Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/02/04
nga Isa Vatovci: Asgjë speciale në Ditën e Pavarësisë
Trevjetori i Pavarësisë së Kosovës nuk është larg dhe institucionet kulturore kosovare tashmë kanë bërë gati edhe programet e tyre, që do të shfaqen në kuadër të festës së pavarësisë. Kuptohet sipas mundësive të tyre. Por, jo diçka speciale. Institucionet kulturore kanë përgatitur programet e tyre festive për përvjetorin e tretë të pavarësisë së Kosovës. Filarmonia e Kosovës do të shfaqë një koncert festiv, programe për festën e pavarësisë do të kenë edhe nga Teatri Kombëtar, Baleti i Kosovës dhe ansambli “Shota”. Ndërsa në GAK do të qëndrojë e hapur ekspozita “Muslim Mulliqi”. Teatri Kombëtar i Kosovës do të ketë shfaqje më 16 shkurt në kuadër të festës së pavarësisë. Drejtoresha e TKK-së, Burbuqe Berisha, në një prononcim për “Kosova Sot” ka pohuar se në TKK me rastin e kësaj feste do të ketë një shfaqje mike nga Shqipëria. ”Shfaqja ‘Darka e gabuar’ sipas romanit të Ismail Kadaresë, dramatizimi dhe regjia Fatos Haxhiraj do të shfaqet më 16 shkurt në kuadër të kësaj feste”, ka pohuar Berisha në një prononcim për “Kosova Sot”. Ndërsa një ditë më vonë, në Ditën e Pavarësisë, Baleti i Kosovës do të shfaqë shfaqjen “Oh! Zoti im” Këtë e ka pohuar edhe drejtori i këtij institucioni, Ahmet Brahimaj. Ai ka thënë se tashmë është vendosur dhe në shënimin e kësaj dite do të shfaqet shfaqja “Oh! Zoti im”. “Kjo shfaqje është përzgjedhur për t’u shfaqur në këtë ditë”, është shprehur ai në një prononcim për “Kosova Sot”. Program për këtë festë do të shfaqë edhe ansambli “Shota”. Drejtori i këtij ansambli, Dilaver Kryeziu, tha se “Shota” do të japë program më 14 shkurt, me të cilin do të hapë sezonin për këtë vit. Kryeziu ka thënë se do t’i përgjigjet kërkesës së MKRS për ndonjë aktivitet nëse do të kërkojë. “Po, ‘Shota’ do të ketë një koncert në TKK më 14 të këtij muaji me të cilin do të hapë sezonin e koncerteve për ditën e Shën Valentinit, për festën e trevjetori të pavarësisë”, ka thënë ai, duke shtuar se ansambli ka mjaft ftesa nga komunat e Kosovës për të festuar trevjetorin e pavarësisë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment