AKADEMIA SHQIPTARE AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE NEW YORK - PRISHTINË
Prishtinë Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”
Datë 10.10.2020 Ora 13:00
PËRURIM LIBRI Leksikon Enciklopedik
Fjal e plotë e përurimit të librit Leksikon enciklopdik të AAAA-sit.
Mirë dita të gjithëve që keni ardhur në përurimin e Leksikonit Enciklopedik PAK FJALË PËR ASHASHA Më datë 28 Nëntor të vitit 1995, në Amerikë gjegjësisht në Nju Jork u shënua një kthesë e madhe historike më themelimin e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York. Themelues të Akademisë janë: Prof. Dr. Skendër Kodra, Dr. Ulvi Vehbiu, Dr. Adem Harxhi, Dr. Namik Shehu, Mentor Mata, Sanie Selita etj Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar ngase ka anëtar nga Prishtina, Tetova e Presheva, nga Tirana, Shkodra, Gjirokastra e Çamëria…, si dhe nga Diaspora shqiptare. Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie ku do të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në Diasporë. Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve gjatë këtij viti botoi dhe përuroi në Prishtinë më 24 shtator 2019 dhe 14 tetor 2019 dy vepra të rëndësisë së veçantë: ”Tokë e mbjellë në varre” - Krimet serbe në Kosovë 1998-1999, të studiuesit tonë Akademik Prof. Dibran Fyllit, dhe librin “Përmbledhje shkrimesh” të Akademik Mr. sci. Jahja Llukës, si dhe në shtator të këtij viti nxori nga shtypi veprën “Hasan Prishtina, Stërnip i Abdullah Veliqit” botimi i tretë me plotësime, të studiuesit Dibran Fylli,
Derisa për herë të parë në trojet shqiptare, me një punë të palodhshme në fushën e shkencës, letërsisë, kulturës e artit, në muajin mars të këtij viti doli nga shtypi libri enciklopedik me titullin “Leksikon enciklopedik”, botim nën siglën e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve - Dega në Prishtinë, me botues “Flomed”, nga Prishtina. Pas një pune të mundimshme dhe të suksesshme autori më bashkëpunëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë, letërsi, art, kulturë dhe biznes kombëtar dhe ndërkombëtar. Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë dhe të larmishme të shumë autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, Çamerisë dhe në Diasporë. Stafi redaktorial i Enciklopedisë janë studiues të njohur nga trevat shqiptare si: Akademik Flori Bruqi, Akademik Dibran Fylli, Akademik Hakif Bajrami, Akademik Naim Kelmendi, Akademik Nijazi Halili, Mr.Sci. Fatmir Halimi, Prof. Abdullah Troshupa, të cilët me punën e palodhshme dhe përkushtimin e tyre arritën që ta përmbyllin Leksikonin, duke e pasqyruar kontributin e 352 personaliteteve shqiptare të fushave; shkencë, letërsi, kulturë dhe art. Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA dhe derisa dy vite më parë ASHAK botoi “Fjalorin enciklopedik” në dy vëllime, me një mbështetje financiare të majme, stafi i “Leksikonit enciklopedik”, punën e vet e kreu pa asnjë mbështetje financiare, derisa për shtypin u kujdes vet Shtëpia botuese “Flomed”. Ndërsa në rastin tonë akademikët dhe redaksia e kishte një lloj përgjegjësie sepse është botim akademik, është bërë nga njerëz që kanë nivel të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë u kalua me përgjegjësi në një sitë profesionistësh. Leksikoni i ka kaluar te gjitha fazat e vlerësimit akademikë për botim, ngase bëhet fjalë për një vepër me rendësi kombëtare. Libri ''Leksikon enciklopedik: do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve shkencor , si dhe të gjithë atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre shkencorë nga fusha të ndryshme.
Rezultatet kanë qenë të kënaqshme dhe lexuesi do të shohë prurjet e secilit autor në fushën përkatëse, sidomos në mjekësi, inxhinieri, shkenca ekzakte, letërsi ,albanologji, artin teatral, filmik, vizatimor etj., të cilat lidhen drejtpërdrejtë me identitetin e kombit tonë i cili në rrjedhë të mijëvjeçarëve ka lënë gjurmën e tij. Kjo Enciklopedi është hartuar në mënyrë të tillë që nga lexuesi i zakonshëm e deri te studiuesit e fushave të ndryshme të kenë mundësinë që të njihen me arritjet e secilit autor dhe të përzgjedhin prej tyre atë që ata kërkojnë. Artikujt dhe studimet e këtyre autorëve përfshijnë figurat më të rëndësishme historike që u kanë dhënë emrin e tyre, të ngjarjeve më kulmore të historisë sonë të ndritur brez pas brezi. Leksikoni enciklopedik përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe studimet e këtyre autorëve do të gjeni botën shqiptare në të gjitha dimensionet historike, që nga lashtësia deri në ditët e sotme. Kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar. Autorët që përfshihen në këtë botim enciklopedik kanë sjellë kontribute të rëndësishme në fushën e dijës Një nga figurat qendrore të kësaj akademie ka qenë kryetari i saj Prof. dr. Skënder Kodra, i cili mundi të përbashkojë dijen shqiptare dhe më gjerë, të shtrirë në pesë shtetet ilirike ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e tyre dhe në Diasporë dhe që ky kontribut shqiptar po ngrihet vazhdimisht drejt nivelit botëror. Tashmë Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Artit me në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup është bërë epiqendra e mendimit shkencor-akademik që prodhohet në trojet etnike shqiptare duke sjellë gjallëri dhe freski në fushë të artit dhe shkencave kudo në botë. Theksojë së libri “Leksikon enciklopedik“ është kronikë me 352 fotografi në kolor për çdo biografi dhe bibliografi të shkencëtarëve, shkrimtarëve e artistëve nga mbarë trojet shqiptare. Sot, kur së bashku po e përurojmë për herë të parë një projekt madhor-akademik, pa ndonjë pompozitet i falënderojë bashkëpunëtorët, akademikët: Dibran Fylli, Hakif Bajrami, Naim Kelmendi, Nijazi Halili, Fatmir Halimi dhe Abdullah Troshupa. Po ashtu falënderojë në mënyrë të përveçme secilin studiues veç e veç, si dhe shtypshkronjën grafike “Office Printy” me pronar zt. Halil Koca. Faleminderit të gjithë njerëzve që na kanë mbështetë ne si Staf redaktues si dhe ata që nuk gjetëm mbështetje formale. Faleminderit moderatorës Jehona Gashi, dhe të gjithëve që ndatë kohën të jeni pjesë e këtij përurimi.
Akademik Flori Bruqi .