Gazeta "Nju Jork Times" e datës 26 Prill 1909 (figura përbri) përcjell një lajm mbi sulmin e bërë nga Turqit e Rinj kundër Sulltanit, i cili mbrohej nga 4000 ushtarë shqiptarë, dhe dorëzimin e tij. Ekzistenca e 4000 ushtarëve elitë shqiptarë në rrethin më të afërt me Sulltanin tregon se ato i përkitnin majës së piramidës ushtarake shqiptare që ishte nën petkun osman/turk. Mijëra e mijëra të tjerë sulmonin sulltanin si "turq të rinj"; ndër këta ishte edhe Esad Pashë Toptani. Mijëra e mijëra të tjerë të tjerë ishin në kryengritje kundër osmanëve në tokat shqiptare, gjë që solli pas tre vitesh pavarësinë e një shteti shqiptar. Pa llogaritur ushtarët me porosi, mijëra e mijëra ushtarë të tjerë shqiptarë ishin të shpërndarë në tërë tokat e zotëruara nga sulltanati osman dhe zbatonin urdhrat ushtarake të sulltanit edhe në luftimet në kufijtë e sulltanatit edhe në shtypjen e kryengritjeve në tokat [edhe ato shqiptare] e të zotëruara nga sulltanati.
A nuk pati edhe mijëra e mijëra të tjerë në poste zyrtare të Sulltanatit, që nga kryeministër e deri tek nëpunësi i thjeshtë, të cilët në shumicën e rasteve vetëm e vetëm vetes i shërbenin? Vetëm ato 4000 ushtarë elitë shqiptarë mund ta kishin kapur vetë sa hap e mbyll sytë tërë sulltanin e qeverinë e tij dhe më pas bashkë edhe me shqiptarët e tjerë mund të bënin tërë popullsinë e sulltanatit që edhe ëndrrat t'i kishin shqip. Ç'bënë e ku ishin ato forca, për shembull, kur u sulmua Shkodra dhe Janina gjatë luftës së parë ballkanike më 1913? A i ka pas ndaluar interesi vetjak dhe shpirtvogëlsia ato ushtarakë e zyrtarëve shqiptarë që të bëheshin "bukëshkelës" ndaj sulltanatit dhe të bëheshin kultivues të farës arbërore shqiptare? A janë ndjerë ata të shqetësuar po të dëgjonin për një gjë të lart me siç është ardhmëria e Shqipërisë arbërore?