2013-05-01

Qeveria e Serbisë nuk ka se çfarë të negociojë me askënd. Ne e kemi pranuar atë marrëveshje dhe ajo do të zbatohet





Shefja e diplomacisë europiane, Catherine Ashton, do t’i ulë sërish në të njëjtën tavolinë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atë serb Daçiç, por kësaj radhe në lidhje me planin për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 19 prill.

Se kur do të ndodhë kjo, ende nuk ka një datë të saktë, por sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, “Kryeministri është i gatshëm kurdo, që zonja Ashton përgatit axhendën për një takim të tillë”.

Sipas tij, brenda 90 ditëve duhet të ketë veprime konkrete, për zbatimin e marrëveshjes në pjesën veriore të Kosovës.

“Janë dy drejtime ku duhet të bazohen veprimet: e para ndalimi i atyre gjërave, që kanë qenë deri më tani,
në kuptimin e strukturave ilegale, pastaj ndërtimi i strukturave të reja, në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve tona. Ne kemi plan, që brenda 90 ditëve të kemi veprime konkrete dhe të prekshme, për veprime në atë pjesë të Kosovës, por natyrisht besoj, që ky plan do të harmonizohet në planin kohor edhe me palën e BE-së, por edhe me atë serbe”, tha Hajredin Kuçi.

Në anën tjetër, në dy partitë opozitare mbështetëse të dialogut, LDK dhe AAK, deklarohet se marrëveshja duhet të fillojë të zbatohet sa më shpejt.

“Kjo është vetëm një marrëveshje, sepse do të ketë dialog dhe bisedime edhe për tema të tjera dhe do t’i humbte kuptimi, nëse shkohet në tema tjera, derisa nuk është implementuar kjo marrëveshje, çfarë po paralajmërohet se duhet të nënshkruhet dhe të ratifikohet në Kuvendet reciproke”, tha Sadri Ferati, deputet i LDK-së.

“Është e qartë se zbatimi nuk do të jetë i lehtë. Ka struktura paralele të cilat, për një kohë të gjatë, e kanë vendosur autoritetin e vet dhe kanë ndërtuar strukturat e veta. Mirëpo, mendoj se fillimi i zbatimit të marrëveshjes duhet të jetë i shpejtë, përndryshe nuk ka kuptim marrëveshja”, tha Ardian Gjini, kryetar i grupit parlamentar të AAK-së.

Por, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, e sheh marrëveshjen të dëmshme. “Po na krijohen dy lloje të Kosovës. Një Kosovë deri në lumin Ibër, e cila qeveriset nga Plani i Ahtisaarit, dhe Kosova përtej lumit Ibër, e cila qeveriset sipas Asociacionit të komunave serbe të Kosovës”, tha Glauk Konjufca.

Kuvendi i Kosovës, me 89 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim, ka mbështetur rezolutën e qeverisë, përmes së cilës është siguruar pëlqimi për mbështetjen e marrëveshjes së parë për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ndërsa ratifikimi i saj ende nuk ka ndodhur.



Zhbogar: Pakti, jo kundër serbëve të veriut


































Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është kundër interesave të serbëve në veri të Kosovës. 


Në një intervistë për të përditshmen serbe “Blic”, Zhbogar ka thënë se u takon autoriteteve në Beograd dhe Prishtinë që t’u sqarojnë serbëve të veriut se marrëveshja është në interes të tyre.

“Shkalla e lartë e vetëqeverisjes lokale, në të cilën arsimi, shëndetësia dhe kujdesi social do të financohen në mënyrë transparente dhe duke respektuar ligjin, nuk shkon kundër interesave të serbëve në veri. Ajo shkon kundër interesave të atyre që janë pasuruar duke devijuar fondet, apo atyre të cilët kanë marrë paga duke qenë në listën e kompanive fiktive”, ka thënë Zhbogar.

Ai ka theksuar se, çfarëdo plani që serbëve u duket se u është imponuar dhe është kundër interesave të tyre është i destinuar të dështojë.

”I vlerësoj përpjekjet dhe ndjenjën e detyrimit të autoriteteve serbe që këtë dimension të marrëveshjes dhe zbatimin e saj t’ua shpjegojnë bashkëkombasëve të tyre. Edhe më i madh është detyrimi i autoriteteve të Kosovës që të njëjtën marrëveshje, me të njëjtat argumente, t’ua shpjegojnë serbë në veri. Vetëm nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, dialogu i vërtetë do të vihet në jetë”, ka nënvizuar diplomati evropian.

Më tej ai ka folur edhe për të ardhmen evropiane të dy vendeve. ”Një fazë e madhe u kapërcye dhe kursi evropian i Serbisë dhe Kosovës nuk do të ketë nevojë për fillime të reja, por vetëm vazhdim i udhëtimit”, ka shtuar Zhbogar. 



Pakti, Jahjaga i kërkon ndihmë NATO-s
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka kërkuar admiralit James Stavridis ndihmën e NATO-s për zbatimin në terren të marrëveshjes me Serbinë.

Në një takim të zhvilluar paraditen e së mërkurës në Prishtinë, zonja Jahjaga ka deklaruar se roli i Aleancës në implementimin e paktit të Brukselit është jetik.

“Është me rëndësi që NATO të ndihmojë në proçesin e zbatimit të marrëveshjes, duke garantuar sigurinë për të gjithë qytetarët që jetojnë në pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Jahjaga.

Presidentja ka garantuar se nga ana e saj, Prishtina është e angazhuar të përmbushë detyrimet e marrëveshjes, “e cila çon drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, ndihmon në shpërbërjen e strukturave paralele dhe u lehtëson jetën qytetarëve në të dy anët e kufirit”.

Përveç marrëveshjes me Serbinë, Jahjaga dhe Stavridis diskutuan edhe për situatën e sigurisë në tërësi, duke e vënë theksin tek vazhdimi i misionit të NATO-s dhe ndërtimi i marrëdhënieve kontraktuale mes Kosovës dhe Aleancës.

Në këtë drejtim, admirali Stavridis premtoi se, prania e NATO-s në Kosovë do të vazhdojë për të ofruar një mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët, veçanërisht në këtë periudhë pas arritjes së marrëveshjes.




Qeveria e Serbisë nuk ka se çfarë të negociojë me askënd. Ne e kemi pranuar atë marrëveshje dhe ajo do të zbatohet
Daçiç humb durimin me serbët e veriut

Ivica Daçiç ,Kryeministër i Serbisë



Kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç duket se i kanë ardhur “në majë të hundës” kërkesat e vazhdueshme të serbëve të veriut të Kosovës.

Kështu, në një intervistë për televizionin serb “Pink”, Daçiç ka deklaruar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën do të zbatohet, duan apo jo serbët e veriut.

“Qeveria e Serbisë nuk ka se çfarë të negociojë me askënd. Ne kemi vendosur ta pranojmë atë marrëveshje dhe ajo do të zbatohet. Mbetet vetëm të shihet se si të jenë sa më të vogla pasojat për popullin, që të gjithë bashkë të merremi vesh,“ ka thën Daçiç.



Sipas tij, serbët e veriut në të vërtetë nuk e duan referendumin pasi e dinë se cili do të jetë rezultati i tij: që marrëveshja të zbatohet.

“Askush nuk ka të drejtë që këtë vend ta çojë edhe më tej drejt rrënimit. Marrëveshja nuk është kundër popullit, me të ruhen institucionet dhe vendet e punës për serbët. Nuk e kemi pranuar pavarësinë dhe as nuk kemi mundësuar anëtarësimin e Kosovës në OKB e OSBE. Tani po ecim drejt vendimit final, meqë kjo është një zgjidhje e përkohshme”, ka thënë Daçiç.

Një ditë më parë, Daçiç, i shoqëruar nga numri dy i qeverisë serbe Aleksandar Vuçiç, vizitoi serbët e veriut të Kosovës, me të cilët nuk arriti një marrëveshje.

Sipas mediave serbe, serbët kërkuan nga Beogradi që më parë të vlerësohet kushtetueshmëria e marrëveshjes së Brukselit dhe pastaj të mbahet referendumi.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...