2013-04-28

Lutfi Haziri do ridefinim të kufijve, sipas 1956-ës


Lutfi Haziri do ridefinim të kufijve, sipas 1956-ës
Problem nuk është vetëm zgjidhja e problemeve për serbët në veri të Kosovës, por është edhe zgjidhja e problemit të shqiptarëve në Kosovën Lindore. Duhet të definohet qartë kush ka qenë agresor e kush viktimë. Serbia nuk ka hise në Kosovë dhe nuk guxojmë të lejojmë që Kosova Lindore të mbetet e pazgjidhur, thotë kreu i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri.
“Unë nuk jam për ndarje, por për ridefinim të kufirit të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Haziri për revistën ‘Jehona’. “Mitrovica gjithmonë ka qenë e Kosovës dhe është quajtur Mitrovica e Kosovës. Bistrica e Boletini kurrë nuk ka qenë të Serbisë. Leposaviqi ka qenë fshat kur u formua si komunë në vitin 1956 dhe ka mbetur ashtu e pazhvilluar. Unë nuk jam për prerje të tilla, sepse Serbia kërkon ndarje natyrale deri në Lumin Ibër, e kjo është në dëm të Kosovës. Këtë s’e pranon askush. Këtë se pranoj as unë, por kthimin në normalitet sipas 1956-ës”.
Kur është fjala te Lugina e Preshevës, Haziri shton: “Nuk guxojmë të lejojmë një Kosovë të vogël të mbetet ashtu sikur mbeti Kosova pas Shqipërisë londineze... Zgjidhja e kufirit në mes të Kosovës e Serbisë, në parimin e vitit 1956, besoj se i jep fund hallit tonë shekullor”.


------------------------

Deputetja e Listës së Bashkuar Serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq ka thënë se me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit në veri të Kosovës asgjë nuk do të ndryshojë në raport me atë çka momentalisht kanë serbët.
“Tani të gjithë bashkërisht duhet të bëjmë përpjekje që me pranimin e kësaj marrëveshjeje popullata mos të drejtohet kah shpërnguljet, që me ndonjë zhurmë në Beograd, popullata të mos frikohet edhe më shumë dhe të mos fillojë të shpërngulet, dhe pas kësaj kur të stabilizohemi duhet ngadalë të punojmë në projektin e kthimit”, ka thënë Trajkoviq, raportojnë mediat serbe.
Sipas saj, liderët serbë nga veriu i Kosovës duan që me një fushatë sa më të fuqishme të punojnë në destabilizimin e Serbisë, sepse mendojnë se Serbia e destabilizuar nuk do të punonte në zbatimin e marrëveshjes.
”Ata llogarisin se do të mbetet status kuoja sa i përket veriut. Kjo praktikisht do të thotë se shkojnë në projektin e realizimit të ndarjes së Kosovës dhe të përgatitjeve për zgjidhje e cila në esencë duhet të jetë ndarja e Kosovës. Ata tërësisht eliminojnë serbët poshtë Ibrit, e do të thosha edhe serbët në Serbinë Qendrore, sepse pas kësaj do të pasonte kriza e tmerrshme politike dhe ekonomike e Serbisë”, ka theksuar ajo.



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...