Pas pandemisë,
së shpejti përurohet libri akademik "Leksikon enciklopedik"
Nga
Flori Bruqi
Për
herë të parë në trojet tona shqiptare, me një punë të palodhshme në fushën e
shkencës, letërsisë, artit, doli kohë më parë nga shtypi libri enciklopedik me
titullin “Leksiokon enciklopedik”, botim i vitit 2020 , nën siglën e Akademisë
së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane – Dega në Prishtinë (Botues Flomed
SHPK, Prishtinë).
Libri ka një vlerë të veçantë historike, i njajti e trajton shkencënmjekësore,juridike,politike,
letërsinë, artet në gjithë hapësirat
shqiptare, në Shqipëri,Kosovë,Kosovë
lindore, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri edhe në Diasporë.
Bashkëpunëtoret e Enciklopedisë janë studiues të njohur nga trevat shqiptare (Akademik
Hakif Bajrami,Akademik Dibran Fylli, Akademik Naim Kelmendi,Akademik
Nijazi Halili, Mr.Sci.Fatmir Halimi,Prof. Abdullah Troshupa) të cilët përbëjnë
bordin e Librit. Kjo enciklopedi është e para e këtij lloji në hapësirën shqiptare.
Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, kur ne e dimë se Shqipëria ende nuk e ka enciklopedinë e saj.
Tirana, ka pasur një fjalor të hershëm enciklopedik ndërsa vjet në Prishtinë, ASHAK, botioi ”Fjalorin enciklopedik” me dy
vëllime…, ndërsa Enciklopedia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve – Dega
në Prishtinë, do të ketë disa vëllime… Tash ajo përfshinë kontributin e 352 shkencëtarëve,
shkrimtarëve, artistëve në fusha të ndryshme.
Enciklopedia ka si specifikë se ajo mbartë elemente vlerësuese për çdo autor; çfarë ai
përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, për çfarë ata çmohen me veprat e tyre qoftë nga shkencat ekonomike,juridike, mjekësore,
farmaceutike , shkencat e historiiografisë nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Kemi bërë më mund një sistemim të plotë, shumë i ngjeshur i vlerave që ka krijuar shkenca,
letërsia, arti shqiptar ndër shekuj.
Edhe Veprat e realizimit socialist dhe komunist në Shqipëri dhe Kosovë janë pjesë e kësaj Enciklopedie dhe historografie që nuk
mund të veçohen. Ka pasur bota pjesë të errëta të histories dhe përsëri shkruhet për to…
Ashtu edhe ne, kemi qenë ky popull që jemi, kemi pasur këtë kulturë dhe kjo do
të thuhet në këtë libër.
Më i vështirë është shkrimi i historisë, ngase njerëzit janë akoma gjallë, lufta
është ende e freskët, dhe është gjë e madhe krijimi i hapit të pare të
shkrimit të historiografisë kombëtare me fakte dhe dokumenta shkencorë, me
metodologji bashkëkohore hulumtuese dhe metodologji krahasuese.
Ndërsa në rastin tonë unë kam një lloj përgjëgjësie më tëdhe
ngase ky libër shkencor është
botim akademik, bëhet nga njerëz të rendomtë , më një përvojë modeste që kanë nivel akademik në këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi
në një sitë profesionistësh.
Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja, që dalin edhe
në shtypin periodik, janë shfrytëzuar
mirë .
Çfarë janë botimet për shkencën e mjekësisë,farmacisë, shkencat politike dhe
juridike, letërsinë, artin etj. Kanë kaluar
në filtra shkencorë. Por kjo nuk do të thotë se nuk do
të ketë gjëra të reja.
Enciklopedia… i ka kaluar te gjitha fazat e vlerësimit akademik për botim,
ngase bëhet fjalë për një vepër me rendësi kombëtare dhe historike pa u përzirë
politika ditore.
Lexuesi dhe studiuesi shqiptar si dhe ai
i huaj do ta studiojë këtë libër, për dhembjen tonë dhe të të gjithë atdhetarëve,
për të pasur mundësi a gjykojë … vlerësojë, …por ka edhe të tillë “ analista” ,
që e gjykojnë librin akoma pa e lexuar….
Më datën 28 Nëntor të vitit 1995, në Amerikë gjegjësisht në Nju Jork u shënua
një këthesë e madhe historike në themelimin e Akademisë së Shkencave
Shqiptaro-Amerikane në New York.
Themelues të Akademisë janë :
Akademik Prof.Dr.Skendër
Kodra,
Dr.Ulvi Vehbiu,
Akademik Dr.Adem
Harxhi,
Akademik Dr.Namik
Shehu,
Akademik Mentor
Mata,
Sanie Selita etj.
Akademia në fakt është një institucion I lartë shkëncor mbarë kombëtar ngase në
të ka anëtar nga Prishtina ,Tetova , Presheva, Tirana,Shkodra, Durrësi
, Gjrokastra, PlavaUlqini,Presheva,Bujanovci,Gjilani,Ferizaji,Prizreni,
Peja,Gjakova,LLapi,
Drenica,Karadaku , Diaspora.
Bashkarisht në këtë Akademi, akademikëtanë organizuam një sërë aktivitetesh
shkencore fjala vjenë Konferenca kushtuar 600 vjetorit të lindjës së Heroit
kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeut ,70 vjetorit të lindjës së shkrimtarit të
shquar Ismail Kadare.
Konferenca për gjuhën e njësuar shqipe, ku senator i gjuhës dhe kultures
kombëtareishte Kdemik prof.Peter Prifti i
cili e mbrojti me argument origjinale rëndësinë historike të Kongresit të
Drejtëshkrimit në Tiranë 1972,
kundër qëndrimeve subjective politike dhe antishkencore të kohës.
…Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork punimet e tyre
shkencore i kanë botuar në revistën shkencore të Akademisë “Dituria”, e cila së
shpejti do të botohët në Kosovë falë Memorandumit të bashkëpunimit të
akademikëve Të AAAS-it dega Prishtinë më shtyshkronjën kosovare OfficePrinty me
pronar Zt.Halil Koca dhe akademikut tone Prof.dr.Skendër KODRA.
Në vitin 2019 kjo Akademi i botoi dhe përuroi në Prishtinë dy libra të autorëve
nga Kosova: Akademik Dibran Fylli”Tokë e mbjellë në Varre”(Krimet Serbe
në Kosovë 1998-1999) si dhe libri i Akademik Jahja Llukës “Përmbledhje
shkrimesh”.
Është botuar në muajin janar të vitit
2020 libri i parë “Leksikon enciklopedik”, i cili sadopak do ti plotësojë
zbrazëtësirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës,letërsisë, artit,
kultures etj.ngase një dorcak i tillë biografik dhe bibliografikë deri me tash
nuk ka ekzistuar.
Shkencëtaret dhe shkrimtarë tanë etj., edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana
të caktuara, ata identitetin e tyre kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre,me
përmbajtjet e veprave,me personazhet,me ambientin, e madje edhe me deklaratat e
tyre së janë shqiptarë.
Gjatë shkrimit të këti doracaku për 4 vjet pandërprerë na kanë përcjellë edhe
probleme të ndryshme në grumbullimin,verifikimin dhe sistemimin e të
dhënave.
Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe
Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh
nevojën e një enciklopedie ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësaj
Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në Diasporë.
Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një sihariq dhe kontribut i çmuar i
kësaj akademie që nga themelimi i saj vitin 1995 e deri më sot.
Pas një pune të mundishme dhe të suksesshme autori më bashkëpunëtoret e tij ka
arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve
të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit si dhe disa
intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë,letërsi , art, kulturë dhe
biznes kombëtar dhe ndërkombëtar.Në këtë
mënyrë kemi një tablo të plotë dhe të larmishme të shumë autorëve
dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën
e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit,Çamerisë dhe në Diasporë.
Autori së bashku me Stafin redaksional ka punuar për katër vjetë me
dashuri dhe përkushtim në mbledhjen e biografive dhe bibliografive të
këtyre njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të Diasporës.
Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj dhe marrja e informacionit ka paraqitur
vështirësi.
Mirëpo këmbëngulja e tyre ka bërë që asnjë prej këtyre studiuesëve të mos
mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre.
Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të
përmasave të tilla madhore.
Nuk kanë hyrë në “ Leksikon enciklopedik” ata që nuk kanë vepra shkencore, letrare,
publicistike,artistike, filmografike,teatrale etj., qofshin ato të
botuara , skenuara etj.,si dhe ata që nuk i kanë dërguar më kohë biografitë dhe
bibliografitë e tyre në redaksinë tonë.
Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen jo vetëm me shtrirjen
gjeografike ku veprojnë këta autorë, por dhe prurjet shkencore që ata kanë
sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore.
Libri ''Leksikon enciklopedik: do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe
nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve shkencor , si dhe të gjithë
atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre shkencorë nga fusha të
ndryshme.
Bashkëveprimi dhe shtrirja gjeografike ku veprojnë këta autorë ka sjellë një
përbashkim të vlerave të krijuara, kanë nxitur njëri-tjetrin për t`u thelluar
më tej në fushat ku ata krijojnë apo hulumtojnë .
Rezultatet kanë qenë të kënaqshme dhe lexuesi do të shohë prurjet e secilit
autor në fushën përkatëse, sidomos në mjekësi,inxhinieri ,shkenca ekzakte,
letërsi , albanologji, artin teatral, filmik, vizatimor etj., të cilat lidhen
drejtpërdrejtë me identitetin e kombit tonë i cili në rrjedhë të mijëvjeçarëve
ka lënë gjurmën e tij.
Ka qenë dhe është detyrë e anëtarëve të kësaj Akademie të thellojnë punën
kërkimore shkencore në fushë të Shkencave ekzakte ,mjekësisë ,teknologjisë
informative , albanologjisë , ekonomisë, jurispondencës etj., duke shkuar
në thellësi të shekullit XXI .
Kjo Enciklopedi është hartuar në mënyrë të tillë që nga lexuesi i zakonshëm e
deri te studiuesit e fushave të ndryshme të kenë mundësinë që të njihen me
arritjet e secilit autor dhe të përzgjedhin prej tyre atë që ata kërkojnë.
Artikujt dhe studimet e këtyre autorëve përfshijnë figurat më të rëndësishme
historike që u kanë dhënë emrin e tyre ,të ngjarjeve më kulmore të
historisë sonë të ndritur brez pas brezi.
Kjo enciklopedi përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe studimet e
këtyre autorëve do të gjesh botën shqiptare në të gjitha dimensionet
historike, që nga lashtësia deri në ditët e sotme.
Kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar. Autorët që përfshihen në këtë
botim enciklopedik kanë sjellë kontribute të rëndësishme në fushën e dijës .
Një nga figurat qendrore të kësaj akademie ka qenë kryetari i saj Akademik prof. dr. Skëndet Kodra,Ph.D i cili mundi
të përbashkojë dijen shqiptare dhe më gjerë, të shtrirë në pesë shtetet
ballkanike ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e tyre dhe në Diasporë dhe që
ky kontribut shqiptar po ngrihet vazhdimisht drejt nivelit botëror.
Tashmë Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Artit me seli në Nju
Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup është bërë epiqendra e mendimit skencoro-
akademik që prodhohet në trojet etnike shqiptare duke sjellë gjallëri dhe
freski në fushë të artit dhe shkencave kudo në botë.
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve është mbështetur fort mbi
arritjet e deri tanishme të dijetarëve shqiptarë, i ka parë kontributet e tyre
akademike si arritje të çmuara dhe i ka vlerësuar vazhdimisht.
Por çdo arritje është njëkohësisht pikënisje nga ku fillon e ngrihet një
arritje tjetër.
Në këtë kuptim, duke ruajtur vlerën e arritur, janë bërë përpjekje për arritje
të reja dhe që këto - kontribute akademike janë të rëndësishme sidomos në fushë
të Mjekësisë , Albanologjisë etj.
Albanologjia ende nuk e ka thënë fjalën e saj përfundimtare, sepse kërkohen
studime të thelluara në gjuhësi dhe antropologji, në histori dhe arkeologji, në
besimet pagane që emërtohen pellazgjike dhe që kanë bashkëjetuar me shqiptarët
deri në ditët e sotme.
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, si akademi e trojeve
shqiptare dhe e Diasporës u ka dhënë një ndihmesë të çmuar shkencave ekzakte
dhe atyre shoqërore, veçanërisht në fushë të Albanologjisë, ku gjithnjë e më
shumë, anëtarët e kësaj akademie kërkojnë të depërtojnë në atë histori që nga
historianët quhet parailire.
Nëse për grekët historia para helene apo pellazgjike është e dokumentuar prej
autorëve të antikitetit dhe helenët nuk kanë patur asnjë lidhje gjenetike me
pellazgët; shqiptarët e sotëm ruajnë tradita dhe zakone që e kanë zanafillën
nga ajo periudhë që autorët e antikitetit i emërtojnë pellazgjike siç është
adhurimi për lisin e shenjtë apo adhurimi për malin e Tomorit që kanë qenë rite
që kanë përcaktuar identitetin e asaj popullsie që quhej pellazgjike.
Disa nga studimet që janë marrë me periudhat para ilire janë të nivelit
akademik dhe përbëjnë arritje të këtij institucioni në botën akademike
shqiptare.
Disa nga arritjet e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, kanë
prekur në thellësi sferat e dijes njerëzore, aty pasqyrohet qartë identiteti
ynë kombëtar, autoktonia e shqiptarëve në trojet e veta, marrëdhëniet me popujt
e tjerë prej të cilëve ka dhënë dhe ka marrë çfarë shoqëria njerëzore ka
arritur në shkencë dhe arte dhe që kanë shërbyer për një ecje të sigurt të
njerëzimit drejt progresit dhe përparimit shoqëror.
Aty do të gjesh të pasqyruara marrëdhëniet e popullit tonë nga qytetërimet e
lashta mesdhetare deri në ditët e sotme.
Në studimet e autorëve që janë marrë me historinë e shqiptarëve dhe të trojeve
të tyre del në dukje se uniteti i shqiptarëve ka patur në themel tolerancën dhe
harmoninë midis tyre, tipare që janë manifestuar në të gjitha fushat e jetës.
Në këtë enciklopedi do të gjesh autorë me veprimtari të gjerë dhe me vlera të
spikatura në fushën e mjekësisë, teknologjisë ,biznesit , gjuhësisë të cilat
konsiderohen studime të mirëfillta shkencore duke i dhënë një shtysë të
mëtejshme shkencës shqiptare në veçanti .
Raportet e gjuhës shqipe me gjuhët e popujve fqinj, që nga antikiteti deri në
ditët e sotme janë dëshmi e sigurt e ekzistencës së shqiptarëve në trojet ku
jetojmë sot që nga kohët parahistorike.
Këto studime gjuhësore janë shoqëruar me një dokumentacion të pasur dhe me
burime të drejtpërdrejta nga autorë shqiptarë dhe të huaj që janë marrë me
origjinën e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.
Letërsia shqipe është gjetur në këto vitet e fundit në kuota të lartësuara që
qëndrojnë denjësisht përkrah letërsisë botërore.
Ajo shkruhet brenda trojeve shqiptare, por dhe jashtë tyre në Diasporë.
Pavarësisht se ku shkruhet dimensioni i saj artistik ka rrokur gjithë
dimensionin e hapësirës botërore.
Ajo troket në çdo portë ku brenda saj ka një qënie njerëzore që lufton për ta
bërë botën më të bukur dhe më të mirë.
Mjekësia, letërsia shqipe , historiografia, arkeologjia , mikro dhe
makroekonomia etj.i ka kapërcyer kufijtë e trojeve të saj, çmohet e vlerësohet
ngado, në çdo veprimtari që ka brenda saj përmasën botërore.
Personazhet e mjekësisë janë Nobelista , ata të letërsisë shqipe etj.,
e individualizojnë njeriun e shtrirjes gjeografike ku ata jetojnë dhe
veprojnë, po aq lehtësisht u përgjigjen vlerave universale që mbart njeriu i
kohëve moderne.
Veprat e artit, sidomos piktura, kanë shtegtuar anë e kënd botës dhe kanë
përcjellë botën e pasur shpirtërore të shqiptarit, model nëpër kohra i shpirtit
paqësor dhe liridashës.
Në këtë "Leksikon enciklopedik" ku janë përfshirë
352 autorë në të gjitha fushat e dijës njerëzore janë nga
trojet tona shqiptare dhe Diaspora
Do të gjesh personalitete të spikatura me kontribute shkencore dhe artistike që
janë ngritur vazhdimisht drejt nivelit evropian dhe botëror.
Duke lexuar bibliografitë e këtyre autorëve lexuesi do të gjejë fushën e
interesit të tij, do t`u drejtohet lehtësisht biliotekave dhe librarive.Duke
lexuar këtë libër enciklopedik do të vijë më e plotë pamja e gjithë arritjeve
shkencore dhe artistike të deritanishme të realizuara nga Akademia Shqiptare
Amerikane e Shkencave dhe e Arteve dhe të gjithë atyre shkrimtarëve dhe
studiuesve që kanë bashkëpunuar me këtë institucion prestigjioz të trojeve
shqiptare dhe në Diasporë.Një falenderim të veçant ka Stafi botues
akademik i cili më përkushtim kryen punën e tyre më shumë
sukses në këtë Libër akademik.
Mirë u
pafshim në takimet akademike të radhës.
Prishtinë,
10.10.2020.