2011-02-02

Drenusha Z. Hoxha - Engjejt vdesin ndryshe (roman)

Letersia si fushe e gjere po pasurohet dita dites andaj ne te po futen shkrimtare qe po i japin letersise shiqtare si asaj botorore fryma letrare nga me te ndryshmet .Ne fushen e letersise vjen rishtas shkrimtarja kosovare Drenusha Zajmi Hoxha me romanin e saj te pare engjejt vedesin ndryshe.



Drenusha Zajmi Hoxha vie nga qyteti i lashte i Prizrenit e lindur me 1970.Mesimin fillor e te mesem e morri ne vendlindejn e saj duke vazhduar studimet universitare ne Universitetin e Prishtines ne drejtesi ku u diplomua, u rrit ne nje familje te arsimuar ku letersia kishte baza te forta. Aktualisht eshte juriste dhe drejton nje biznes te sukseshem ne Kosove.



ENGJEJT VDESIN NDRYSHE

Ky roman sjell te lexuesit dicka te re te bukur tragjike te dhimbshme sjell ne te gjtha cepert e jetes ku cdo person jeta mund tia jap nje drejtim te tille ,pasqyron Forcen e gruas e cila me cdo force arrin qe ta rimkemb familjen e sa e mos te fundoset,te krijohet ne shtylla te forta.
Ndonjehere te duket sikurse jane persona te gjalle persoanzhet ne roman sa qe ke pershtypjen se kur te mbaron romani do ndjehesh i vetmuar ashtu ndjehem une pasi e lexova.

Eshte mjeshteri pa dyshim i autores romani i saj i pare kori sukses te madh duke i bere shume lexues te rrine neteve te vona zgjuar grate te rrine me roman ne punet e tyre, dikend te vajtone duke e lexuar grate amvise duke mos e lene asnje faqe te romanit e duke i lene pa bere puinet e shtepise.
Romani ka dhe fryme psikologjike ,e ben lexuesin ta ndjek ne cdo faqe sdo te le humbas asnje minut.

Romani Engjet vdesin ndryshe ka dale ne shitje ne Kosove perkatesisht ne Prishtine , pritet keto dite te dale dhe ne qendrat e tjera te Kosves ne Shqiperi pritet te dale ne nentore.

*****

Krijuesja Drenusha Zajmi-Hoxha ka marrë çmimin letrar “Hivzi Sulejmani”(2009) për prozën më të mirë, të botuar ndërmjet dy takimeve, me romanin “Engjëjt vdesin ndryshe”. Ndërsa çmimi letrar “Pjetër Bogdani”, për veprën më të mirë në të gjitha zhanret, të botuar mes dy takimeve, shkoi për prof. dr. Zymer Ujkan Nezirin, për veprën “Studime për folklorin II” dhe për prof. dr. Besim Rexhajn, për veprën “Dramaturgjia shqiptare 1948-2008”, në dy vëllime. Duke arsyetuar vendimin e jurisë për dhënien e çmimit “Hivzi Sulejmani” në përbërje Rexhep Qosja, Avdyl Kadolli dhe Ismajl Syla, veprës “Engjëjt vdesin ndryshme”, të Drenusha Zajmit-Hoxhës, Avdyl Kadolli është shprehur se romani, përveçqë është një prozë e realizuar artistikisht, ka edhe mjaft elemente që e bëjnë atë mjaft të realizuar.“Proza e Drenushës është e realizuar mjaft mirë artistikisht dhe bart më vete vlera të çmuara, gjë që edhe e kanë shtyrë jurinë të përcaktohet për këtë roman”, ka thënë Kadolli. Ndërsa, prof. dr. Isak Shema, duke arsyetuat dhënien e çmimit “Pjetër Bogdani”, nga juria e përbërë nga ai, Hydajet Hyseni dhe Rrustem Berisha, për veprat e Nezirit dhe Rexhajt, është shprehur se veprat e këtyre dy autorëve sjellin studime me rëndësi për letërsinë popullore, përkatësish për dramaturgjinë tonë. Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Adem Demaçi, duke uruar laureatët e sivjetmë të çmimeve letrare, është shprehur se është për të ardhur keq që krijuesit nga Kosova nuk shpërblehen në asnjë formë për krijimtarinë e tyre artistike e letrare. Ai ka thirrur institucionet tona shtetërore të bëjnë më shumë për krijuesit, duke kërkuar nga shkrimtarët dhe krijuesit e artit të vazhdojnë punën e tyre, me gjithë vështirësitë me të cilat përballen. “Jemi të dëshpëruar që nuk kemi mundësi materiale për t'i shpërblyer për punën e madhe shkrimtarët, por kaq janë mundësit딝, ka thënë Demaçi. Po në kuadër të këtij manifestimi është mbajtur edhe një orë letrare, me ç'rast krijuesit kanë lexuar krijimet e tyre dhe kanë prezantuar studime për probleme të ndryshme të letërsisë. Po ashtu, krijuesit kanë vizituar disa shkolla të kryeqytetit, duke mbajtur edhe orë letrare me nxënësit e këtyre shkollave.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...