Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/10/01

OFICERI SERB: – Ç’janë këta njerëz këtu, nxirri nga objektet e Kishës, gjithë këta nuk janë katolikë, këtu ke mysliman e UÇK… DON KELMEND SPAQI: – Këtu s’ka katolik e mysliman këta janë shqiptarë, para se të kryeni ketë krim makaber më merrni jetën mua

 


Gurakuq Dobruna

… në vitin 1999 popullata civile e Dukagjinit po përballej me përjetime tmerri, në kohën kur vendi po digjej në katër anët nga forcat kriminale serbe. Don Kelmend Spaqi, një prift trup shkurt, por me zemër të madhe do i hapte dyert e Kishës për t’i strehuar ata civil. 
Në mesditën e së hënës se Pashkëve, fshati Gllogjan do pushtohej nga qindra ushtarë serb që ishin të armatosur deri në dhëmbë. Shënjestër ishte popullata civile e strehuar në Kishë. Një oficer serb me të zbritur nga eskorta do mësynte i tërbuar drejtë popullatës që pjesa dërmuese ishin pleq, gra e fëmijë. Por, para tij në mbrojtje të grigjës siç ishte misioni i tij, do shfaqej Don Kelmendi dhe motrat e nderit që nuk e lanë asnjëherë të vetmuar në atë kohe terrori. 
– Ç’janë këta njerëz këtu, nxirri nga objektet e Kishës, gjithë këta nuk janë katolike, këtu ke mysliman e UÇK, iu drejtua ushtaraku me arrogancë meshtarit që gjendej para një sprove të madhe.
I pa trembur, si shqiptar i madh me butesi dhe fuqinë e Zotit do i përgjigjej: 
– Këtu s’ka katolik e mysliman këta gjithë janë shqiptarë të pafajshëm në vendin e tyre, para se të kryeni ketë krim makaber më merrni jetën mua, pastaj motrave të nderit, atëherë ndani popullin tim, do i drejtohej Prifti, oficerit serb që e kishte mbështetur për muri e tytën e pushkës ia kishte vendose në fyt.

Treva e Dukagjinit nuk e njeh vetëm për ketë akt, Don Kelmend Spaqin. Ai njihet për kontributin e madh për gjatë gjithë luftës, në ndihmë të të plagosurve, sëmurëve, refugjatëve që vinin nga zonat e ndryshme të Kosovës.

Një gjest që kishte lënë pa fjalë një përfaqësues ndërkombëtar dhe që kishte bërë bujë në media botërore ishte veprimi i Priftit, kur rrahu kambanat e Kishës për t’u treguar shqiptarëve mysliman të strehuar në familjet e fshatrave katolike, Gllogjan e Nepole, se është koha e Iftarit për ata që kishin agjëruar, meqenëse ishin rrethana lufte në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Çfarë është kjo kambanë në ketë interval kohor të pa zakontë, kishte pyetur Priftin një përfaqësues ndërkombëtar? 
– Po bije në shenjë respekti që tregohet ndaj vëllezërve shqiptar të besimit mysliman që janë të strehuar nëpër familje të famullisë, se është koha për të shtruar sofrën e Iftarit, iu kishte përgjigjur Don Kelemend Spaqi.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...