Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/02

Mangësia e Glauk Konjufcës – nuk e njeh diplomacinë e Twitterit, ndjek vetëm Albin Kurtin

Mangësia e Glauk Konjufcës – nuk e njeh diplomacinë e Twitterit, ndjek vetëm Albin Kurtin
Vetëm tri takime bilaterale me homologë të tij i ka zhvilluar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, prej kur ka pranuar postin e kryediplomatit në shkurt të këtij viti.

Megjithatë, mungesa e takimeve bilaterale nuk është e vetmja mangësi e Glauk Konjufcës si ministër në detyrë i Punëve të Jashtme.

Konjufca ka shfaqur mangësi në përdorimin e Diplomacisë së Twitter-it, një platformë të cilën politikëbërësit rajonal dhe botëror e përdorin si mundësi për t’u ndërlidhur me një audiencë globale.


Për dallim nga diplomatët e tjerë rajonal e botëror, të cilët e përdorin rrjetin social Twitter për të komunikuar mes vete, Konjufca ka shprehur pak interesim për këtë lloj të diplomacisë.

Në llogarinë zyrtare në Twitter, ministri në detyrë Konjufca ndjek vetëm llogaritë e partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Albin Kurtit, liderit të LVV-së. Ai ka zgjedhur të mos ndjek asnjë diplomat huaj, raporton Insajderi.

Konjufca nuk i ndjek në këtë rrjet social as diplomatët me të cilët është takuar, përfshirë kryediplomatin italian Luigi Di Maio dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.


“Twitter Diplomacy” apo Diplomacia e Twitter-it, është një platformë e bërjes së diplomacisë përmes këtij rrjeti social, e cila ka filluar të përdoret për herë të parë si term në vitin 2011.

Kjo mënyrë e diplomacisë është rikthyer në trend nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili ka zgjedhur të komunikojë vendime të rëndësishme të Shtëpisë së Bardhë përmes Twitter-it.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...