2013-05-02

Perkundrazi Vijueshmeria Iliro-Albaniane (Shqiptare) eshte fakt nacional



From: Vedat Shehu
To: "floribruqi@yahoo.com"

Sent: Friday, 3 May 2013, 6:20
Subject: Perkundrazi Vijueshmeria Iliro-Albaniane (Shqiptare) eshte fakt nacional




Esenca e mangesise se daljes ne skene te historise te vijueshmerise Shqiptaro-Ilire qendron pikerisht ne tre rrethana qe imponuan kalimin ne hije te evolucionit te popullit te lashte te Ballkanit. 


Keto rrethana jane:

- Qytetrimi lindor u perhap ne mesdhe kryesisht nepermjet "Shtet-Qyteteve" bregdetare apo prane-bregdetare, qe ishin ngulime mikse me gjuhe Finikase dhe mandej Helene. Shteti lokalizohej brenda qytetit, ku zhvillohej qytetrimi. Qytetrimi mesdhetar mori hov ne gjuhen Finikase dhe Helene.


 Ne keto kushte popujt me gjuhe te tjera qe gjendeshin jashte mureve te ketyre qendrave qytetare, ishin te detyruar ta pranonin per tregeti gjuhen e qyteteve, bile edhe per qytetet e tyre ne brendi. 

Kete bene edhe Maqedonasit qe kishin shtet territorial. Shteti i tyre perdori si gjuhe zyrtare helenishten , pavaresisht se ata s'kishin asnje lidhje gjaku me helenet.

 Bile Maqedonasit i pushtuan Qytedtet Helene me lehtesine me te madhe dhe krijuan Perandori gjigante, por qyutetrimi i kesaj Perandorie behej ne gjuhen Helene.

 Kjo eshte rrethana e pare perse Iliret nuk arriten te krijojne me gjuhen e tyre nje qytetrin te vetin.

- Nga ana tjeter ne Rome u zhvillua nje shtet kompakt me gjuhe sunduse te shkruar gjuhen latine, edhe me alfabetin e vet latin. Ky shtet u zgjerua aq sa pushtoi Ballkanin te banuar me Ilire, dhe me qytete-shtete bregdetare jo-ilire, perderisa ne keto mini-shtete kultura e cdo gje zhvillohej ne gjuhe helene. 


Keto mini-shtete ishin ngulime ne territor Ilire. Kjo ishte arsya qe Romaket, pasi e pushtuan e quajten Ballkanin Provinca e Ilirise dhe jo e Elenides.Pushtimi Romak per Iliret ishte nje pushtim barbar.

 Ngjasor te Ilireve qe gjendeshin ne trojet veriperendimore te Ballkanit, ne jug ishin Epirotet dhe Maqedonasit ne Lindje, bile deri tek Thraket e Daket e Rumanise.

 Ne keto rrethana Romaket ne menyre barbare asgjesuan 70 qytete inkluzivisht Ilire, por me gjuhe zyrtare sunduse helenishten, per nje elite, ndersa me vone latinishten.Kjo eshte rrethana e dyte qe Iliret mbeten ne hije.
- Vec te tjereve, sunduesit Romak mbysnin cdo tentative qe Ilirishtia te shkruhej dhe te rivalizonte gjuhen e Perandorise. Kjo dhune Romake e moslejimit te shkrimit te Ilirishtes-Arberishtes dhe mandej Shqipes, u theksua edhe me teper me ndarjen e Peranndorise ne te Lindjes dhe Perendimit.


 Me daljen e Dogmes fetare, gjuhet latine dhe Helene u shpallen te shenjta dhe dhuna per shkruarjen e Ilirishtes-Albanishtes u shumfishua, Perandori i lindjes miratoi perkthimin me alfabet helen te adaptuar te shkruhej ne Sllavisht ungjilli i shenjte. 

Keshtu Iliro-Albanet u rrethuan me tri gjuhe te shenjta dhe kercenoheshin po te perdorin nje gjuhe jo-hyjnore te shkruhej, apo me te te flitej ne faltore ku duhej perdorur gjuha e shenjte.

 Pikerisht kur ne shtetet Europiane gjuha e shenjte Latinishte filloi te zevendsohesh me gjuhe te shteteve qe ishin formuar apo ishin ne proces formimi, trojet e banuara nga Albanet u pushtuan nga Otomanet, qe arriten te behen Zoter te ish Perandorise Romake te Lindjes. 

Ata vazhduan traditen e gjetur,lejuan gjuhet e shpallura te shenjta (Sllavishten dhe helenishten, bile edhe ebraishten)te zhvilloheshin si gjuhe fetare dhe futen si gjuhe te shente fetare edhe Arabishten e Kuranit si dhe gjuhen e tyr Zyrtare. 

Shqiptaret vazhduan te persekutoheshin po te perdornin gjuhen e tyre ne rritet fetare. Kjo u demonstrua, edhe ne epoken moderne, me aktet e Kishes Greke qe vrau dhe masakroi mesuesit e gjuhes Shqipe pas Kongresit te Manastirit qe miratoi Alfabetin Latin dhe gjuhen shqipe te kultures dhe shkences, sigurisht edhe te librave te shenjta. Kjo ishte rrethana e trete perse Iliro-Albanet mbeten ne hije.

Me fitoren e demokracise edhe ne ballkane, na dalin ca "shkenctaro-historiane" si kerpudhat pas shiut qe bejne aluzionm, sikur dyndjet sllave e zhduken totalisht popullin e Ballkanit te vertetuar plotesisht qe ishin Ilire. Gjoja Sllavet zhduken Iliret dhe kultivbuan trojet e zaptuara prej tyre qe te mbijne Shqiptaret. 


Te mbijne nga dheu, apo te bien nga qielli?.

Kjo eshte e verteta. Interpretimet per mohimin e zhvillimit te popullit ballkanas te lashte gardual prej Ilireve te ASlbanet, eshte fallcitet. Iliret ne trojet Shqiptare mbeten pa u latinizuar, pa u grekzuar dhe pa u sllavezuar si dhe pau turqezuar, pikerisht prej vitalitetit te krijuar ne ndergjegjen e tyre prej kultures se tyre para-latine apo jo-latine qe ndikoi ne ritet popullore jashte faltoreve mesjetare obskurantiste.


 Vedat Shehu


3.5.2013

Schmitt: Vijimësia iliro-shqiptare, krijim nacionalist

“Shqiptarët. Një histori midis Lindjes dhe Perëndimit”, kështu titullohet libri më i fundit i historianit zviceran, Oliver Jens Schmitt, profesor në Universitetin e Vjenës, i cili prej pak kohësh i është dhënë lexuesit shqiptar. Një vepër e sjellë në shqip nga Ardian Klosi, e përfunduar fare pak kohë përpara vdekjes së tij.
“Shqiptarët” e Schmitt është një sprovë historike, ku trajtohen disa çështje shumë delikate, që lidhen jo thjesht me historinë, por edhe me identitetin e një kombi. Në këtë vepër, Schmitt trajton çështjen e vijimësisë shqiptaro-ilire, të cilën e quan një krijim nacionalist dhe jo të sigurt. Duke kaluar përmes Mesjetës nuk mund të mos përmendë edhe Skënderbeun, të cilit i ka kushtuar më herët edhe një libër që ngjalli boll debate. Edhe pse përballë këtyre “sulmeve” ndaj tij, Schmitt është shprehur se është keqkuptuar, sidomos në lidhje me arsyet që e çuan Gjergj Kastriotin në luftë, edhe te “Shqiptarët” ai i qëndron tezës së tij: “Skënderbeu e pat braktisur karrierën e tij të suksesshme në Ushtrinë osmane për t’u hakmarrë për vrasjen e t’et” (“Shqiptarët” fq. 62.”). Gjithashtu, në këtë libër trajton temën e ndërrimit të fesë së shqiptarëve, Pavarësisë, të cilën e quan “një akt dëshpërimi”, për të vijuar deri në ditët e sotme, kur Shqipëri e Kosovë aspirojnë të hyjnë në Bashkimin Europian.


Pjesë nga libri


Kur fillon historia e shqiptarëve?


Në këndvështrimin shqiptar, përgjigja e kësaj pyetjeje është e qartë: shqiptarët janë populli më i lashtë i Europës, bashkë me ta nis edhe historia europiane. Në këtë vështrim, historia shqiptare është histori e popullit dhe kjo është e lidhur ngushtë me gjuhën shqipe. Përpara Mesjetës së vonë nuk kemi ndonjë dokument që një shqiptar të jetë shprehur për grupin e vet; përpara shek. XIV nuk ekzistojnë tekste të gjata në shqip, libri i parë shqip, përkthimi i një meshari katolik nga Gjon Buzuku *1555), na ka mbërritur në një ekzemplar të vetëm. Përpara vitit 1912 nuk ka pasur shtet shqiptar dhe as ndonjë histori politike të përbashkët të shqiptarëve. 



Ngaqë ata, këto fakte, krahasuar me historinë e fqinjëve në Ballkan, i ndjenë si deficite, nacionalistët shqiptarë zhvilluan përfytyrimin e një vijimësie iliro-shqiptare të popullit dhe të gjuhës, që sot merret si një e vërtetë e padiskutuar, por edhe e padiskutueshme. Në një krahasim historik europian të bien në sy paralelet me një popull tjetër të vjetër europian jo të romanizuar, me baskët, të cilët kanë një histori që shkon deri në fillimet e kohës së re, veç përmes dëshmive të të jashtmëve, me një gjuhë që u përdor për një libër veç në vitin 1545, me një prejardhje të pasqaruar e të kontestuar ideologjikisht, me një nacionalizëm që mbështetet në kufizimin prej fqinjëve, që janë ndjerë si sipëranë në kulturë dhe politikë, mbi lashtësinë e gjuhës dhe ngulmimit.

Dija jashtëshqiptare përpiqet që në çështjen e vijimësisë të përdorë një qasje më të diferencuar. Historia e lashtë e shqiptarëve është më tepër një problem kërkimor, sesa objekt i fakteve të mirëqena. Edhe pse është e mundshme ta përshkruash historinë antike të trevave të sotme të ngulimit të shqiptarëve, e pra historinë e ilirëve dhe të bashkëjetesës së tyre me ngulimet qytetare greke të bregdetit dhe pushtuesit romakë, prapë se prapë kjo duhet bërë me rezervën që teza e vijimësisë nuk është e sigurt…

“Moti i madh”

“Moti i madh” e quanin të ikurit e krishterë arbër në Itali të poshtme, duke vështruar pas kryengritjen që udhëhoqi Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbej, kundër osmanëve, midis viteve 1443 e 1468. Me këtë kryengritje shqiptarët mbërritën për herë të parë në vetëdijen e Perëndimit e për shekuj të tërë për shqiptarët nuk dihej aty ndonjë gjë tjetër përveçse veprave heroike të luftëtarit kundër turqve, të cilat u glorifikuan nga biografi i tij, prifti shkodran Marin Barleti, në një nga veprat e shtypura më të suksesshme të Rilindjes. Në “motin e madh” erdhën e u bashkuan shtjellat e historisë mesjetare arbre; në fund të saj, Arbëria e krishterë u çua në varr. Trevën Arbëri osmanët e kishin nënshtruar hap pas hapi midis viteve 1385-1430; por që ta sundonin atë me të vërtetë, së paku përkohësisht, atyre iu desh një shekull i tërë. Kryengritja e Skënderbeut nuk ishte e vetmja, por falë figurës së tij udhëheqëse, kjo ishte kryengritja më e rrezikshme e të krishterëve të Ballkanit kundër osmanëve. I lindur si bir i një fisniku të vogël ortodoks në krahinën malore arbre-sllave-vllahe të Dibrës, ai u çua nga i ati në moshë të re si peng në oborrin osman, aty ndërroi fenë në islam dhe përshkoi një karrierë të shkëlqyer ushtarake. Por, në 1443 ai dezertoi nga një ushtri osmane dhe iu rikthye krishterimit. Vepronte në aleancë të ngushtë me Hungarinë, prej vitit 1451 si vasal i Napolit, nga Papët e Rilindjes i mbështetur si “Atlet i Krishtit”…


Pa ndihmën nga jashtë, Skënderbeu nuk do të kishte mbijetuar 25 vjet. Përgjatë vitesh të tëra u luftua edhe një luftë vëllavrasëse mes arbrish, të krishterë kundër myslimanësh e kundër ndihmësve të tyre të krishterë. Frontet shkonin jo vetëm përgjatë kufijve të besimit: Skënderbeu luftoi kundër venedikasve të krishterë, kundër rivalëve të krishterë, sikurse ishte dinastia e Dukagjinit në Shqipëri të Mesme dhe kundër trupave ndihmëse ortodokse të osmanëve. Ishte një luftë tipike guerile…
Që Skënderbeu me gjithë goditjet arrinte përherë të gjente pasues, kjo kish të bënte me karizmin e tij të fortë dhe adhurimin që u ngjallte princi i tyre luftëtar malësorëve. Skënderbeu e pat braktisur karrierën e tij të suksesshme në ushtrinë osmane për t’u hakmarrë për vrasjen e t’et; kjo duhet ta ketë shtyrë edhe shpurën e vjetër të familjes Kastrioti drejt kryengritjes. Porse arsyet e thella të kryengritjes lidheshin me një tipar themelor në historinë shqiptare, me mosdëshirën e banorëve të malësisë që t’ua dorëzonin lirinë e tyre zotërinjve të ultësirës.


Pavarësia


Në verë të vitit 1912, kryengritësit shqiptarë marshuan në Shkup-krijimi i një Shqipërie autonome brenda Perandorisë Osmane po dukej fare i afërt. Sikur të mos kishin sulmuar menjëherë pas kësaj fuqitë ballkanike, pa dyshim që Shkupi do të ishte bërë kryeqytet i një Shqipërie me rëndesë për nga lindja e maleve e me karakter të theksuar sunit. Mirëpo ndodhi ndryshe. Kur në Vlorë, më 28 Nëntor 1912 u shpall një shtet i pavarur shqiptar, ky ishte një akt dëshpërimi pa tjetër alternativë dhe jo fundi i lavdishëm i një zhvillimi të gjatë. Udhëheqës politikë në lindje të maleve, si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini apo Nexhip Draga ose ishin zënë rob, ose kishin marrë arratinë. Në Luftën e Parë Ballkanike, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia kishin mësyrë pjesë të mëdha të Ballkanit Perëndimor osman. Në 1913-n ranë Shkodra dhe Janina, trupat serbe marshuan deri në bregdetin e Adriatikut. Vetëm kërcënimeve të Austro-Hungarisë me luftë e gjithashtu qëndrimit antiserb e antigrek të Italisë ia detyroi shteti i ri mbijetesën e vet.
Kushtuar Ardian Klosit

Libri kishte përfunduar pak para vdekjes së tij tragjike


Një libër kushtuar përkthyesit Ardian Klosi, i cili edhe e ka shqipëruar “Shqiptarët” për lexuesin. Qysh në faqen e parë të librit, historiani Oliver Jens Schmitt shpreh keqardhjen e tij se nuk arriti ta prezantonte këtë libër bashkë me mikun e tij që u nda nga jeta një vit më parë. Në pak reshta, Shmitt thotë se ia dedikon këtë libër pikërisht atij. Ardian Klosi ishte gjithashtu përkthyes i librit “Skënderbeu” të Oliver Jens Schmitt.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...