2013-04-27

Në vorbullën e kujtimeve



Nga Përparim Hysi


Kujtimet sikur kanë zënë korsi konkurimi
Dhe kanë zënë vrapin, kush arrin më parë ?!
Jam pak peng i tyre. I madh befasimi
S'kam si mos befasohem?! Janë nga moteshkuar.
Jam i sulmuar si një bletërritës nga koshere bletësh
Dhe ndjej zukatje kujtimesh pa kufi
Herë buzëqesh; herë errem si netët pa hënë vjeshtës
Dhe zë e mallngjehem, se jam pleqëri.
Befas ja tek hapet një portë e brishtë
Dhe hyn si fllad një kujtim nga larg.
Zë përqëndrohem dhe regëtij me shpirt
Se si nën korë, zë më dhëmb një plagë.
Po ky?!!! Kujtimi i një dite në det
Me pllaquritje të kaltëra e vegime të bardha
Zë e hamëndësoj... vallë, ku do jetë
Ajo që më "sfidoi" me klithma si pulëbardha ? !
Mbrrin tani një kujtim i djersitur
Bërrylin u vë kujtimeve të tjera
E humbe, - më thotë,- ç'bën, o kokëthinjur
Dhe ty,siç duket, të dehu pranvera.
Shkund kokën paksa... që t'u shpëtoj vegimeve
Që të mbyll portat ku ruaj "zahiretë" e shpirtit
Më rrëmbeu keqas vorbulla e kujtimeve
Dhe a nuk i njgasoj pak Eremitit?!...
20 prill 2013
Pak si Penelopa
Në avlëmëndin e madh të poezisë
Unë end qilima si Penelopa.
Këtë "zeje" e fillova pleqërisë
Dhe vazhdoj end; ende nuk u "ngopa".
Qilimin e poezisë e fillova vonë
-Pazari inqindi a nuk është i lirë ?!!! *
E kam ndjerë gjëmbin që më shpon
( Ky thotë dikushi nga mëndja s'është mirë !!!)
Kështu thonë ata që nuk më njohin
Një lirikë dikush ma quajti: kallamishte !
Gjëmbat më shpojnë. Sharjet më lodhin
Por end e end, sado pleqërishte.
Më ndiqte një sy prej Polifemi
Suverjimi më ndiqte në çdo çap
Ndaj vdiq tek unë bohemi
Atëkohë nuk shkrova një varg. **
* Pazari i mbasdites është i lirë
** aludohet për regjimin që iku.
21 prill 2013
Kujtimet nuk vdesin
Kujtimet nuk vdesin dhe të mos na "sundojnë"
Dikush thotë që kujtimet duhen "vrarë"
E kanë kot. Të gjithë ata që shkruajnë e thonë
Janë kujtimet ato që na mbajnë gjallë.
A mund që të "vriten" ato copa jete
Si një mozaik i bukur që të befason?!
Kujtimet janë si shira të ngrohtë vjeshte
Bien mbi tokë të thatë... dhe toka zë bleron.
Vjen një kujtim i bukur dhe na gazëllen
Natyrisht, ka dhe të tillë që edhe na trishtojnë
Ç'them e shkruaj, jo. Nuk është pandehmë
Por pa kujtimet njerëzit dot nuk rrojnë.
Vjen e ringjallë një njeri të dashur
Dhe zë e qas sikur është përballë
Pa kujtime, jeta është e zbrazur
Kujtimet nuk vdesin... sa të jemi gjallë.

25 prill 2013
__._,_.___

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...