhe gjakui i dedhur, duke përfshirë edhe aktin heroik të Pjeter
Ivezajt, të shërbejë për bashkimin e trojeve etnike në një shtet të vetëm!”-
tha kujtim Qafa. Në këtë aktivitet foli edhe Luigj Gjokaj.
“Liria e bashkimi nuk vijnë pa sakrifica e vujtje.
Drejt tyre kemi shumë punë përpara. Gjesti fisnik i malësorit Pjetër Ivezaj të
na shërbejë për frymëzime të reja drejt realizimit të aspiratave tona!”- tha
Rrok Dedvukaj, ish i burgosur politik në Mal të Zi.
Aktivisti i palodhur Marash Ulaj i dorëzoi Pjetër
Ivezajt dekoraten e mirënjohjes, akorduar nga Shqata Malësia e Madhe.
Takimin e përshëndeti me telefon kongresmeni Sader
Levin!
RRETH KUMTIT TE LAJMETARIT
Përshëndetjen
e tij Nikoll Camaj nga Malësia e
Madhe e kishte dërguar me posten
elektorike, të cilën e lexoi këngëtari virtuoz Rrok Gjelaj.
“Pjetër Ivezaj, përfundimisht
do të mbetët lajmetari i lirisë për popullin shqiptar të vuajtur të Kosovës,
por edhe dëshmi e gadishmerisë malësore për sakrificë në shërbim të kombit!”
Në letrën e tij, Gjon
Lulgjuraj, të cilën e lëxoi aktivisti Ruzhdi Gjokaj, ndër të tjera thuhej:
“Mirënjohje familjes Ivezaj, e cila vendosi të
sakrifikojë shumë, për ta përdorur rastin e burgimit të birit të tyre Pjetrit,
për të ekspozuar të vërtetën në sytë e botës demokratike, se si vepronte
politika anti-shqiptare e autoritetëve serbo-jugosllave. Kjo ngjarje ngriu si
akullin e ftohtë, marrëdhënjet e mira të jugosllavisë me Amerikën.!”
Në përshëndetjen e dërguar
nga Gjon Gjonleka, lexojmë: “…aq sa
qëndroi në burgun jugosllav P. Ivezaj përjetoi mundimet e Shën Pjetrit në Romën
pagane, por gjatë atij kalvari nuk e mohoi kurrë çeshtjen kombëtare. Akti
atdhetar i Pjetër Lekës nga fisi i Grudes u pa më dashuri e respekt pothuajse
nga 70 milion njerëz në emisionin televiziv, kushtuar 200 vjetorit të
kushtetutës amerikane. Ky akt solli rezultate më shumë se çdo veprimtari tjetër
të shqiptarëve të Amerikës, për çeshtjen e Kosovës, pavarësisht se deri atëherë
ishin bërë shumë sakrifica. Kam qenë pjesmarrës në shumë aktivitete për
lirimine tij dhe i kujtoi me respekt të gjithë ata amerikan e shqiptar që vepruan
për lirinë e Kosovës, Shqipërisë dhe Pjetër Ivezajt. Shoqata “Malësia e Madhe”
meriton nderime për këtë sjellje fisnike.”
PAS 25 VITESH
Kanë kaluar 25 vjet dhe
Pjetër Ivezaj del në podium të përshëndes. Gjithë sytë dhe vëmenhja kthehen në
në një pikë. Me ta bashkohen edhe kamerat dhe blix-et.
Shkëputem disa radhë nga
fjala e tij: “…Lirimi im nga burgu përkon me 30 vjetorin e demostratave të
vëllëzërve shqiptar të diasporës për lirinë e Kosovës. Kryengritja e Kosovës e
vitit 1981 ishte revolucioni i dytë me i madh në Europen Lindore, pas lëvizjës
punëtore të Polonisë. Kjo kryengritje ishte frymëzim për çdo shqiptar e në
veçanti për ata të mërguar në botën e lirë. Ne e kemi përjetuar rëndë shtypjen
e lëvizjës studentore në Prishtinë. Nisur nga ky kumt çlirimtar për liri,
organizuam një demonstratë në prill të vitit 1981 në Washington . Këtu nisi hakmarrja serbe ndaj
meje dhe të gjithë atyre që kundërshtonin politiken diskriminuse jugosllave
ndaj shqiptarëve.
Gjuha shqipe dhe feja kanë
qenë një simbolikë e shënjtë në familjen tone, si në vendlidje e në Amerikë.
Ishte mëshira kristiane që me shtyri të shkoi në demostratën për Kosoven, sepse
përjetova thellë dhimbjen, tragjedinë dhe përskuqjen e shesheve të Prishtinës
nga gjaku i rinisë në pranveren e vrarë të vitit 1981.
Lufta e mërgates
anti-komuniste ishte në dy fronte: kundër pushtimit jugosllav dhe kundër
diktaturës shqiptare. Korrëm fitore dhe jam i lumtur që jetova e punova, për ti
parë këto ditë të bardha të kombit tim.
Ajo me emocionalja e jetës time ka qenë vizita ime në Kosovë, tek varrët
e Jasharajve, tek ata kulla legjendare me dritare me krisma lirie. Shkova në
Shqipëri e në vendlidje me një krenari të pakufishme për vendin tonë. Pashë se
populli shqiptar po shkonte drejt bashkimit!”
Televizioni i Shqiptarëve të
Amerikës me regji të Gani Viles dhe skenar te Rafael Floqit, kishte përgatitur
një dokumetar prej një ore, kushtuar aktit të guximshëm të Pjetër Ivezajt.
Grupi i këtij televizioni shfrytëzoi rreth 160 ore xhirime të kryera edhe nga
mediat amerikane, për të arritur në këtë dokumentar televiziv të realizuar në
mënyrë artistike dhe me vlera transmetuese në çdo ekran profesional.
Aktivitetin e përcolli edhe
televizioni shqiptar ACTV dhe radio “Zëri i Atdheut”
Në emër të familjes
aktivitetin e përshendeti Prof. Fran Ivezaji, cili me fjalë te matura vlersoi
kontributin e të gjithe atyre që i janë gjëndur Pjetrit dhe familjës në ditë te
veshtira, pa harruar angazhimin e administrates, mediave amerikane dhe
komunitetit.
NEPER VALET E LIRA
Valet e lira të Zërit të
Amerikës kanë qenë për shqiptarët rrezja dhe antenna e parë e kërkesave të
tyre të drejta në të gjithë botën shqiptare. Roli i saj predominant është i
qëlluar, sidomos kur populli ynë ishte mbërthyer në kularin e hekurt të
regjimit të Tiranës dhe Beogradit. Rastin e Ivezaj, kjo valë e trajtoi me një
seriozitet të padiskutushëm, në komentet, analizat, lajmet dhe intervistat me
përsonalitete të larta amerikane dhe shqiptare.
Me 3 tetor 1986 Departameti
Amerikan i Shtetit njoftoi se Jugosllavia kishte arrestuar një shtetas amerikan
30-vjecarin nga Sterling Heights
i Michiganit, Pjetër Ivezaj, mësues në shkollat e Detroitit.
Tani që kanë kaluar 25 vite Zëri
i Amerikës e përcjellë këtë ngjarje me dy intervista dhe një koment
simbolik
Konsulli i Nderit Ekrem
Bardha solli momente dhe impresione nga koha e fillimi të mbështetjës amerikane
për këtë burgosje politike të Ivezajt
“Broomfield ishte shumë i mërzitur për këtë
rast, pra një shtet i favorizuar nga Amerika, siç ishte Jugosllavia, të denonte padrejtësisht një shtetas
amerikan. Roli që luajti kongresisti Broomfield
ishte shumë i veçantë. Ai pati edhe ndihmen e kolegeve të tij. Broomfield e njihte mirë situaten në Kosovë,
Mal të Zi e Maqedoni. Koleget e tij amerikan e besuan dhe më njëherë ai organizoi
tri seanca në kongres për këtë çeshtje, ku kërkoi masa të rrepta, për të prerë
marrëdhënjet diplomatike dhe tregtare me ish-Jugosllavinë!”
Kryetari i shoqatës “Malësia
e Madhe” Gjergj Ivezaj, tha ndër të tjera se Pjeter Ivezaj nuk u arrestua për
ndonjë vepër penale në SHBA, por për faktin se ushtroi të drejten e tij me
kushtetutë dhe së kërkonte të drejtat demokratike që në atë kohë u mohoheshin
shqiptarëve të Kosovës. Shumë politikan amerikan filluan ta kuptojnë ku ishte
problemi, sepse e vërteta e shqiptarëve në Jugosllavi ishte mbuluar nga një
pluhur propagante e pushtetit të kohës. Intervenimi amerikan për çeshtjen
Iveaj, ndikoi tek shqiptarët. Atyre filloi tu kthehet besimi se Amerika ishte
një mik i tyre dhe diaspora krijoi një kurajo tek vetja se mundi i tyre nuk po
shkonte kot!
SI E
NJOHA PJETR IVEZAJN
Kisha marrë njoftimin nga
një grup gazetaresh në Tiranë, të cilët do të diskutonin rreth krijimit të
Lidhjës së Gazetarëve të Shqipërisë, në kushtet e vendosjes së pluralizmit
politik në Shqipëri, pas rënjës së komunizmit.
Pas takimit, rastësisht
takova skenaristin e televizionit shqiptar Ndue Ukcamaj, i cili me tregoi se të
nesërmen do të vinin në Lezhë bashkë me grupin e xhirimit dhe dy
shqiptaro-amerikan. Ka qenë verë e vitit 1991.
Kështu me të mbërritur në
Lezhë, Nduja me prezantoi me Zef Camajn dhe Pjetër Ivezajn. Pasi pimë kafe, ku
ishte edhe regjizori Ylli Pepa, gazetari Geni Shehu dhe kameramani Petrit
Omeri, vizituam Memorialin Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Një ditë të diele pas meshes
në kishen e Shenpalit në Detroit
pranveren e vitit 2003, takohem me Pjetër Ivezajt që të them të drejten nuk e
mbaja mend, por ai pa vonuar me zgjati dy fotografi që kishim berë në Lezhë.
Mbetëm miq të mirë me njeri-tjetrin me këtë njeri që i dha një grusht të fortë
mitit serb për Kosovën.
Ky shkrim nuk lejohet te
botohet gjetiu pa lejen e autorit