2013-05-01

Ceka, dëshmi me videokonferencë për veshin



Ceka, dëshmi me videokonferencë për veshin





























Komisioni hetimor për hetimin e ngjarjes së Vjenës më 24 prill 2013, ku demokratët e cilësojnë si incidentin më të rëndë në diplomacinë shqiptare, do të zhvillojë edhe seanca dëgjimore me anë të videokonferencave për marrjen e dëshmive të incidentit të 24 prillit në Vjenë mes Egin Cekës dhe kreut të PS-së, Edi Rama.

Pa praninë e opozitës, komisioni hetimor u mblodh vetëm me deputetët e PD-së. Fillimisht kryetari i komisionit, deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli, kërkoi zgjedhjen e sekretarit, ku demokrati Osman Metalla propozoi anëtaren Paulina Hoti. Kadilli bëri të ditur, ndërkohë, disa pika të planit paraprak të komisionit hetimor.

“Plani paraprak hetimor parashikon seanca dëgjimore me persona të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë ngjarje, seancë dëgjimore të personave që kanë dijeni për ngjarjen konkrete, dëshmia e të cilëve vlerësohet e rëndësishme për qartësimin e rolit për qëndrimin e shërbimit para dhe pas ngjarjes. Administrimi në cilësinë e provës të deklarimeve të personave të përfshirë në këtë ngjarje, dokumentet shkresore, pamjet filmike, përmbledhja e medias së shkruar do të merren brenda datës 3 maj.

Sipas afatit të planit paraprak, seancat dëgjimore do të zhvillohen nga data 6-9”, tha Kadilli. Gjithashtu ai theksoi se “analiza ligjore për të vërtetuar cenimin e integritetit të shërbimit diplomatik shqiptar dhe mbi cenimin e imazhit, do të zhvillohet prej datës 9-11 maj, dhe më pas vijon hartimi i raportit sipas planit, që lënë data 12 maj.

Deri më 15 maj do të bëhet paraqitja e të dhënave, analiza e përpunimi i draftit zhvillohet më 17 maj, si dhe miratimi i raportit përfundimtar do të bëhet deri më datën 20 maj”. Deputeti Metalla, në këtë komision, kërkoi që miratimi i raportit të bëhet më shpejt, duke e lidhur këtë me faktin e mbarimit të mandatit të Kuvendit.

Ndërsa deputeti Bogdani u shpreh përpara se të shihej mundësia e ardhjes së dëshmitarëve, duke nënkuptuar Egin Cekën apo ndonjë tjetër, të realizohen videokonferenca nga Vjena.

“Jemi në Shqipërinë dixhitale, mund të përdoren mënyra më të shpejta në kohë dhe më me pak kosto”, theksoi Bogdani. Një gjë e tillë u mbështet edhe nga sekretarja e porsazgjedhur Hoti, e cila kërkoi gjithashtu që Kuvendi të mundësojë dhe sigurimin e udhëtimit për dëshmitarët e kësaj ngjarjeje. Të enjten, komisioni do të përcaktojë në mënyrë të detajuar dhe listën e personave që do të thirren për të dëshmuar, ku padyshim do të përfshihet edhe kreu i PS-së, Edi Rama.

“Opozita nuk ka dërguar përfaqësues të saj në këtë komision. Kam përgjegjshmëri që me punën e këtij komisioni të adresojmë edhe qëndrimet e fshehura publikisht edhe nga opozita rreth asaj që ndodhi në akademinë diplomatike të Vjenës. Siguroj Ramën që kemi vullnet t’u dëshmojmë shqiptarëve të vërtetën dhe asgjë më shumë”, tha Kadilli.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...