Akuzat për trafik organesh, mjeku serb: Është i pamundur transplanti në Kosovë |
Në lidhje me akuzat e Dick Martit, për transplant organesh në Kosovë, ka folur mjeku serb Goran Kronja, ku ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë pasur mundësi për të bërë transplante organesh. Në një intervistë për uebsajtin “Svedok” mjeku i shquar i cili ka qenë shef i ekipit për transplantimin e organeve në Akademinë Mjekësore Ushtarake ka deklaruar se nuk beson që serbëve të rrëmbyer në Kosovë t`u jenë marrë organet. “Jo, një mundësi e tillë nuk ekziston as teorikisht, sepse bëhet fjalë për një kriminalitet të organizuar me përmasa shumë të mëdha, sepse këtë nuk mund ta bëjnë vetëm dy tre njerëz” theksoi Kronja. Sipas tij njerëzit nga Kosova, kushdo qofshin ata, mund të kenë qenë vetëm ndërmjetës dhe se marrja e organeve nga qytetarët e rrëmbyer, do të ishte e mundur vetëm në bashkëpunim me shtetin. “Mendoj se në Kosovë organet nuk janë marrë. Jam i bindur se kjo histori nuk ekziston. Nëse një gjë e tillë është bërë në Kosovë, atëherë mund të ketë qenë e mundur, që ata fatkeqë, janë dërguar diku. Të gjitha ato që fliten tani për marrjen jo legale të organeve, “nuk pinë ujë”, gjithçka qëndron në “këmbë që lëkunden”. Mund të ketë patur krime, se janë rrëmbyer dhe u janë nxjerrë organe, se janë masakruar. Por kurrsesi nuk është e mundur që të jenë përdorur si material për transplant”- ka theksuar Kronja. ------------------------------------------- |
Kirurgu i pergjithshem dhe vaskular prof. dr. Goran Kronja,63 (02/01/1948) (Prof. dr sc. med. Goran Kronja - Professor, General & Vascular Surgery ), deri para kater viteve, kur ka dale ne pension, ka qene shef i ekipit per transplantimin e organeve ne Akademine Mjeksore Ushtarake (VMA-Vojna Medicinska Akademija- Akedemija Mjeksore Ushtarake), thote (perseri) se nuk beson qe serbeve te rrembyer ne Kosove dhe Metohi tu jene marre organe. Per here te pare ka folur per sajtin "Svedok" (Deshmitari), kur me rastin e publikimit te librit "Gjuetia", ai eshte shprehur: "Jo, nje mundesi e tille nuk ekziston as teorikisht, sepse behet fjale per nje kriminalitet te organizuar me permasa shume te medha, sepse kete nuk mund ta bejne vetem dy tre njerez". Prof. dr. Goran Kronja, i cili ne vitin 1996, ka bere me shume se 200 transplante veshkash, thote se njerezit nga Kosova , kushdo qofshin ata, mund te kene qene vetem ndermjetes.
Marrja e organeve nga qytetaret e rrembyer, do te ishte e mundur vetem ne bashkepunim me shtetin. Nese nje gje e tille eshte bere me te vertete, atehere kjo do te thote se shteti ka marre pjese ne njefare menyre. Ka shume aktore qe nje gje e tille te mos "dale ne drite", dhe vertete qe nuk ka dale gje ne drite. Vetem shteti mund te qendroje pas kesaj dhe kjo veshtire se arrin deri ne veshet e publikut. Mendoj se ne Kosove organet nuk jane marre. Jam i bindur se kjo histori nuk ekziston.
Nese nje gje e tille eshte bere ne Kosove , atehere mund te kete qene e mundur, qe ata fatkeqe, jane derguar diku. Te gjitha ato qe fliten tani per marrjen jo legale te organeve, "nuk pine uje", gjithcka qendron ne "kembe qe lekunden".
Mund te kete patur krime, se jane rrembyer dhe u jane nxjerre organe, se jane masakruar. Por kurrsesi nuk eshte e mundur qe te jene perdorur si material per transplant"- thote prof. dr. Goran Kronja. "Svedok": Kjo do te thote se ne "shtepine e verdhe" nuk jane nxjerre organe?
Goran Kronja: Keto jane budallalleqe. Ku jane materialet qe e vertetojne kete?
Kjo per te cilen dyshohet se eshte bere ne Kosove dhe ne Shqiperi, sipas tipit i perket transplantimit kadaverik. I vetmi shpjegim logjik eshte qe njeriut te gjalle ti jene marre organet dhe pastaj njeriu te jete lene te vdese. Nese eshte e sakte, nga pikepamja ime, ky eshte nje aktivitet prej perbindeshi.
Atehere ky eshte krimi me i rende i luftes ne shekullin e 20-te. Por ama, nese kjo nuk eshte bere, atehere eshte edhe mendimi perbindesh ne anen tjeter. Truri i atij qe mendon keshtu, duke u bazuar ne tregues te pavertete dhe te pasigurt, eshte gjithashtu nje perbindesh.
"Svedok": Perse thoni se nuk besoni qe atyre fatkeqeve te rrembyer ne Kosove dhe Metohi tu jene nxjerre organet? -Goran Kronja: Sepse procedura e marrjes se organeve eshte shume e sofistikuar dhe e nderlikuar. Nuk jam i sigurt se kuadrot mjekesore kosovare te jene te pergatitur profesionalisht ta bejne nje gje te tille, dhe per me shume te kene edhe logjistiken e nevojshme. Sepse, per marrjen e organit, krahas te tjerave, jane te nevojshme kushtet sterile dhe mbeshtetja e mire laboratorike si dhe tretesira shume te shtrenjta.
Deri para pak kohesh tek ne, qe jemi me te furnizuar nga ana materiale dhe logjistike se sa Kosova , vetem Akademia Mjekesore Ushtarake (VMA-Beograd) ka patur laboratorin e duhur per berjen e atyre tretesirave. Pervec kesaj, qe te merrni nje organ, ai duhet te jete i nje cilesie te caktuar. Sepse, nese transplantoni nje veshke te semure tek nje organ tjeter, nuk keni bere asgje. Perkundrazi.
Dhe e treta, nuk mund te merret organi, dhe doktori qe do ta transplantoje te mos kete mundesi ta shohe cilesine e atij organi. "Svedok": Nga kush perbehet ekipi per transplant?
Goran Kronja: Ne rastin e transplantit, ose edhe marrjen e organit, merr pjese grupi i kirurgeve vaskulare, kirurge subspecialiste per organe te caktuara, si edhe specialiste te tjere. Zakonish ekipi perbehet nga tre deri kater kirurge. "Svedok": Nje faktor me shume rendesi ne rastin e transplanteve, sikurse thone specialistet, eshte edhe koha. Per sa kohe duhet te transplantohet veshka dhe per sa melcia?
Goran Kronja: Ka shume faktore, por koha ka shume rendesi. Gjate gjithe kohes se transplantit, mjeket ne te vertete bejne nje gare te vazhdueshme me kohen. Fillimisht merret nje pjese e gjendrave dhe nje gjender limfatike e dhuruesit ne menyre qe te percaktohet kodi i imunitetit, dhe sipas kesaj te gjendet i semuri qe do ta marre ate organ. Kjo eshte edhe nje arsye me teper per te cilen jam i mendimit se ne Kosove dhe ne Shqiperi nuk mund te behet, sepse nuk jane te afte as teknikisht dhe as i kane mjetet per ta bere nje gje te tille.
Tek transplantimi kadaverik, konservimi i organit, i cili eshte eksplantuar, fillon qe ne trup. Instalohen kanila qe te hedhin jashte tretesiren per konservim, ftohen organet qekurse jane ne trup. Organi qe eksplantohet duhet nxjerre ne nje menyre te tille qe nuk duhet demtuar as nga pikepamja biokimike.
Atehere behet i ashtuquajturi bernxh - organet e nxjerra pastrohen ne tavoline mire e mire, mbushen me konservues dhe futen ne nje kontejner steril per tu ngrire. Madje edhe manipulimi me kontejnerin duhet te jete steril. Gjate kesaj kohe ne menyre paralele behet procesi i marrjes se recipientit, ose marresit te organit.
Veshka duhet transplantuar gjate 24 oreve, ndersa melcia deri ne dhjete ore. Kur punoja ne Akademine Mjekesore Ushtarake, veshka "hidhej" per 45 minuta deri ne nje ore. "Svedok": A mundet qe veshken per transplant ta marre nje kirurg apo urolog disi i mire?
Goran Kronja: Cfare do te thote nje kirurg apo urolog? Nuk eshte problemi vetem ta nxjerresh veshken, por ta konservosh, ta perpunosh, ta besh gati per transplant. Eshte me rendesi edhe si eshte gjendja shendetsore e njeriut te cilit i merret organi. Eshte i njohur i ashtuquajturi "sindromi i Bombeit". Atje, nje nder tete te semure, te cileve u eshte bere transplant, vdes menjehere ose semuret rende, e per pasoje vdes pak pas operacionit.
Une kam bere 200 transplante dhe nuk kam patur as edhe nje rast te tille. E tere procedura, eshte kaq e nderlikuar dhe e lidhur me profesionalizmin dhe mbeshtetjen materialo-logjistike, saqe - ne Kosove ne Shqiperi nje gje e tille eshte thuajse e pamundur te behet.
Nese me te vertete eshte bere, atehere behet fjale per nje kriminalitet te organizuar me permasa te gjera. "Svedok": Shtypi ka shkruar se, ne kohe kritike, ne Kosove dhe ne veri te Shqiperise, jane hapur disa spitale ilegale. Goran Kronja: Spitalet per kete qellim duhet te jene ta pajisura shume mire. Megjithate, e vetmja mundesi, shume reale dhe e njohur, kur behet fjale per tregtine e organeve eshte kjo. Ne bote ekziston nje kerkese e madhe per organe, ne menyre te vecante per veshka.
Ekzistojne ndermjetes qe shpallin neper sajte dhe ofrojne sherbime per shitje organesh. Kur shfaqet nje njeri ekzistencialisht i kercenuar, duke besuar se nga shitja e organit mund te fitojne pare te madhe, i paguajne bileten dhe e dergojne ne nje nga qendrat per transplant ne shtetet fqinje. Per shembull ne Itali ekzistojne disa sanatoriume te pajisur ne menyre fantastike nga ana kadrovike dhe materiale.
"Svedok": Po. Sipas kesaj recete, serbet nga Kosova , jane mbyllur ne burgje te fshehta ne Kosove
apo Shqiperi dhe nuk jane derguar neper sematoriume? Goran Kronja: Ata, do te duhej te ishin deshmitaret. Nese jane deshmitaret ku jane ata? Nese nuk ka deshmitare, atehere i kane vrare. Ku jane?
Ne Kosove e Metohi? Kush eshte ai qe per shembull ne Itali, France apo ne Bullgari, e vret nje njeri e pastaj e kthen ne Kosove ? Kush eshte ky perbindesh? Atehere varret do te duhej te ishin neper keta shtete, ose ata fatkeqe i kane hedhur ne det. E gjitha kjo eshte nje fantazi monstruoze mbi bazen e supozimeve. Nuk ka asnje fakt. Por nga ana tjeter, pare edhe praktikisht, eshte edhe shume pak e logjikshme.
http://www.youtube.com/watch?v=Y9HGzG0beBg