2020-09-27

Skulptura “Trëndafili i bardhë” tejkalon kitsch-in e skulpturave në kryeqytet


Skulptura “Trëndafili i bardhë”

I kredhur siç isha në këto mendime të zymta tek t’u hidhja një sy skulpturave në kryeqytetin tonë që tejkalonin çdo zymtësi shpirtërore ngaqë më shumë ngjajnë me kitsch-in se sa vlerën, disa janë kopje e zbehtë e stilit të Rodenit, e disa të tjera imitojnë skulpturën e realizmit socialist. “Trëndafili i bardhë” i artistit Sislej Xhafa arriti të sjellë vija dhe tone të lehta dashurie e pamje të llahtarshme që njëkohësisht më pushtonte një mallëngjim i thellë kur shihja valvitjen e vijave të kredhura mirë të plota e me shumë dëlirësi. Kjo skulpturë simbolizon bukurinë, dashurinë dhe qetësinë mendore, mirëpo kjo “lule” është e mbyllur dhe simbolika origjinale e “trëndafilit të bardhë” tregon se nëse lulja është e mbyllur vajza është shumë e re për martesë. Cila pra na qenka kjo vajzë e re? Gjithmonë arti i Xhafës ngritë pyetje me përgjigje të shumta.

“Trëndafili i bardhë” është i shtrenguar me veten dhe është një trup i vetëm në hapësirë që rrënqethet nga mallëngjimi. Ndoshta në shikim të parë përjashton estetikën dhe tërheqejn, por nëse gjurmon ngritë konceptin dhe pyetjen dhe të pushton një ndjenjë e fortë mallëngjimi. Nga syri i vdekur i kitsch-it dhe Rodenit, Xhafa ndriti një shkëndijë jete moderne të një skulpturore bashkëkohore. Ai skutave u jep jetë dhe i aktivizon nga gjumi i rëndë sidomos nga pandemia.

Skulptura më nuk është e artistit, por e shikuesit dhe kujtesa nxitët nga veti të çuditshme tejkanoze, por edhe të qetësisë shpirtërore. Pozita e saj statike që tenton monumentalen simbolizon heroizmin tonë. Linjat që e veçojnë skulpturën shprehin ato valë ritmike të një ekuilibri të thellë shpirtëror e pastaj kontakti rivalizohet me shoqërinë tonë.

Vepra e artit vërtetë është një pyetje e cila hap perspektivën e fundit mbi përmbajtjen e padrejtësisë që i bëhet një populli, shteti dhe revoltës. Përgjigja e artit duhet të jetë te ndjenja e kënaqësisë, e së mirës dhe harmonisë së shpirtit me trupin. Përgjigja e artit është e bukura mbi botën dhe “trandëfili i bardhë” shprehë atë kompleksitetin e një gjendje të trazuar pastaj të qetësuar shpirtërore.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...