Tregim
Nga Përparim Hysi
Qe pak i çuditshëm për mua - ndoshta jo vetëm përmua?!- që kosovarët që ,mezi çanin klonin dhe vinin tek ne,nëShqipëri,se inspironin se do gjenin ngrohtësinë e vëndit amë,që,tëgjithë,shikoheshin me syrin e njerkës.
Së pari,do të kalonin nën lupëne partisë dhe kurrë,asnjëherë,nuk do t'u zihej besë.Përkundrazi.Shumëprej këtyre idealistëve u qe përgatitur,së pari,një "skalion prove"-në mund të shprehem kështu,- dhe"skalioni" pak dallonte nga burgu.Nësektor ferme,ku të hapnin kanale dhe punë të tjera të rëndomta dhenën suverijim të fortë të sigurimit.
Një"gulag" të tillë kemi patur dhene,në Fiernë fshatin Seman që,për t'u dalluar nga fshati kooperativë me banorëautoktonë,ky,tjetri (Gulagu,pra!) quhej Seman_sektor.Qenë grumbulluaraty shumica e tyre (po kur thonë që parti dhe Enveri nuk i kanëdashur kosovarët!!) dhe,atje,në Seman _sektor,gjeta pas vitesh paparë,kosovarin,Arif Jegeni,shokun tim të shkollës në ish normalen eElbasanit.Arifi,ish kaçureli dhe kampioni i shahut për shkollat emesme, që kish çarë klonin duike rrezikur kokën,ish shpallur nongratadhe qe grumbulluar në"skalionin" e të dyshimtëve.Mos kujtoni se folashumë me të (kishim shkuar për ndeshje futbolli atje),se,si zhgabonjau lëshua operativi që e ndërpreu dhe ligjërimin tonë.U largova me njëndjenjë të madhe keqardhjeje.
Por se mos qe i vetmi ky?Jo.Për fat tëkeq.Dhe në tregimin tim,do flas për një kosovar tjetër që,pse qe"agjent?!" dhe u dënua me 7 vjet për agjitacion e propagandë.* * *Qyteza qe e vogël.Me pak banorë vëndas dhe, pasi u ngrit ferma,për tapopulluar dhe më shumë se qe buzë xhadesë,u ngrit dhe S.M.T.-ja.Atjenë S.M.T. punonte dhe kosovari ynë.E quanin Arben dhe punontezetorist.Qe djalë i gjallë,punëtor i mirë dhe,kur linte punën,vishejshik.Që tek veshja,dukej si kali balash që për partinë përbënterrezik,por ajo i kish marrë masat.Arbeni,sado zetorist,por qe djalëqë atje,në Kosovë,e kish mbaruar të mesmen.Dhe lexonte shumë.Në kohëne lirë,do ta shihje me libra.
Për të fjetur,si beqar që ishte,flinte nënjë dhomë me një mësues.Ky,mësuesi,kish mbaruar universitetin përgjuhë-letërsi dhe,veç letërsisë,kish qejf rakinë.Ndërsa mësuesit nuk idilte rroga se laj-thaj 6000-lekë të vjetra merrte,ky,zetoristi,i zotii punës,merrte gati dy herë më shumë dhe bujar siç qe e kthente memësuesin si dëndur.Gjithmonë do paguante Beni.Dhe nuk ndaheshin.Sadoqë mësuesi kish familje,por dhe ky,ditëzi,familjen e kish larg.Se qenga një rreth tjetër.
Për çudi,kosovarin Arben,një ditë,tek po bëhej gati që të dilte deritek klubi i vetëm,në"emër të popullit" e arrestuan.Ngjarja bëri pakbujë siç bëjnë bujë ngjarje të veçanta në një qytezë të vogël.S e tëtërë u çuditën:sa e njihnin,tek Beni shihnin një të ri jo vetëmpunëtor (qe nga më të mirët në S.M.T.!) ,por,veç tjerash,shumë tëedukuar.Lajmi mori dhenë dhe ,kur mbriiti në shtëpinë e saj, Elsa mëndu zalis tek divani.E sforcoi veten sikur donte të luftonte një tëkeqe të madhe dhe qëndroi me veshët pipëz për të marrë vesh sa mëshumë për Benin.Askush veç atyre të dyve nuk e dinte që atadashuroheshin.Dhe,sado e bërë tym,qëndronte gjoja mospërfillëse se çkathuhej për atë kosovarin "agjent" aq i bënte.Nga ana tjetër, ndjentezëmrën që si një zokth i trëmbur tallavitej me aq vërtik sa qe gatit'i ndalonte.Në gjithë atë tollovi ndjenjash,ajo dëgjonte çdo gjë qëflitej rreth tij (nuk linte qoft dhe një fjalë që thuhej për të ) dheanalizonte duke hamëndësuar në lloj-lloj hipotezash.
Rezultante e të gjitha hamëndjeve të saj,qe vetëm një:-Beni nuk kishbërë asgjë.Ai qe i pafajshëm si kristal dhe i vetmi "faj" i tij qe seishte kosovar dhe,siç mendonte Elsa,se Beni edhe lexonte shumë,pordhe pinte shumë.Me atë,mësuesin.Thirrjes së mamasë për të ngrënëdarkë,ajo iu shmang,se nuk i hahej dhe i dhimbte koka.Shkoi shpejtdrejt shtratit dhe atje dhe u shkreh në lotë,por pa zë.Ishte njëdënesë rrënqethëse,e dalë nga zëmra e një vajze që dashuronte për herëtë parë.Sado e re,por ajo e dinte mirë që,po të arrestonin,nuk diljekurrë pa lagur.
Dhe ajo ndaj qante.E dinte mirë seç do hiqte seky,kosovari,nuk qe asi pari dhe as i fundit që do bënteburg."Kryeustai" me cinizmin e tij qe kujdesur që të përgatiste kudoçirakëxhelatë se kështu e ruantte më mirë "karakollin" e tij.* * *Ngjarjet u përshpejtuan.Siç duket,hekuri duhet të rrihesh me tënxehtë se,pa kaluar një muaj, atë e prunë duarlidhur për t'ia bërëgjyqin para popullit.Pra,ai,"agjenti" do dëshmonte me gojën e tij sesi donte të minonte pushtetin dhe të rrëzonte nga fronivet,dikatatorin.Kshtu flitej lart e poshtë,por Elsa ( të ishte evetme,vallë?!),as që i përfilte këto thashëetheme që,sipas saj,qenëpërgatitur në fabrikën e partisë dhe sigurimit.
Ajo u mundua që tëzinte një vënd,sa më afër,që të binte në sytë e tij.Kur u ul,ajo e pase si ishin sjellë me të:-Sado që veç një muaj kishte iarrestuar,por"ustallarët" qenë treguar të zotë.E kishin shyftyruar,sepa sforco të madhe,dalloje ca hematoma në fytyrë dhe,tekrrënqethej,Elsa mendonte se si do ta kishte trupin.Kokën kaçurrele iakishin qethur (sa herë kish lozur ajo me gishta e saj me ato kaçurela! ) dhe fytyra sikur kish marrë ngjyrën e dheut.Kish rënë aq,sakëmisha rrinte si varur mbi atë trup dikur,me të vërtetë,tëbukur.Ndërsa bluante këto,Elsa sikur u ngrit paksa se donte t'i bintenë sy,sikur me këtë donte t'i thoshte:-Sido që të jetë,Elsa është mety.Sado që u mendua,nuk arriti të vendosej ballas.Por në një çast-punë grime- ajo pa që ai rrotulloi sytë sikrur,po e kërkonte,dhe,kure pa,ninëzat u mbushën me një dritë.Oh,bëri Elsa.
Në këtë thirrjeje tënënzëshme,kishte dhe dhimbje,dhe dashuri,dhe shqetësim.Mandej,filloiakuza...E mori fjalën prokurori.Njerëzit nuk pipëtinin.Elsa dhe të gjithë ubefasuan.I pandehur,e mori fjalën prokurori,ke bërë propagandëarmiqësre.Ke thënë se në Jugosllavi jetohet më mirë.Se nuk gjen shtëpipa televizor,frigorifer apo lavatriçe dhe,në fshatra,kanë dhemakina.Mandej na ke lavdëruar Fishtën na e ke qaujtur poet tëkombit,këtë reakisonar që e bëri Italia akademik.-Zoti prokuror,-ndërhyri i "pandehuri",kur një fjalë prej tyre nuk e heki.Podhe,sakaq.pa pyetur në e lejoni apo jo,zuri të mbronte Fishtën.Asht ibukur,mor zotni dhe vrej mue:-Në Kosovë,në oda burrash,këndohet melahutë kënga e tij.I pandehur,- bërtiti brutalisht prokurori, edhekëtu do të na bësh propangandë.
Ne i dimë të tëra.Ti,i pandehur,ke bërëpër vete,për pak,dhe një kuadër tonin,një mësues,që,për fat të mirë,nai ka treguar të tëra.Ti,veç tjerash,ke folur kundra partisë esh.Enver.-Ah,këtë nuk e pranoj,Çfarë kam thanë,i kam pranue,por këtëjo,mor zonti prokuror.Mirë,-pranoi nprokurori,-po do të ballafaqojmëme fakte.Njerëzit prisnin.Ato,"faktet".Kur dha ballë mësuesi.Ky faqezikëndoi sipas muzikës së"drejtësisë".Nuk la gjë pa shpifur dhe izbukuronte ato sipas instruksionit.-Kur t'i kam thanë këto?-pyeti ipandehuri.-Atje,në dhomë,ku flemë.-Po,mor,po.T'u bafshin harram ato qëtë kam dhanë,si hua,dhe ato që kemi ngranë.E pagofsh këtë hajni veçatje ku do të dhmbi më shumë.
-Prokurori rahu fort tavolinën dhesokëlliu:-E sheh,i pandehur,doje të tërhiqje mbi qerren tënde tëUDB-së një kuadër të lartë.-Pasha zotin,more prokuror,e mori fjalënkosovari,më ke ba me qeshë.Unë me një shkollë të mesme dhe paskam dashme marr për hunde një mësue që ka mbaruar univeristetin,po pse ai kaqkeq po mësojnë në atë universitet,a? -E kutpoj gjuhën tënde prejnepërke,i pandehur,do të hedhësh baltë mbi shkollat e partisë,po syritvigjelent të popullit nuk i shpëton dot.Si u pyetën dhe dy dëshmitarëtë tjerë,fare pa peshë,me dëshminë e shokut të dhomës,Arben Kosovari ushpall "agjent" dhe u dënua me 7 vjet burg.* * *Epilog...Nuk e di se ç'ndodhi me Arbenin pas burgu.Ai nuk u kthye më në qytezëntonë.Elsa e shkretë u martua diku tjetër.Por nuk kam se si mosshkruaj,për mësuesin,koleg imi,mjerisht që,pasi u transferua për nërrethin e tij (se e meritonte ), nuk u pa më andej nga ne.
Po kurkishin kaluarr nja 15-vjet nga kjo histori,m'u desh që të ndaloja muatje ku jepte mësim.Dhe pyeta.Aha,më thanë,ka katandisur me një këpucëe me një nallane.E pushuan si alkolist,është ndarë nga e shoqja dhebredh si kot.Eh,thashë,sikur ta dije se ku je ,Arben "agjenti",dhe tëtë thosha:-E pagoi hajninë mësuesi,bash atje ku i dhëmb.Dhe nuk ka seku të vejë më mirë.Po a e kanë paguar vallë të gjithë ata"hajnat" siky që njihja unë?!....*emrat janë të mistifikuar.Ngjarja krejt e vërtetë.29 janar 2011.
http://shqip.dk/index.php?option=com_content&view=article&id=4627:kosovari-qagjentq&catid=57:tregime&Itemid=136