Flori Bruqi
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e kardiologut invaziv, dr. Sami Gjoka. Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka humbur një mjek dhe humanist të shquar që deri në momentet e fundit dha kontributin e tij profesional për të ndihmuar pacientët që kishin nevojë për shërbime shëndetësore. ShSKUK, iu shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së dr. Sami Gjoka.
Ishte pjesëmarrë aktiv në Luftën çlirimtare të Kosovës.
Samiu është testuar për koronavirus COVID 19 , shkaku i dyshimeve që kishin lindur si rezultat i problemeve me frymëmarrje tek ai.
Kjo është bërë e ditur nga burime të brenda QKUK-së.
Dr.Sami Gjokajt i ishin shfaqur të hënën problemet me frymëmarrje dhe ai ishte futur në respirator....“Ai është testuar për COVID-19 mbrëmë. Rezultati ka dalur negativ”
Samiu , një javë më parë, kishte qenë në vizitë në Klinikën e Pulmologjisë, por nuk ishte hospitalizuar.Ai vdiç sot më 31 mars 2020.Ke qenë një djalë i edukuar,i zëllshem,bujar dhe mbi të gjitha trim e guximtar ku atë e ke dëshmuar si gjatë studimeve,si gjatë Luftës Çlirimtare duke i dalë zot atdheut si ushtarë i UÇK-së dhe në Liri duke mos kursyer në asnjë moment vetën për ti dalë në ndihmë shoqërisë dhe atdheut.
****
Mjekë i mirë, i përkushtuar betimit të Hipokratit, asnjëherë nuk i ka thënë jo askuj.
I dashuruar në vendlindje.
Ka dhënë kontribut të veçantë në formimin e Kiurgjisë Invazive në Kosovë.
Vdekja e Dr.Samiiut është humbje për familjarët e tij, por edhe për të gjithë Kosovën si edhe vendeve ku ai ka punuar gjatë shërbimit mjekësor ....
Ishte njëri i fjalës, këmbëngulës, asnjëherë nuk e uli krytin askuj.
Nuk ka dashur funksione, vetëm i ka interesuar mjekësia dhe pacienti.
Berishë, Spitali Ushtarak 19.05.1999
Do të më lejohet personalisht të shpreh emocionet e mia.
Me Samiun kemi qenë së bashku mbi 21 vjetë, e kam pasur më tepër se shok.
Dr.Sami Gjoka i takon elitës së mjekëve më të mirë që ka patur Kosova.
Lamtumirë miku im Dr.Sami!
No comments:
Post a Comment