2013-05-02

“Islami shpëtoi shqiptarinë”, Kisha e Kosovës gozhdon shkrimtarin Kim Mehmeti

Kim Mehmeti ka lindur në fshatin Gërçec, Shkup në vitin 1955. Është i njohur si romansier, tregimtar, eseist, polemizues, publicistë dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.
Është një ndër themeluesit e së përjavshmes “Lobi” e cila botohej në Shkup nga viti 2001 deri në vitin 2006. Ka qenë redaktor i revistës për kulturë “Jehona” (Shkup), redaktor i veprimtarisë botuese pranë SH.B. “Flaka e vëllazërimit” (1991-1992). Në Institutin Shoqëria e Hapur – Maqedoni ka punuar si koordinator i veprimtarisë botuese. Pastaj ka punuar si kryeredaktor për Maqedoninë i Rrjetit Informativ Evropian (AIM) dhe ka qenë edhe koordinator i këtij rrjeti për Ballkanin Perëndimor (1993-2003). Nga viti 1997 deri në vitin 2003 ka qenë drejtor ekzekutiv i Qendrës për Bashkëpunim dhe Mirëkuptim Multikulturorë në Shkup.
Kim Mehmeti është nismëtarë i më shumë iniciativave qytetare në Maqedoni dhe në rajon.
Tani punon si përgjegjës i zyrës së TV Top-Channel në Shkup.
Përpos në gjuhën amtare, Kim Mehmeti shkruan dhe boton edhe në gjuhën maqedonase. Punimet e para letrare i ka botuar në fillim të viteve të shtatëdhjetë të shekullit të njëzet nëpër revistat kroate. Kim Mehmeti është rrëfimtarë i lindur, ai nuk u nënshtrohet shablloneve, por i dorëzohet qëndismës së lëndës së vet rrëfyese. Andaj proza e tij është e veçantë dhe tërheqëse. Thjeshtë ajo e rrëmben lexuesin dhe e shpie drejtë thellësive joshëse nga shkon imagjinata e tij e bujshme, e cila shtrihet nga fantazmagoria e së vërtetës dhe reales deri te irealja dhe fantastikja. Fati, si peshore e jetës, është ai që përcakton krijimtarinë e këtij autori.

Kim Mehmeti, fitues i shpërblimit "Rexhai Surroi" për romanin më të mirë 2008 Kim Mehmeti, fituesi i Shpërblimit “Rexhai Surroi” për romanin më të mirë shqiptar për vitin 2008
Arsyetimi i Jurisë: Për shkathtësinë dhe koloritin e rrëfimit poetik, për mjeshtërinë e ndërtimit të prosedeut romantik, midis magjisë dhe reales, të vërtetës dhe fiktives, të ambientuar në fshatin e tij metaforik, në të cilin ndërthuret e tërë historia jonë, në një periudhë të ndjeshme të agonisë së Perandorisë Otomane, Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, stalinizmit dhe titizmit, juria vendosi njëzëri që çmimi t’i jepet shkrimtarit Kim Mehmeti, për romanin “Vitet e urithit”, botuar nga Toena, Tiranë më 2007.
Shpërblimi për gazetari nuk u nda, sepse sipas vlerësimit të jurisë, pavarësisht faktit se në mesin e konkurruesve ka pasur gazetarë kualitativë, këtë herë cilësia e teksteve të paraqitura nuk ka përkuar me standardin e lartë që ka vendosur juria për ta akorduar këtë shpërblim.

Veprat e Kim Mehmetit janë përkthyer në gjuhën gjermane, franceze, bullgare, turke, kroate dhe në gjuhë tjera



Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi i ka cilësuar si të pavërteta deklaratat e shkrimtarit Kim Mehmetit. Sipas tij, kontributi i Kishës Katolike në mbrojtjen e kombit shqiptar është i pamohueshëm. Lëvizja Vetëvendosje, ndërkaq, ka thënë se qëndrimet e shprehura nuk përfaqësojnë qëndrimin e tyre, edhe pse ata ishin organizatorë të promovimit të librit “Shkupi”.
Ipeshkvia e Kosovës kundërshton deklaratën e shkrimtarit Kim Mehmeti, sipas të cilit islami e ka shpëtuar shqiptarinë. Përveç Ipeshkvisë nëpër rrjete sociale kanë reaguar edhe deputetë dhe njerëz të shoqërisë civile
Deklarata e shkrimtarit Kim Mehmeti se islami e ka shpëtuar shqiptarinë ka ngjallur jo pak reagime në opinion.




Don Shan Zefi


Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës Don Shan Zefi kundërshton ashpër këtë deklaratë të të Mehmetit të bërë të dielën gjatë promovimit të librit të tij me titull “Shkupi”.
Don Shan Zefi ka thënë të hënën për Gazetën Express se realiteti është pikërisht e kundërta çka ka deklaruar shkrimtari Mehmeti.
“Shqiptarinë nuk e ka shpëtuar islamizmi, por është Kisha Katolike ajo që ka mbajtur gjallë fijet e shqiptarisë”, tha Don Shan Zefi.
Sipas tij, është islamizmi, konkretisht Perandoria Osmane, që ka shkatërruar gjithë trashëgiminë materiale, kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.
“Ky është një fakt historik që nuk mund ta mohon askush”, shtoi ai, të hënën.
Don Shan Zefi vë në theks të veçantë kontributin e Kishës Katolike në ruajtjen e kombit.
“Kisha katolike ka qenë rojë e kombit shqiptar e assesi Perandoria Osmane dhe islamizmi i shqiptarëve”, deklaron ai.
Të dielën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës shkrimtari Kim Mehmeti u shpreh midis tjerash se islami e ka shpëtuar shqiptarinë, veçanërisht në Maqedoni. Duke folur për atë se si kanë arritur shqiptarët ta ruajnë identitetin, Mehmeti tha se kjo është arritur përmes islamit.
“Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thash ma parë, se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”, tha Mehmeti.
Për këtë deklaratë ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Berat Buzhala, duke e quajtur poshtërsi promovimin e Librit “Shkupi” të Kim Mehmetit. Ai ka reaguar përveç ndaj deklaratës së shkrimtarit edhe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje si njëra nga organizatoret e promovimit. Deputetit Buzhala, kjo i është dukur poshtërsi, dhe duke ironizuar me këtë takim, që e quan interpelancë, Buzhala mes rreshtash madje ka kritikuar edhe PDK’në dhe të gjithë spektrin politik.
“Pra, me lejoni ta përsëris: PDK dhe gjithë spektri politik vendor vuajnë nga padituria, kurse Vetëvendosje nga poshtërsia. Pra “ne” jemi injorant e këta janë të poshtër. Këtë herë, poshtërsinë e vet, dhe tendencën për të mos zgjedhur mjete për të ardhur deri te pushteti dhe deri te vota Lëvizja Vetëvendosja e tregoi me ‘interpelancën’ qe e zhvilluan me Kim Mehmetin”, ka shkruar Buzhala, në rrjetin social “Facebook”.
Buzhala, u ka parashtruar pyetje, autorit Kim Mehmetit dhe lëvizjes Vetëvendosje.
“Një pyetje publike për Kimin dhe për Lëvizjen Vetëvendosje: Nëse islamizmi e ka shpëtuar shqiptarizmin, a do të thotë kjo që shqiptarët ortodoks dhe katolik kanë gabuar që janë përcaktuar për këto dy besime? Kjo nën 1, kurse nën 2, nëse kanë gabuar që nuk janë konvertuar a ka ende kohë me e përmirësuar këtë gabim? Pra, a ka përfunduar procesi i konvertimit në islamizëm? Kurse nën 3, a mendon Kim Mehmeti dhe Lëvizja VV se duke e vënë në plan të parë për këtë temë i ndihmohet unitetit kombëtar?”, ka shkruar Buzhala Libri “Shkupi”, u promovua të shtunën, në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, një nismë e përbashkët kjo e shtëpisë botuese Logos-A me Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Gjatë këtij promovimi, është zhvilluar po ashtu edhe një debat për rëndësinë e Shkupit në planin gjithëkombëtar, ku autori i këtij teksti bashkë me Glauk Konjufcën, nënkryetar në Kuvendin e Kosovës, kanë vlerësuar se Shqiptarët janë fajtorë për sllavizmin e Shkupit.
Konjufca ka thënë për Express se në një shoqëri të lirë dhe demokratike, secili intelektual i artikulon dhe i mbron qëndrimet e tij.
“Kështu bën edhe Kim Mehmeti”, tha Konjufca.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk mban përgjegjësi për fjalën publike të intelektualëve, prandaj pyetja juaj fsheh një mendësi shumë të rrezikshme”, tha Konjufca.
“Ne e promovuam librin e tij ‘Shkupi’. Ky është një libër shumë i mirë dhe me vlera kombëtare”, ka deklaruar Nënkryetari i Kuvendit nga kjo lëvizje.


--------------------------------



Dr. Don Shan Zefi: Si u islamizuen shqiptaret e krishtere



(Sipas burimeve që ia dha dr. Don Shan Zefi  Rilindjes)
Kisha Shqiptare,  e themeluar qysh para dymijë vitesh, prej Shën Palit dhe  Apostujve tjerë,  u rrit me predikimin e nxënësve të tyre, dhe gëzonte një hierarki me një organizim të mirë kishtar, që lulëzoi deri në ardhjen e grupeve etnike, e sidomos para dyndjeve sllave. Në vijim, ajo gadi krejtësisht u shkatërrua pas invazioneve dhe pushtimit osman të tokave të shenjta shqiptare, gjëra këto të demonstruara qartë prej Koncileve të para ekumenike,  si dhe nga korrespondenca mes Selisë së Shenjtë dhe ipeshkvive iliro-shqiptare

Shumëkush habitet pse studjojmë në një vend të varfër. Të rrallë janë ata që e dinë se Bukureshti ka qenë dikurë kryeqendra e Shqipërisë së mërguar, vatra e zjarrtë e atdhedashurisë shqiptare, qyteti që mban emrin më të bukur të të folurit shqip. Me ishliderin e shqiptarëve të këtij vendi, njihemi që nga janari i vitit 1971, që nga ajo këhë kur na njihte me bijtë dhe bijat e rilindasve tanë. Një pjesë e tyre jetojnë edhe sot e kësaj dite. Disa i ka kapluar mosha 90 vjeçare, ndërsa një plakush me prejardhje korçare, e ka kaluar moshën 103 vjeçare. 






















Në kohën kur zoti Maksuti mbron nëpër tubime shkencore idenë se shqiptarët e kanë përqafuar krishërimin për njëmijë vjet para sllavëve, zoti Thanas Kristo Rëmbeci, i biri i një patrioti shqiptar, na furnizon me fotografi, artikuj e dokumente mbi kishën shqiptare të Bukureshtit, ku është mbajtur mesha e parë shqipe, në vitin 1911, falë prezencës së Nolit në këtë seli të shenjtë.. Përnga pikëpamja fetare, janë këto tema historike, që na ndërlidhin me lashtësinë tonë, që nga koha e Jezu Krishtit. Jo më kot, Don Antoni, që faktikissht është Xhemal Mustafa, e mba në ballë të klubit të tij, portretin e Papës, atë të Skënderbeut dhe të Nënë Terezës. Don Antoni i ka rrënjët nga Kosova.
Nga Kosova e kemi edhe dr. Don Shan Zefin, i lindur në vitin 1959, në fshatin Danub  të Gjilanit. Është i biri i Nazifit dhe Ferides. Duke kuptuar qysh në rini, se të parët tanë kishin qenë katolikë, shpreh dëshirën për të studjuar teologjinë, së pari në Seminarin klasik – Paulinum, të Suboticës, për të vazhduar pastaj studimet filozofiko – teologjike te Jezuitët e Zagrebit. Diplomoi filozofinë (1983), si dhe teologjinë (1987), duke përfituar titullin “dakaleureati”. Po atë vit, u shugurua si meshtar në Ferizaj, ku shërbeu si prift një vjet e gjysmë. Filloi të shkruajë aartikuj nëpër revista të ndryshme, ndërsa me pëlqimin e Imzot Nikë Prelës dhe Joakim Herbutit, në vitin 1988, u dërgua në studime post-diplomike, në Vatikan, ku magjistron pas tre vitesh (1991) me tezën “Vlerësimi juridik të Koncilit të parë shqiptar (1703) ndaj laramanëve” (La valutazione Giuridica del Primo Concilio Nazionale Albanese del 1703 verso i cripto-cattalici).


























Dy vjet më vonë (dhjetor, 1992), e mbrojti me sukses ttë lartë tezën e doktoratës “RISERCA ASTORICO-JURIDICA SULL’ISLAMIZZAZIONE E LARAMANIZZAZIONE DEGLI ALBANESI, DAL XV.ALXX SEC.” (Kërkime historiko-juridike mbi islamizimin dhe laramanizimin e shqiptarëve, prej shek.XV deri në shek.XX). Në paraqitjen dhe mbrojtjen e doktoratës morën pjesë personalitete të shquara, ndër të cilët edhe meshtarët nga Kosova: Dr. Don Lush Gjergji, Don Zef Gashi, Don Ndue Gjergji…Profesorët, si dhe publiku, punimin shkencor të Don Shanit e vlerësuan si hulumtim serioz mjaft të thellë, shumë interesant dhe adekuat jo vetëm për shqiptarët, por edhe më gjerë. Përgjatë studimeve në Universitetin e Prishtinës, e kemi njohur nga kjo zonë, edhe një prift tjetër shqiptar: Isak Ahmetin. Ishte nga Stublla e Epërme, dhe kishte studjuar teologjinë katolike, në Dubrovnik. Ka gjasë që Don Shan Zefi i do prindërve me emra myslimanësh,  njësoj si Isak Ahmeti dhe bashkëfshatarët e tyre, nga pushtuesi osman i kishin marrë vetëm emrat, por jo edhe fenë.
Në bazë të një interviste që e realizoi Avni Shabani për Rilindjen, nga ana e këtij teologu kuptojmë se nuk është lehtë të merresh me një temë kaq të ndërlikuar, siç është laramanizimi i shqiptarëve, braktisja e krishtërimit dhe përqafimi i islamizmit. Duhen hulumtuar burime të shumta, ndër të cilat edhe arkivat sekrete të Vatikanit, aktet e koncilerve ekumenike, shkrimet e mbajtura nëpër kongrese. Pjesa e parë e disertacionit i referohet periudhës së lashtë të krishtërimit shqiptar, organizimit kishtar shqiptar, korrespondencës mes Selisë së Shenjtë dhe ipeshkvive iliro-shqiptare, jetës monastike dhe të Shenjtërit e parë të kishës shqiptare deri në shek.VII, pastaj kalohet deri në invasionin dhe pushtimin  turk të territoreve shqiptare, duke i nënvizuar periudhat e saja më të rëndësishme.
Pjesa e dytë, sipas Don Shan Zefit, sëbashku me pjesën e tretë, shtjellon islamizimin në kompleksin e tij: përhapjen territoriale dhe kohore të këtij fenomeni(…), diskriminimin juridiko-administrativ, persekutimin permanent të kishës – klerit, kripto – kristianizmi, propaganda ortodokse (sllavizimi i shqiptarëve) etj. Pjesa e fundit që është vazhdimësi e islamizimit sipërfaqsor, trajton fenomenin “unik” të laramanizmit ndërshqipëtar, përhapjen kohore dhe territoriale, rikthimin në fenë e mëparshme dhe motivet kryesore të laraminizimit. Autori përpiqet t’i sqarojë qëndrimet zyrtare të Kishës ndaj laramanëve-myslimanëve, nën dritën e dokumenteve.
Si pasojë e invazonit osman, u shkatërruan tokat e shenjta shqiptare
Në pyetjen që ia bëri për Rilindjen zoti Avni Shabani autorit lidhur me përfundimet e arritura në fushë të hulumtimeve shkencore mbi krishtërimin dhe islamizimin e popullit tonë, Don Shan Zefi përgjigjet:  Kisha Shqiptare qe e themeluar prej vetë Shën Palit (që ish Apostulli i parë, pra që nga koha e Jezu Krishtit- B.Y.), ) si dhe prej Apostujve të tjerë. Ajo u rrit me predikimin e nxënësve të tyre, dhe gëzonte një hierarki me një organizim të mirë kishtar, që lulëzoi deri në ardhjen e grupeve etnike, e sidomos para dyndjeve sllave. Në vijim, ajo gadi krejtësisht u shkatërrua pas invazioneve dhe pushtimit osman të tokave të shenjta shqiptare, gjëra këto të demonstruara qartë prej Koncileve të para ekumenike, duke filluar prej Nicuet 35 2 tutje, nga shumë Sinoda krahinore  apo ndërkrahinore, ose dhe prej Asambleve hierarkike, si dhe nga korrespondenca mes Selisë së Shenjtë dhe ipeshkvive iliro-shqiptare.
Pas pushtimit turk, vazhdon Don Shan Zefi, shumë Seli ipeshkvore (rreth 30 – sosh) ose qendra kishtare, u shuan, u zhdukën, pra, edhe rregulltarët që kishin kontribuar të mbanin katolicizmin e kombin e vendit. Jo vetëm qendrat kishtare dhe manastiret do të rrënohen, por edhe qytete e fshatra të tëra do të fshihen nga fytyra e tokës. Popullata e krishterë detyrohet në nomadizëm dhe në shpërndarje. Ajo masakrohet apo reduktohet në robëri. Kështu perandoria osmane do t’i islamizojë 2/3 % të popullsisë, kundër vullnetit ose dëshirës së tyre. Argumentet që na i ofron autori,  janë të qarta e bindëse. Jo më kot, teza e tij e doktoratës, e pregaditur dhe e mbrojtur para elitës shkencore të Romës, mori notën më të lartë.Sherri i klerit për shqiptarët, ka qenë përherë i rrezikshëm, si ai i priftërinjve që s’i duronte myslimanët, poashtu edhe ai i hoxhallarëve, që s’i duronte të krishterët. Neve s’na mbetet tjetër, veçse të zgjedhim rrugën e mesme: respekt, edhe ndaj njërës, edhe ndaj tjetrës fe, duke i shkrirë të dyjat, në një të përbashkët: atë të atdhedashurisë. Për justifikimin e hulumtimeve shkencore të këtij shkencëtari kosovar, po japim me këtë rast, para se të bëjmë përkthimin e tekstit me shkronja arabe, fotografinë në të cilën Musa Efendia, mban fjalim në Shkodër, kundër flamurit shqiptar .


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...