Musa Ahmetaj ne kete liber morri ne shqyrtim tri ritet kryesore ne jeten e njeriut, lindjen, dasmen dhe vdekjen, akte keto te cilat autori i kundron ne rrafshin informativ dhe sintetizues permes pasqyrimit tradicional. Librit i paraprin një parathenie e shkurter e historikut te fshatit te tij te lindjes-Hogosht. Sipas te dhenave te autorit, Hogoshti eshte padyshim nje nga fshatrat me te vjetra e qe daton nga shekulli XIV, ne vitin 1930 Hogoshti kishte shkollë, xhami, 6-te shitore, bukëpjekës, teneqepunues si dhe servis te maqinave te rrobaqepesise “singer”, pra konsiderohej si vend me i zhvilluar ne krahasim me fshatrat e tjera te ketij regjioni dhe me gjere.
Musa Ahmetaj librin “Doket e lindjes, dasmes dhe të vdekjes ne Hogosht” e fillon me trajtimin e ritit te LINDJES, proces ky me te cilin edhe fillon jeta e njeriut. Ai kete e shikon qe nga shenjat e para qe iu paraqiten shtatezenes e deri tek lindja e femijes. Autori ne menyre te veçante pershkruan gezimin familjar e veçanerisht te çiftit bashkeshortor me te mesuar se gruaja ka mbetur shtatezene.
Per te mesuar gjinine e femijes shtatezena ne Hogosht sikunder edhe ne vende te tjera, sipas autorit bazohej ne disa fenomene e veprime te ndryshme te gruas siç ishte ndezja me lehtesim e zjarrit,levizja e femijes ne anen e djathte apo te majte te barkut, prova me idhezen e pules etj.
Shtatezena gjete bartjes se barres i kishte te ndaluara edhe disa veprime si; te kaloje mbi litar, mbi shkop, tëhallues, lagraçë,lopatë, madje as te kapercej burrin, t’i bjer maces, t’i kete me duart me miell,ta shikoj zjarrin, te hajë mish lepuri etj. Ajo duhej te vishej em kujdes edhe per shkak te syrit te keq (mesyeshit) sepse mund ta deshtonte edhe shtatezenine.
Një vend te veçante ketu ze edhe shterpesira e gruas që paraqiste barre te rende per bashkeshortin dhe familjen e tij. Çiftet e rinj benin te pamunuren per te pasur femije “t’u tymoje oxhaku”. Burri, nese gruaja nuk lindte femije, ai e dergonte neper teqe e tyrbe per t’i kryer veprimet e duhura, shkruanin hajmali, shkonin te grate qe e dinin zejen e sherimit me vegsh, merrnin gelqere te pashuar ne tri furra, te cilin e shuanin ne tri kusia dhe mbi to venin rroba te vjetra dhe ashtu qendronin ne temperatura te larta per ta larguar ftohjen ne menyre qe te kene femije.
...Me fillimin e dhimbjeve, gruaja se pari lajmeronte burrin, pastaj vjehrren e cila ftonte edhe ndonje grua tjeter per ta ndihmuar lindjen......
.........
Në pjesen e dyte te ketij libri, Musa Ahletaj shkruan per aktin e marteses, dasmen te cilen populli e ka konsideruar si obligimmoral e institucional qe kontribon ne qenesine e familjes dhe te kombit ngase trashegimtaret bejne lidhjen e brezave. Akti i martesave ne Hogosht shoqarohej me nje varg adetesh sikurse edhe ne shume vende te tjera te rajonit, si zgjedhja e vajzes, mesitnija, fjalenusja (ikrari), fejesa ose dorenusja, dergimi i parave, marrja e mases se rrobave, caktimi i kohes se dasmes, dergimi i petkave, pergaditja per dasme, ardhja dhe pritja e musafireve, thyerja e rruges nga ana e krushqeve, ardhja e nuses ne shtepine e dhendrrit, hyrja ne gjerdek, dita e pajes(çejzit), vizita e pare e familjareve te nuses etj.
.........................
Në pjesen e trete te librit, Doket e lindjes, dasmes dhe te vdekjes ne Hogosht, Musa Ahmetaj shkruan per VDEKJEN si akt i fundit i jetes qe shkaktondhembje e pikellim per familjen e te vdekurit dhe me gjerë.
Morti si proces natyror, i pashmangshem, ne nje menyre eshte nje permbyllje e rrugetimit jetesor te njeriut, ne kohe te veshtire a te mire, nga i cili rezultojne vlera te botes materiale e shpirterore per trashegimtaret, shoqerine dhe kombin.
Sipas te dhenave qe autori morri ne terren, mesohet se te semuarit para vdekjes i paraqiten shenjat paralajmeruese, manifestuar permes endrrave te ndryshme, te kengeve te shpendeve dhe britmes se kafsheve te shtepise te cilat me veprimet e tyre paralajmerojne mortin qe do te ndoshe ne ate shtepi.
Ne Hogosht, edhe ceremonialin mortor e shoqerojne nje mori adetesh e zakonesh si perhapja e lajmit per te vdekurin, ruajtja e kufomes, hapja e varrit, pjesemarrja ne varrim, vajtimi-pikellimi, larja e kufomes, varrimi, pas varrimit dhe ngushellimi si akte te fundit per te vdekurin.
Sikurse lindja, dasma edhe vdekja ne Hogosht dhe trevat tjera te Kosoves dhe me gjere, krahas zhvillimet ekonomiko-shoqeror ka psuar ndryshime te ndjeshme ne perputhje me hapat e kohes. Asnjeri prej ketyre riteve nuk shoqerohet me me adetet e zakonet sikur para dekadave, se paku per kohezgjatje, e as per dedikimet e tjera.
Në fund duhet thene se libri “doket e lindjes, te dasmes dhe te vdekjes ne Hogosht” e autorit Musa Ahmetaj ne fushen e etnologjise dhe te folklorit paraqet nje kontribut te shenueshem, autori i saj ceremonialin e lindjes, te dasmes dhe te vdekjes ne Hogosht nuk e veshtron krejt ndaras nga regjioni dhe me gjere por ne shume raste kto rite e procese te ndryshme i ve ne kontekst me te gjere edhe me ritet e ngjajshme neper vise te tjera te etnise sone, gje qe kesaj trajtese edhe me teper ia shtojne vleren, duke e bere ate me te kapshme, me domethenese ne aspektin informativ e kuptimor.
Prof.Dr. Adem Zejnullahu
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...