Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/04

nga B. ZYBERI :Ansambli Akademik i Valleve i UP-së, në mëshirë të fatit!

description

Ansambli Akademik i Valleve të Universitetit të Prishtinës dikur ka qenë njëri nga ansamblet më aktive në këtë aspekt. Mirëpo, prej disa vjetësh ky ansambël nuk funksionon më si dikur. Dilaver Kryeziu ka qenë koreografi kryesor i këtij ansambli, i cili tregon për gazetën "Kosova sot"  arsyen pse nuk është më aktiv ky ansambël. “Ansambli është duke funksionuar, por pa mbështetjen e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës . Arsyeja është që rektori i mëhershëm,Prof.dr. Enver Hasani, dhe stafi i tij,sidomos prof.dr. Basri Çapriqi, ndikuan që ky ansambël, që dikur ishte foleja  studentore e Universitetit, të zbehet. Por, megjithatë, ne po punojmë, sidomos anëtarët e ansamblit, të cilët kanë ftesa të shumta për festivale të studentëve ndërkombëtarë”, thotë Dilaver  Kryeziu.

 Ai thotë se ansamblin e ka udhëhequr dy dekada me ndihmën e të ndjerit  Prof.dr.Ejup Statovci,Unionit të Studentëve me në krye Bujar Dugollin e Albin Kurtin dhe rektorin Prof.dr.Zenel Kelmendi.

(Kosova sot)

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...