“Po ecim drejt një fushate elektorale që sic e shihni ne flasim me vepra”. Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha në përurimin e rrugës së Liqenit të Prespës.
“Ne flasim për rrugë, ujësjellësa, kanalizime, shkolla, ne flasim me subvencione për fermërët, me trefishim të numrit të studentëve me heqjen e vizave, flasim me vendimin e KE për t’i njohur Shqipërisë statusin kandidat, flasim për një ekonomi e cila në kushtet më të vështira të krizës qe një nga 3 ekonomitë që nuk ra na recesion”- theksoi kryeministri.
Por përballë kësaj alternative- vijoi shefi i qeverisë qëndron alternativa tjetër e bllokimit dhe bojkotit.
Berisha u shpreh i binsur se më 23 qershor shqiptarët do të votojnë për forcën që u bë gjithë këto vite lokomotivë e vërtetë e integrimit, sepse programi i PD-së sipas tij bazohet në vlerat e vërteta.
“PD programin e saj e ka të bazuar te vlerat e vertëta, familja, Zoti e ka të bazuar në respektin e thellë, ndaj ju ftoj ta shndërrojmë këtë fushatë në më të bukurën, të festojmë arritjet tona, por të punojmë sëbashku për vizionin e shkëlqyer të katër viteve që vijnë”- apeloi kryeministri
Berisha: Rruga e Prespës përmbush filozfinë tonë të shkurtimit të distancave
Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar rrugën e përuruar të një rëndësie shumë të madhe që shkurton distancat dhe përmbush filizofinë qeverisë të shkurtimit të distancave dhe lidhjen e komunës me akset kombëtare
“Kjo rrugë është e një rëndësie shumë të madhe për Korcën, për Shqipërinë dhe mbarë vendet miq, që vijnë nga mbarë bota që vizitojnë Prespën, si një nga perlat më të bukura të natyrtës shqiptare balllkanike dhe më gjërë. Kjo rrrugë e bukur i qëndron si një gjerdan i mrekullueshëm në peisazhin e papërsëritshmë që të kapin sytë sapo del”- deklaroi Berisha.
Kjo rrugë për kryeminsitrin ka edhe një rëndësi të vecantë, sepse bashkon dy vendet mike Shqipërinë dhe Maqedoni dhe në këtë kontekst, Berisha garantoi se politika e tij qeverisëse mbetet bashkëpunimi miqësor në interesin më të mirë të dy vendeve dhe rajonit në tërësi.
Gjatë fjalës së tij Berisha u zotua se mandatin e ardhsmë do asfaltojë çdo km rrugë të mbetur që fermerët dhe qytetarët të udhëtojnë njësoj si ata të vendeve të zhvilluara, të shkurtojnë distancat dhe të ulin koston e prodhimit të tyre.
“Katër vitet e ardhshme, 165 milionë dollarë do të jenë grantet tona për fermerët shqiptarë”- premtoi kryeministri.