Visari u lind në vitin 1952 në qytetin e Durrësit, ku
familja e tij banonte në një cep magazine të braktisur në rrënojat e
ndërrmarrrjes hekurudhore, pasi babai i tij Hekuran Zhiti me profesion
mësues, ishte dëbuar nga qyteti i Beratit si i padëshirueshëm për
regjimin, pasi në vitin 1947 ishte dënuar me burg politik si armik i
popullit dhe partisë, së bashku me njërin nga vëllezërit e tij i cili
vdiq në tortura gjatë hetuesisë. Pas shumë kërkesave dhe me ndihmën e
disa të afërme, aty nga fillimi i viteve 60-të, më në fund Hekuran
Zhitit i dhanë të drejtën që të punonte si mësues në fshatrat e
Myzeqesë. Aty në qytetin e Lushnjes ku u vendos familja e tij, Visari
mbaroi dhe shkollën e mesme me rezultate shumë të mira. I dhënë i tëri
pas librave, kur nuk ishte më shumë se 13 vjeç, ai filloi të shkruante
poezitë e para, por për të botuar do të duheshin edhe disa vjet të
tjera, kur mësuesi i letërsisë Faslli Haliti, mundi që ti botonte një
poezi të vetme në revistën "Nëntori". Ndonëse dy vëllezërve që ishin më
të mëdhej se Visari, nuk ju ishte dhënë e drejta për të vazhduar
studimet e larta, aty nga viti 1972 në kuadrin e një liberalizimi të
jetës politiko-shoqërore, ose më saktë në një depresion të luftës së
klasave që ndodhi në fillimin e viteve 70-të, Visar mundi që të
përfitonte një të drejtë studimi për të vazhduar Fakultetin në qytetin e
Shkodrës, në degën Gjuhë -Letërsi. I dhënë marrëzisht pas poezisë, edhe
gjatë viteve të fakultetit, Visari nuk ju nda asaj dhe së bashku me dy
shokët e tij Agim Spahiu e Simon Vrusho drejtonin rrethin letrar të
shkollës. Asokohe ndodhte që jo rrallë, poezitë e tija t`ja grisnin nga
stenda letrare dhe të thërritej në Katedër nga ana e sekretarit të
partisë së Fakultetit, për arsye se "poezia e tij nuk ishte në binarë".
Peripecitë e librit të parë
Ndonëse pati disa probleme të vogla me poezitë që vendoseshin në stendën e fakultetit, asokohe Visarit ju botuan dy tre cikle me poezi në revistën letrare "Nëntori" dhe gazetën "Drita". Pas këtij suksesi, (siç konsiderohej asokohe për çdo letrar të ri botimi i një cikli me poezi) Visari mblodhi disa nga poezitë e tija më të mira dhe i përmblodhi ato në një libër, të cilin e dorzoi në shtëpinë botuese "Naim Frashëri", redaktorët e së cilës e mirëpritën dhe e miratuan për botim. Ëndërra e poetit të ri Zhiti, për botimin e një libri me poezi, nuk ishte e thënë që të bëhej realitet, për arsye se në atë kohë u mbajt Pleniumi i IV-të i K.Q. të PPSH-së, ku u dënua dhe u godit liberalizmi në Art e Kulturë. Pas këtij Pleniumi, u bllokun shumë libra që ishin botuar dhe u ndalua shpërndarja e tyre, siç ishin libri i Fatos Arapit "Më jepni një emër", i Petro Markos në prozë e poezi etj. Përveç shumë librave që u ndaluan, asokohe u dërguan për rishikim dhe shumë të tjerë që prisnin botimin për tu riparë nga redaktorët e komisjonet përkatëse. Në atë proçes që filloi në shtëpinë botuese "Naim Frashëri", libri i Visarit u quajt "me të meta ideore dhe me ndikim nga poezia dekadente". Mbas diplomimit në degën e Gjuhë-Letërsisë në fakultetin e Shkodrës, Visari u emërua si mësues në fshatin e largët malor Vilë, që ndodhet në mes Kukësit e Peshkopisë. Edhe pse nuk mundi ta botonte dot librin e parë me poezi, ai vazhdoi të shkruante përsëri dhe arriti që të botonte disa cikle të tjera me poezi në "Nëntori" dhe "Drita", me ndihmën e Xhevair Spahiut, Bardhyl Londos e Zija Çelës të cilët e vlersonin talentin e tij. Pas botimit të këtyre cikleve, ai përgatiti dhe dorzoi për botim dy libra të tjerë të cilat i titulloi "Mermeri i ditëve tona" e "Dhe kjo është jeta ime".

Arrestimi më 8 nëntor 1979
Pas interesimit për botimin e tyre, përgjigjiet nga shtëpia botuese "Naim Frashër" filluan t` i vinin gjithnjë e më të ashpëra. I dezilizionuar pa masë nga kjo gjë, ai i shkroi një letër Dritëro Agollit që asokohe ishte Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Agolli në përgjigjien që i ktheu, ja vlersonte poezinë e tij dhe i jepte kurajo për të shkruar përsëri, por pa kaluar as një vit nga ajo letër, më 8 nëntor 1979, atë e arrestuan. Arrestimi i tij u bë në mes të ditës në qendër të qytetit të Kukësit, teksa ishte duke biseduar me regjizorin e Teatrit të Kukullave, për t` i shkruar një skenar. Në atë kohë që ndodhi arrestimi, Visari kishte plot pesë vjet që jepte mësim në fshatin e largët Vilë, ku banorët e tij kishin një respekt të jashtëzakonshëm dhe për çdo gëzim, atë e vinin në krye të oxhakut. Sapo në atë fshat u hap lajmi që ishte arrestuar mësuesi, disa pleq të vjetër të prekur rëndë në sedër nga ajo që kishte ndodhur, zbritën në qytetin e Kukësit duke bërë rreth pesë orë në këmbë dhe morën takim me Kryetarin e Degës së Brendëshme. Ata i kërkuan atij arsyet e arrestimit dhe i dolën garant se Visari ishte i pafajshëm. Atë veprim e bënë, për të shfajsuar fshatin e për ta liruar atë nga turpi, që nuk kishte gisht në spiunimin që i ishte bërë mësuesit të tyre. Pas arrestimit, Visarit i bënë dhe dy kontrolle: një në dhomën e tij në fshatin Vilë dhe tjetrin tek shtëpia e prindërve në Lushnje, ku i sekuestruan një valixhe me dorëshkrime (gjithsej 39 fletore) ku kishte poezi, prozë, ditare etj.

Hetuesi: fol për Kadarenë
Arrestimi i Visarit, erdhi pas denoncimit që i bënë redaktorët e libri të tij në shtëpinë botuese "Naim Frashëri", që e cilësonin si armik dhe akuza ndaj tij ishte: Nxirës i realitetit kundra realizmit socialist dhe poezi me ekuivoke kundra partisë e udhëheqësit të saj". Edhe një kartolinë që ai ja kishte dërguar mikut të tij poetit Frederik Reshpeja, ju quajt armiqësore, pas aktekspertizës që i bëri një shkrimtar i njohur i asaj kohe. Për ta kopsitur mirë dosjen e tij "armiqsore", Sigurimi detyroi disa mësues, që të dëshmonin kundra kolegut të tyre të shkollës. I vetmi që nuk pranoi të dëshmonte kundër tij, ishte shkrimtari Ylli Xhaferi, që punonte mësues në Kalisë të Kukësit, i cili përkundrazi dëshmoi në favor të Visarit duke e çmuar atë si poet. Gjatë hetuesisë në birucat e Kukësit, hetuesi i cili e kishte mbështetur akakuzën në bazën e dëshmive të redaktorëve të "Naim Frashërit", në mes të tjerash i kërkoi Visarit, që ai të fliste për romanin e Kadaresë "Dimri i vetmisë së madhe". Lidhur me këtë, vetë shkrimtari i famshëm Ismail Kadare, në një nga veprat e tija (Pesha e kryqit) të botuara pas viteve 90-të, ka shkruar:" Visar Zhitit, një poeti të ri, gjatë hetuesisë i kërkonin që të komentonte romanin tim "Dimri i madh", sepse duke qenë armik, ishte i aftë që të gjente gjërat armiqsore në atë libër". Përveç akuzave që Visarit i bënin për dy librat që kishte dorzuar për botim, atë e akuzonin se kishte përkthyer nga rusishtja poezinë "Molla" të Jevtushenkos dhe lexonte poetët e tjerë dekadentë Zhak Prever, Bodler e Fishtën.

Gjygji, 10 vjet burg Pasi kaloi
nëtë muaj në hetuesi duke i provuar gati të katër stinët aty në qeli,
Visari doli në gjygj aty nga mesi i prillit i vitit 1980-të. Gjygji u bë
në qytetin e Kukësit me dyer të hapura dhe me ftesa, duke zgjatur për
dy ditë. Visari nuk i pranoi akuzat që i bëheshin duke u shprehur:" Në
letërsi gjërat janë gjithmonë subjektive dhe si të tilla ato lënë
mundësi për keqinterpretime. E për këto nuk mund të quhesh armik". Pas
këtyre fjalëve, prokurori e akuzoi atë se po bënte përsëri agjitacion e
propagandë dhe aty në sallë. Në përfundim trupi gjykues e dënoi me
dhjetë vjet burg politik dhe heqjen e të drejtës së botimit përgjithmonë
kur të dilte nga burgu. Tre katër vitet e para të dënimit, Visari i
vuajti në burgun e Spaçit duke punuar me tre turne nëpër galeritë e
minierave të piritit. Më pas ai u dërgua në kampin e Qafë- Barit (Pukë)
duke punuar në minierat e akullta të saj, që dikur specialistët
sovjetikë i kishin cilësuar si të papërshtatëshme për të punuar fuqi
njerzore. Edhe në ato kushte Visari gjente mundësinë për të shkruar
poezi të cilat ua jepte për ti lexuar shokëve të tij, Halil Lazes,
Ismail Farkës, Zydi Moravës, Maks Velos, Maks Rakipit, Astrit Xhaferit,
Robert Vullkanit Valer Dyrzit etj. Gjatë afro tetë vjetëve në ato
burgje, ai shkroi rreth 400 poezi duke i nxjerrë të gjitha prej andej,
me anë të nënës së tij kur i vinte për takim. Po në burgun e Spaçit ai
shkroi dhe një roman të vogël, i cili i humbi gjatë kontrolleve që
bëheshin nga komanda e kampit.
Dalja nga burgu
Nga dhjetë vjetëshi i dënimit, Visari mundi që të fitojë me punë dhe nga amnistitë afro dy vjet, duke dalë nga burgu në vitin 1987. Atë e dërguan të punonte si punëtor në fabrikën e tullave në Lushnje, pasi i ishte hequr e drejta e profesionit të mësuesit (si ish i dënuar politik) ku punoi deri në vitin 1991, kur filluan proçeset politike. Me hapjen e të parës gazetë opozitare në Shqipëri, "Rilindja Demokratike", Visari u caktua aty si gazetar. Pas disa kohësh, ai shkoi në Itali ku bëri një stazh gazetarie në disa nga gazetat më prestigjoze si "Coriera del`a sera" etj Gjatë periudhës së qëndrimit në Itali, ai botoi artikuj të ndryshëm aty dhe në Zvicër. Pas kthimit nga Italia, ai u emërua si Drejtor i Shtëpisë Botuese "Naim Frashëri", e më pas u zgjodh si deputet i Lushnjes në Kuvendin Popullor. Pas disa kohëve, ai u emërua këshilltar për Kulturën në Ambasadën shqiptare në Itali ku punoi për tre vjet me rradhë, deri në 1997-ën.

Vlerësimi si poet
Pas daljes nga burgu, Visari vazhdoi të shkruante poezi dhe ëndërrën e tij për të botuar e bëri realitet vetëm pas viteve 1991. Që nga ajo kohë ai ka botuar tetë libra në poezi e prozë dhe tre përkthime. Ai është vlersuar mjaft si poet jo vetëm në Shqipëri ku ka fituar dy çmime, por dhe në Itali ku është fitues i gjashtë çmimeve të ndryshme. Në Itali ai është zgjedhur antar i Akademisë së Arteve të Bukura për Letërsinë dhe Shkencën "Alfonso Grassi". Poezia e tij "Elegjia e të mbyturve të Otrantos", është lexuar në RAI DUE dhe është shpërndarë si fletpalosje duke u caktuar si temë hartimi për nxënësit e shkollave. Shtypi italian e ka vlersuar mjaft poezinë e Zhitit dhe për të është shprehur personalisht poeti Mario Luzi që vlersohet më i miri në Europë (kandidat për çmimin Nobël) dhe poeti nga Milano, Franko Loi. Poezia e tij është e përkthyer dhe është futur në disa antologji poetike angleze, gjermane franceze, maqedonase, greke, izraelite, polake dhe hungareze dhe ai është ftuar në disa Festivale Ndërkombëtare poezie si në Itali, Rumnai e Strugë. Po kështu një libër poetik i Zhitit është përkthyer dhe në Rumani. Gjatë festimeve të mëdha me rastin e ardhjes së mijvjeçarit të ri, italianët i kushtuan Romës "Kryeqytetit të Përhershëm të Kulturës" disa poezi të autorëve botërorë, duke i vënë nëpër vende të ndryshme të qytetit. Kështu poezia e Janis Ricos u vendos te Koloseu, e Gëtes tek Stacioni i trenit, kurse e Visar Zhitit u vendos në "Pjaca Navona". Kohët e fundit ai është përfshirë në Enciklopedinë italiane "LA PICCOLA TRECCANI" Dizionario Enciclopedico, (Volumi XII. faqe 1077) për të cilin shkruhet: "Visar Zhiti-Poet shqiptar (Lindi në Durrës në vitin 1952) Më 1979 dënohet me dhjetë vjet burg për poezitë e tija "dekadente dhe intimiste". Përmbledhja e tij, nga "Kujtesa e ajrit" 1933 te "Dyer të gjalla" 1995 që dëshmojnë dhe vitet e burgut e zbardhëllimën e demokracisë, karakterizohen nga kërkimet stilistikore gjithë semantikë në të cilat shquhen jehonat si në hermetizimin italian dhe te poetët rusë dhe francezë".

Shiu i Prishtinës
Le të më lagë shiu i Prishtinës,
ecjen ma bën të perëndishme.
Perlat e tij si emocion shndritës
ranë mbi supet e ardhjes time.
Mos më futni në klube, çadër nuk dua,
le të më lagë shiu i Prishtinës.
Dhimbja ime kaq shumë u gëzua
ashtu si shpirti i vetëtimës.
Vështroj statujat, i tëri goditës,
u heq shpatat, të hekurtat këmisha.
Le të më lagë shiu i Prishtinës,
i shenjtë, i shenjtë si përtëritja.
Humba mes resh, anonim i gjithë,
si vjeshta u bëra, më mahnitës.
Që fatin tim të njoh, të bukurisë,
le të më lagë shiu i Prishtinës.
ecjen ma bën të perëndishme.
Perlat e tij si emocion shndritës
ranë mbi supet e ardhjes time.
Mos më futni në klube, çadër nuk dua,
le të më lagë shiu i Prishtinës.
Dhimbja ime kaq shumë u gëzua
ashtu si shpirti i vetëtimës.
Vështroj statujat, i tëri goditës,
u heq shpatat, të hekurtat këmisha.
Le të më lagë shiu i Prishtinës,
i shenjtë, i shenjtë si përtëritja.
Humba mes resh, anonim i gjithë,
si vjeshta u bëra, më mahnitës.
Që fatin tim të njoh, të bukurisë,
le të më lagë shiu i Prishtinës.
Pemet vajtosa
Pemët
më të trishtuara në botë
janë në Prishtinë.
Vajtojnë rrugëve,
janë vetë vajtimet.
Në trup u dhembin
si fasho plagësh
lajmërimet e bardha të vdekjeve.
O Zot! Do të varrosin
përsëri ata që i vranë
dhe i hodhën në gropat e përbashkëta
të luftës!
Nga vdekja
të heqësh vdekjen.
Varroset shpesh këtu e njëjta pafajsi,
ma thonë pemët, Hekubat e vajtimeve.
Dhe unë ngrij si ato rrugëve të Prishtinës.

Ne nje takim nderkombetar poezie
Të bukura janë poezitë e botës,
gjithë mister si sy dashurie.
Por kur lexon poeti i Kosovës
loti rrjedh e përndriten hijet.
Të çuditshme janë poezitë e botës,
si ashensorë të çojnë nëpër yje.
Por kur lexon poeti i Kosovës
ferri tronditet, portat Skee thyhen.
Paradokse janë poezitë e botës,
kollona ajri tempujsh t’vërtetë.
Por kur lexon poeti i Kosovës,
ujvara Agimesh derdhen mbi jetë
gjithë mister si sy dashurie.
Por kur lexon poeti i Kosovës
loti rrjedh e përndriten hijet.
Të çuditshme janë poezitë e botës,
si ashensorë të çojnë nëpër yje.
Por kur lexon poeti i Kosovës
ferri tronditet, portat Skee thyhen.
Paradokse janë poezitë e botës,
kollona ajri tempujsh t’vërtetë.
Por kur lexon poeti i Kosovës,
ujvara Agimesh derdhen mbi jetë
Atje ne Kosove
Atje, cudi,
je dhe pa qene. S'eshte larg
fare.Dhe s'te duhet te udhetosh
gjithe jeten. S'eshte ishull.
Vazhdimi yt eshte, neper gjak
dhe s'di te arrish atje
si ne enderren e nje planeti
tjeter.Bota
ndjek me ankth beteja qe perseriten
pa meshire.Si te ishin hije gladiatoresh
dhe tigrash te padukshem. Cahet mishi i
popullit, Shqyhen gojet e pushtimit
breda teje
dhe mbi peisazhin e hershem,
te permbysur.
Meridianet te gurte-
shkallet te amfiteatrit.
Zeri im ze syte me duar
per te mos pare vrasjet.
Une bie mbi veten,
Te tjera vetvete bien mbi mua.
Kufomat e mija te pafundme
behen muri rrethues i vdekur
i nates se asgjese.

Ditelindja ime ne qeli
Eshte dita e dyte e dimrit
Dhe une kam ditelindjen.
Jam fare i vetem, aq me teper i arrestuar.
Tani sa m’u zhduken fantazma e nje tavoline
Dhe fantazmat e kitarave
Me shishe vere nder duar.
Kurse urimet
“U befsh 100 vjec”, “me nje nuse”,
“lumturi” e te tjera
para syve me lekunden
si nje tufe me kordele te zeza.
Mbusha 27 vjec,
Ne kete moshe vdiq dhe Migjeni.
(Poezia eshte prostituta qe me denoncoi tek policet!)
Qelia, si nje vagon absurd treni
Rrokulliset,
Rrokulliset.
E ja mbeti gjalle, por c’fat eshte per mua
Kur dhe krahet paqesore te zogjve
Do me duken si teh thike.
Me kapen se paskam patur mendime te ndaluara,
Se paskam shkruar gjera hermetike.
Por me hermetikisht me mbyllen keta
Qe na qenkerkan per menimin e lire, patjeter.
Koka poshte me ra
Si nje abazhur i lodhur
Me llamben te djegur.
C’te bej? I lutem te me shpetoje vjershes:
Ti qofsh Shen Meria
E une qofsha prej teje i bekuar!
Ja, une pranove te mbush 100 vjec,
Por me ke kam per tu martuar?
Me Ana Kfrankun natyrisht,
Ajo eshte e dashura ime,
Qe do me prese me mall.
Me ato pak reze qe rane ne qeli rastesisht
Do thurr
Kuroren e do t’ia ve mbi balle.
Ana Franku
Mbi gjoksin tim ka per t’u shplodhur
E lumtur do qaje, e brengosur do qeshe.
Po, po, keshtu ka per te ndodhur
Se jo me kot u bera
(pas vdekjes) 27 vjec.

Greve urie
Edhe brenda në burg
ka prapë një burg.
Të fusin brenda
po s'punove p. sh.
Ti, i shtrirë mbi dyshemenë
e birucës së arkivoltë, sot s'hëngre bukë.
As dje. As pardje. As para 3 ditësh.
Që kur mbaroi lufta e dytë botërore.
Dhe s'do hash as nesër, as pasnesër
as i vdekur.
- Ngorthç! - tha polici ditën e parë.
Të dytën u zgërdhi si një çizme e shqyer.
Heshti të tretën.
Njollat e murit i dridheshin mbi fytyrë.
Ditën e katërt: ha! - të tha.
- Ç'ke, të pyeti ditën e pestë.
Pastaj erdhi dita e gjashtë. Në fakt
asgjë s'erdhi. Dita e shtatë u fsheh
pas të nëntës. Viti i parë i Krishtit
u hodh para festave të Nëntorit.
Ditvdekja e diktatorit vononte. Ngulte
këmbë si mushka.
Por erdhën ata të komandës
në birucën tënde.
Kokëposhtë ishin të gjithë. Se
reflektoheshin në pjatën me supë
të ftohtë. Si sy qiklopi - pjata.
Bukën e hanë minjtë që lëvrinin lirshëm -
nota muzike mbi vijat e ... doktrinës.
Muret
vallzojnë. Herë afrohen, herë largohen.
Një britmë vrapon zbathur
nëpër koridor.
Brumbujt u trembën. Shih si dalin
nga të çarat e kujtesës pa kafkë.
Njolla drite
se nga ranë,
si të vjellat e ditës së sëmurë.