Shkrimi që po botojmë është përzgjedhur nga më të goditurit e të gjithë gazetarëve që kanë punuar te “DRAM”, një revistë kryesore në tër Afrikën, në kuadrin e një jubileu të revistës.
Autori , Musoza Kazembe, për të cilin është shkruar se gazetarë të kalibrit të tij “I vijnë njerëzimit një herë në shekull”, ka vizituar vëndin tonë dhe është afrikan, nga Malavi.Muzoza Kazembe ka mbuluar për një kohë të gjatë Greqinë për “The times” .
Ai e ka vizituar për herën e parë vëndin tonë në prill 1993,kur te ne erdhi për herën e parë dhe të vetme, njeriu I shquar I të dy shekujve, Papa Vojtila. Ja se c’tregonte ai për atë eveniment: “Tre gazetërë grekë më thanë se , mirë, ti je duke shkuar në Shqipëri, por dije, ai është vëndi I djajve. Isha mësuar të rrezikoja tër jetën dhe u nisa.”Djalli” I parë që takova, ishte një vajzë 21 vjecare. Ajo dinte anglisht, dhe unë iu luta të ma përkthente fjalën e Papës, pasi nuk dija as italisht. I lehtësuar tanimë për të bërë shkrimin e ngarkuar nga kryeredaktori, i thashë “djallit” shqiptar, se sa kushtonte përkthimi i saj.
Ajo më tha: “Ka qënë kënaqësia ime!” dhe, duke refuzuar dorën time me tufën e dollarëve, u largua pa më dhënë as adresën. “Djalli” I dytë që takova – një oficer. Banonte në një dhomë e guzhinë me dy fëmijët e tij dhe kishte një pafundësi librash. “Edhe ne jemi ndeshur me shembuj brilantë të trimërisë së gazetarisë shqiptare, por po japim për botim këtë pjesë, edhe për trimërinë e njerëzve me ngjyrë, të prapambetur , të paarmatsur për t’u ndeshur me diktatura të armatosura deri në dhëmbë dhe me kriminelë , ndërkohë që mes nesh ende ndeshim njerëz të topitur që druajnë të marrin pjesë në përplasjet popullore të politikës kur vëndi ynë rend revan drejt greminave të skëterrës.
Musoza Kazembe PROFESIONI IM : “THYERËS BURGU”Fragmente …”DRAM” shkruajti me guxim, absolutisht me vërtetësi , për të tëra këto . Banda ( diktatori që drejtonte shtetin afrikan të Malavit – shën. përkth.) reagoi menjëherë, duke e denoncuar revistën. Por nuk guzoi ta ndalonte. Dhe përdori një taktikë.të thjeshtë dhe të menduar bukur.
Ai urdhëroi bashkëpunëtorët e tij që, sapo të dilnin kopjet e para, të organizonin grabitjet e tyre. E studionin “DRAM” in në majë të gjilpërës dhe, kur shkruhej për paudhësitë e Bandës, organizohej, përmes rrjetit policor të shpërndarë në gjithë vëndin, blerja pa përjashtim e të gjithë ekzemplarëve, përpara se revista të shkonte te lexuesi. Kështu ishin punët e shtetit, që na detyruan shumë nga ne gazetarët që të largoheshim. Unë u hodha në Salizbëri, Rodezi, gjithnjë për “DRAM” in.…Pasi kisha udhëtuar tër natën, autobuzi u ndal në një fshat të vogël ku ishte edhe qëndra tregëtare e disa fshatrave. Kurrsesi nuk ma mban të të shpie më tej – më tha me keqardhje shoferi.Si një qën I dërrmuar u shtriva të flë në tokë, si I mora hua dikujt një batanie.
Era që frynte të mbyste me pluhur nga të gjithë drejtimet, kështuqë e mbulova kokën mirë e mirë.Dy orë më vonë, u zgjova nga një shofer ushtrie, që ishte përkulur mbi mua. Po më shihte me shumë rreptësi. Më pyeti:“Kush je ti?”U përpoqa të sillja ndër mënd se ku isha , pasi qeshë ende I turbulluar nga gjumi, por ai ishte I padurueshëm:“Hajt, Çohu! Ore, Çohu po të them!”, më urdhëroi.Kur unë bëra siç tha ai dhe e sqarova se vija nga “Dram”-i duke I treguar edhe triskën e gazetarit, ai pyeti:“ Ku do të shkosh?”“Në luftë”, iu përgjigja……E gjithë beteja komandohej në distancë nga oficerë të bardhë…Po qëndroja me ministrin mbi një kodrinë ku vështrohej si në pëllëmbë të dorës fshati Lumpa e ku armiku shquhej krejtësisht.
Papritur dëgjuam krismat e luftës. Ja se ku dolën mbrojtësit e Lumpës. U hapën në sulm me armë të bëra me dorë nëpër shtëpia dhe me heshta. Ushtria me pushkët e saja automatike dhe me mitrolozë, i preu ata sikur të ishin insekte. Ata nuk mundën të qëndronin, por vecse luftuan trimërisht – shtatë të vdekur e mbi dymbëdhjetë të plagosur. Po ndjenja një gjëndje tmerri në tër qënien time.Ministri buzëqeshte me guxim ndërsa ushtria hyri në fshat duke rrethuar gratë e fëmijët që ulërinin.Gjithcka kishte mbaruar.U kthyem në hotel. Ne gazetarët e kaluam natën në një bar, duke e mbytur me raki brengën tonë.
Edhe Ministri erdhi vetë për të na bërë një bisedë, që ne ta komunikonim në shtyp.“Ç’ishte e tëra kjo?”, e pyeta unë, dhe ai , shkurt, nisi të ravijëzonte pikpamjen e qeverisë, si e kuptonte ai….Plasi një e qeshur shungulluese. Edhe një gotë. Ministri na kërkoi të falur për t’u larguar. “Duhet të shkojmë të flemë tani. Le t’I lëmë edhe ca punë për nesër”, tha.Tamam në këtë moment, doktori ushtarak që sapo erdhi në grupin tonë, befas shpërtheu me të uluritura:”Vrarës! Gjaksorë!”“I shkreti djalë, ia paska mbërthyer me të pira pra.
Në të vërtetë, ky nuk mund të rrijë më në ushtri”, tha një oficer policie.“Ej, djalosh I mplakur, unë do të të çoj në krevat”, I futi krahun një koleg I tij I ushtrisë.Plaku e shtyu me forcë tutje duke thërritur:“Hiqi duart! Hiqi duart nga unë, po të them! Kriminel!”. Dhe duke iu marrë këmbët shkoi të flinte.Pasoi një si valë përvëluese. Englezi shtoi se Lumpa kish qënë fshati më I pastër në veriperëndim dhe një popull shumë, shumë punëtor.“Të ikin. Manjakët e çmendur të Biblës!Turmë që I pjell mëndja vetëm turbullira!”, tha një I degës speciale.“A ju jep kjo të drejtën për t’I vrarë?”, tha një i Degës Speciale.Heshtje. Edhe nga një dopio. …
Mëngjesin tjetër unë refuzova të vazhdoja më tej për të parë trupat e njerëzve të masakruar gjatë një bastisjee hakmarrëse në orët e mesnatës. Përshkrimi I skenës nga një koleg, skenë nga e cila ai u bë për spital, ishte mjaft për mua.Të gjitha kufomat qenë trupa të grave të zhveshura të Lumpas, të cilave ua kishin hequr foshnjat qënga vaginat dhe ua kishin mbytur. Askush nuk interesohej për ato. Burrat e tyre nuk ishin atje që t’I mbronin.….Kështu, pra, u vulos komplloti që unë të penetroja në burg…
Po ecja lehtë drejt portës kryesore I veshur si kamarjer. Kameran e kisha futur poshtë përparses. Kamera ishte gjë e vjetër. E kisha marrë atë masë sepse, poqese do të më diktonin, do të përfundoja në skëterrë vetëm nga të pyeturit se kujt I shërbeja unë me këtë kamër kaq të shtrenjtë.Te dera ishin dy policë me uniformë. Njëri prej tyre më pyeti me të ashpër se ku po shkoja.“Brënda”, iu përgjigja . Pas një sekonde , duke u mbajtur me të madh dhe duke I bërë ata që të më shihnin si budallej, u thashë:“Më duket se shefi juaj sapo doli” . menjëherë ndërrova tonin dhe I pyeta për atë oficerin që kisha takuar në tren.
“Futu, futu. Tani sapo është kthyer. E ke në banesën e tij”.Qetë – qetë vazhdova përpara dhe, si lashë pas një turmë të madhe të burgosurish që po loznin futboll, shkova në banesën e oficerit “tim”. Dukej tepër I nevrikosur. Më pyeti se mos më kishte ndodhur gjë te dera.“Jo”, I thashë.“Gjëja e vetme që do të doja tani është vetëm të pi. Të pi.”, bërtiti ai dhe më tërhoqi poshtë në rrugë. Kapërcyem gardhin e mbrapëm dhe u nisëm drejt fshatit që ishte ndonjë milje që andej e ku, nga të gjitha anët, fshatarët na përshëndesnin me përzemërsi.Bleva një bardhak të madh me d o r o ( një lloj pije që përdoret në Afrikë). Të dukej vetja trim mbi trimat. Sidoqoftë, unë pija pak dhe bëra me shënjë që të sillnin edhe një bardhak tjetër ndërkohë që isha esëll.Rreht orës tre, një grua erdh dhe po vallëzonte me të përdredhur para meje dhe shokut tim.
Më së fundi I thashë atij se tani duhej të çoheshim e të iknim; ai nuk po paraqiste asnjë interes për propozimin tim.“Dua femër”, ulëriu.U hoq zvarrë drejt kaçubeve, kurse unë nuk kisha ç’të bëja tjetër, veçse I shkova pas, duke I ndenjur disa hapa larg.Kishte shkuar ora katër, kur unë ia ndërpreva qejfin e seksit duke I sugjeruar që andej ku isha se ne na prisnin gjëra shumë më të rëndësishme sesa të rendnim pas kurvave të katundit.“Hajt, pra, mirë”, tha ai, “paguaji kësaj gruas një shilingë e gjashtë pens për mua e hajde të shkojmë”.Ashtu bëra, dhe u kthyem që të dy bë qendër të burgut.“ E di që ti, në fakt, nuk je hiç djalë I keq?”, tha ai…
PËRGATITI RIZA LAHI
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.
Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD. Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...
-
- Nga Flori Bruqi Administrata e ish presidentit deri sotëm Joe Biden kishte prioritet diçka ...
-
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami,PHD AAAS. STUDIM EKSPLIKATIV HISTORIK DHE FILOZOFIK QË SAKTËSON VIKTIMËN DHE AGRESORIN L ...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
No comments:
Post a Comment