2011-02-02

Sami Milloshi :Leter e hapur per z. Arvizu


Sami Milloshi,SHBA


I nderuar zoti Ambasador Arvizu, Une qe po iu shkruaj jam Sami Milloshi, nje qytetar amerikan i lindur ne Shqiperi. Kam punuar njezetepese vjet gazetar per shtypin ne Tirane dhe qe prej vitit 1999 jetoj familjarisht ne SHBA. Shkak t'iu shkruaj kete leter u bete ju i nderuar Ambasador me qendrimin jashtezakonisht te matur qe keni mbajtur para dhe pas demonstrates se 21 janarit ne Tirane. Ju lutem te pranoni falenderimit e mia te sinqerta per gjithcka keni bere dhe po beni per atdheun tim te origjines. Ishit ju zoti Arvizu, qe para se te behej demonstrata e keshilluat organizatorin, ne rastin konkret Partine Socialiste dhe liderin e saj, zotin Edi Rama, qe ata te kujdeseshin qe sikurse kishin premtuar, te mos kishte akte dhune. Keshilla juaj paraprake ishte shume e dobishme, sic jane ne pergjithesi keshillat qe vijne nga autoriteti perfaqesues i SHBA, vendit kampion te lirise dhe demokracise ne bote. E verteta eshte, sic e dime te gjithe tashme, se organizatori i demonstrates, ne thelb, nuk e mori ne konsiderate keshillen tuaj, ose e thene ne gjuhen popullore, nuk e cau koken per keshillen tuaj. Rezultati, dhune e pashembullt: Shkaterrime, djegie, gure dhe hunj kunder policise qe ruante institucionin e Kryeministrise dhe me e keqja, tri te vrare. Pas kesaj demonstrate te dhunshme ju i nderuar zoti Ambasador Arvizu, perseri vepruat me shume kujdes dhe maturi, duke i keshilluar te dyja palet, pra, palen ne pushtet dhe opoziten qe te tregonin permbajtje dhe te linin organet kompetente sipas ligjit te hetonin shkaqet e dhunes dhe pasojat e tyre. Une mendoj se keshillat tuaja kane qene dhe jane vendimtare ne keto momente per Shqiperine dhe per shqiptaret. Por, ato duhen degjuar me modesti dhe duhen zbatuar pa hezitim dhe medyshje. Ne keto pese-gjashte dite ju i nderuar zoti Ambasador keni fituar nje admirim te madh prej shqiptareve, prej te gjithe atyre qe e duan Shqiperine nje vend te qyteteruar, te begate dhe te denje per familjen europiane. Dhe fakt eshte se Shqiperia ka bere disa hapa jo te vogla perpara ne kete drejtim. Shqiperia eshte anetare e NATO-s, qytetaret shqiptare arriten te levizin pa viza ne Europe, ku enderrojne nje dite te anetaresohen ne Bashkimin Europian. Ekonomia dhe turizmi shqiptar kane shenuar progres te dukshem gjithashtu. Askush me arsye te shendoshe nuk do te deshironte qe keto suksese te shkaterroheshin nga nje grusht vandalesh qe e ngaterrojne demokracine me anarkine. Askush, nga ana tjeter, nuk mund te pretendoje se Shqiperia prezanton nje realitet perfekt. Por, sic e keni vene ne dukje edhe ju zoti Ambasador, eshte absurde te mendohet se dukurite e korrupsionit mund te eliminohen duke qelluar me gure mbi policine dhe duke djegur makina para selise se Kryeministrise. Keto akte huliganesh nuk mund dhe nuk duhen toleruar ne nje vend qe i thote vetes shtet ligjor demokratik. Une nuk pretendoj se po them ndonje gje te re me keto qe permenda, por e shoh te arsyeshme t'i perseris sepse, per fat te keq, frymezuesit, toleruesit apo ata qe duan te perfitojne kapital politik prej dhunes, do te duhej te kuptonin se me kete menyre ata po humbin dhe do te humbnin te gjitha kreditet e tyre politike. I nderuar zoti Ambasador, Ashtu si para demonstrates se 21 janarit, edhe pas saj, ju po insistoni qe te kete vetepermbajtje, maturi dhe qetesi. Ne kete linje ju i keshilluat te dyja palet te nderpresin tubimet e metejshme per nje kohe te mevonshme me synimin e mire qe te qetesohen gjakrat. Keshillen tuaj e degjoi Kryeministri Berisha dhe ai e terhoqi tubimin e se shtunes. Por, per fat te keq, perseri eshte zoti Edi Rama, ai qe nuk e mori ne konsiderate keshillen tuaj dhe ka planifikuar nje demonstrate tjeter per te premten me daten 28 janar. Eshte ceshtja e tij te shpjegoje se pse ai i kundershton keshillat tuaja. Por, une mendoj se, megjithe retoriken e tij, e cila ne pamje te pare duket paqesore dhe e destinuar te tregoje nje homazh per te vraret ne demonstrate, perseri ai nuk mund te garantoje askend se, pjesemarresit ne demonstrate do t'i binden retorikes se tij. Ai si lider organizator i demonstrates se 21 janarit tregoi se nuk ishte ne gjendje te kontrolloje ata qe i kishte thirrur ne demonstrate. Tani, pas asaj dhune qe ndodhi njehere, ka njeqind arsye me shume per te besuar se zoti Rama, nuk e ka aftesine t'i kontrolloje demonstruesit e dhunshem. Sic thuhet ne anglisht: "People might not believe what you say, but they believe what you do". (Njerezit mund te mos besojne cfare thua ti, por ata besojne cfare ben ti). Keshtu qe une mendoj se retorika ne dukje paqesore e zotit Rama duhet pare me rezerve dhe me skepticizem. Dhe me ne fund, per ta mbyllur, do te deshiroja edhe nje here zoti Ambasador Arvizu, t'ju falenderoj perzemersisht dhe t'iu bej me dije se sikurse besoj, ne perpjekjet tuaja per nje Shqiperi europiane, ju keni mbeshtetjen e shume e shume qytetareve amerikane me origjine shqiptare, qe sikurse edhe une e kane dashur dhe e duan atdheun e tyre te origjines ashtu sic thoshte poeti yne kombetar Naim Frasheri, "Zonje midis kombeve te tjera".

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...