Dje në Institutin Albanologjik të Prishtinës u përurua vepra “Van Goghu kosovar” e autorit Dr.sci.Ilir Muharremi. Dramë kjo e inskenuar në vitin 2007 në skenën e teatrit “Dodona” nga Hazir Haziri
Drama , trajton një teme shumë të ndjeshme ku pasqyrohet jeta dhe fati i keq jetësor i një artisti.Ajo në vete përmban nuanca tragjike, dhe dramatike, të ndara në tetë skena.
Dramaturgu Profesor Haqif Mulliqi-recensent i librit, thotë që “Van Goghu kosovar” ka përkatësi të dyfishtë, duke i takuar dy mediumeve, funksionale, organike siç është letërsia dhe teatri “pikërisht drama.
Dramën në fjalë e e ka inskenuar në vitin 2007 aktori dhe regjisori Hazir Sh. Haziri e cila është dhënë si premierë në Prishtinë në Teatrin shqiptar " Dodona", pastaj ka vazhduar në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të zi” thotë Muharremi. “Drama në vete përmban nuanca tragjike, dhe dramatike, poashtu është e ngjyrosur me absurd, ekspresionizëm dhe ekzistencializëm”.
“Van Goghu Kosovar” mbase që në të lexuarit e parë të saj, na krijon mundësinë dhe hapësirën që ti përvishemi një qasje të këtillë. Te kjo vepër mund të hasim në këto dy elemente, pra me përkatësi të dyfishtë, ta lexojmë si letërsi por dhe të përpiqemi ti identifikojmë vlerat por edhe mundësit të vënies në skenë” tha Mulliqi.
Kjo sipas Mulliqit, është e rëndësishme për këtë vepër dhe për këtë autor, ngase është e çart që vet Muharremi, përpiqet që angazhimin e tij të krijuesit të dramës ta vejë aty ku qon tek një krijuesi tjetër që është regjisori i teatrit.
Për librin kanë folur edhe Mirsad Kuteli – letrar dhe redaktor i librit, Prof.dr.Atdhe Hykolli, Imer Toponica-kritik letrar, Besim Perjuci-letrar dhe Jetullah Halili-piktor.
Flori Bruqi