2011-02-04

‘Fest Flaka’ bashkon trevat shqiptare

description

Me mbrëmjen e “Fest Flakës” në Gjilan ka përfunduar programi i manifestimit “Flaka e Janarit”, i cili zyrtarisht do të mbyllet të hënën në mbrëmje, ku do të nderohen emrat që kontribuuan ndër vite në organizimin dhe shtrirjen e këtij aktiviteti shumëkulturor unik në trevat shqiptare. “Fest Flaka” ka tubuar në Gjilan artistë, artdashës dhe mysafirë të tjerë nga të gjitha trevat shqiptare. Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit, ka thënë se “Fest Flaka” është natë e rëndësishme në këtë 20-vjetor, kurse, siç ka nënvizuar ai, gjatë gjithë mbrëmjeve të “Flakës së Janarit 2011” ka pasur ngjarje konkurruese dhe se komuna e Gjilanit ndihet krenare kur dëgjon nga mysafirët se ky manifestim është i një profili të veçantë kulturor, e nderon veprën e dëshmorëve dhe të shqiptarëve kudo. Siç ka thënë Mustafa, “Flaka e Janarit” është më shumë se një homazh për ata që më së shumti e deshën lirinë. Në kuadër të “Fest Flakës” fillimisht ka pasur një tablo–mozaik vallesh shqiptare, ku u paraqitën grupi i valltarëve të qytetit nën përkujdesjen artistike të Rexhep Çelikut. Formacioni orkestral i TAM, nën drejtimin e mjeshtrit Vladimir Hasimi, është paraqitur me valle për bilbil dhe orkestër, të përpunuar nga Agim Krajka. Në këtë mbrëmje janë paraqitur edhe shumë artistë. Pranvera Myftari nga Ansambli Artistik “Migjeni” i Tiranës është paraqitur me “Këngët e vendit tim”, Besiana Mehmedi – “Pyet Kosova”, Selami Kolonja – “Poçari”, Skënder Maliqi dhe Rexhep Jashari – “Këngë për Agim Ramadanin”, Shkurte Fejza – “Këngë për Adem Jasharin”, Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi, përcjellë nga Formacioni Orkestral i Ansamblit Shtetëror – Tiranë – “Vaj e mall për Çamërinë”, Kompleksi i burrave nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve – Tiranë – “Djemtë e Lumës”, si dhe grupi i përzier i solistëve në përbërje të të cilëve ishin Fazile Ramdani, Burim Demiri, Arbëresha Hajdari – “Kur perëndon dielli. Këtë mbrëmje e kanë pasur me recitimet e tyre edhe dy aktoret Margarita Xhepa, që recitoi “Poçarin” dhe Tinka Kurti, që recitoi për Adem Jasharin. Në ekipin drejtues të “Fest Flakës” ishin Mehmetali Arifi, Adhurim Rasimi e Enkeljeda Arifi.

I.Musliu

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...