Edhe 14 vjet pas luftës ende nuk dihet asgjë për fatin e 1750 personave. Kosova ka caktuar 27 prillin ditë kombëtare të të zhdukurve
Në Mejë të Gjakovës u shënua sot Dita e të Zhdukurve të Kosovës. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u premtoi familjarëve që kanë humbur më të dashurit e tyre se institucionet e Kosovës asnjëherë nuk do të ndalen gjersa të gjithë kriminelët t’i nxjerrin para drejtësisë. Në vendin ku u shënua kjo ditë 14 vjet më parë kishte ndodhur masakra me e madhe në Kosovë.
Më Mejë të Gjakovës 14 vjet më parë forcat militare e paramilitare serbe vranë e masakruan 377 persona duke mos kursyer, fëmijë gra e pleq.
Familjarët i kujtojnë me mall të afërmit e tyre. Kurse Presidentja Atifete Jahjaga, që mori pjesë në këtë përvjetor, ka theksuar se masakra e Mejës ishte një nga goditjet më të mëdha që armiku u mundua t’i bëjë popullin shqiptarë.
“Është masakra në të cilën përnjëherë e pësuan një numër i madh i njerëzve të të gjitha moshave, duke mos kursyer as fëmijët dhe as pleqtë. Okupatori këtë e bëri me qëllim që të nxisë shpërnguljen dhe të bëjë spastrimin etnik, të godasë zemrat tona duke na i vrarë, masakruar e rrëmbyer më të dashurit tonë, duke dashur që ta mbysë vullnetin tonë për liri, për pavarësi dhe demokraci”, ka thënë Jahjaga.
Ajo ka theksuar se ata që qëndrojnë pas kësaj vepre të shëmtuar nuk do të mund t’i fshihen drejtësisë.
“Si presidente e vendit ju them se ne si institucione, me ndihmën edhe të misionit ndërkombëtar, asnjëherë nuk do të ndalemi derisa të gjithë këta kriminelë të mos i nxjerrim përpara drejtësisë. Nuk ka dhe nuk do të ketë amnisti për ta. Nuk ka vend ku mund të fshihen”, ka deklaruar ajo.
Edhe kryetar i Komisionit qeveritar për persona të pagjetur, Prek Gjetaj ka premtuar se do të vazhdojnë të punojmë deri në ndriçimin e fatit të personit të fundit.
Dita e të pagjeturve në Kosovë simbolizon ditën e 27 prillit të vitit 1999, kur në fshatin Mejë, ka ndodhur masakra më e madhe ndaj civilëve shqiptarë nga ana e forcave serbe. Edhe sot e kësaj dite, 14 vjet pas shumë nga të ekzekutuarit konsiderohen të zhdukur dhe familjarët e tyre vazhdojnë të kërkojnë kthimin e trupave për t’i varrosur në vendlindje.
Shumica e trupave të viktimave të vrara në Mejë ishin zhvarrosur nga një varrezë masive në Batajnicë afër Beogradit, ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur krimet e kryera në Kosovë.
Kosova shënon ditën e të zhdukurve
Në qendër të Prishtinë, të premten në mbrëmje u ndezën 1 mijë e 750 qirinj, të mbuluar me nga një pikëpyetje.
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut kësisoj shënoi 27 prillin ditën kombëtare të personave të zhdukur në Kosovë.
Kjo datë u vendos në kujtim të ngjarjeve të prillit të vitit 1999 kur qindra shqiptarë qenë vrarë në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës që cilësohet si vrasja më e madhe masive gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë kësaj jave, Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, bëri të ditur se prokurorët e këtij misioni kanë filluar hetimet për krime të luftës të kryera në komunën e Gjakovës, më 27 dhe 28 prill 1999, duke i përfshirë fshatrat Mejë, Orizë dhe fshatrat tjera të Luginës së Rekës së Keqe, në këtë komunë.
Në njoftim thuhet se deri tani, “prokurorët kanë identifikuar afërsisht 20 të pandehur, të cilët mund të jenë subjekt i akuzave për krime të luftës kundër popullatës civile, duke përfshirë edhe vrasjen e 372 vetave gjatë një sulmi të kryer kundër popullatës civile shqiptare, e cila i qe nënshtruar torturës, trajtimit çnjerëzor, vuajtjes së madhe, largimit dhe zhvendosjes, konfiskimit të pasurisë dhe plaçkitjes, veprime këto jo të arsyetuara me nevojat ushtarake”.
Shumica e trupave të viktimave të ngjarjeve në Mejë, ishin zhvarrosur nga një varrezë masive në Batajnicë afër Beogradit, ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive në Kosovë.
Çështja e të zhdukurve pritet të jetë temë e diskutimeve në vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.