2020-03-31

Recension i librit “Hasan Prishtina stërnip i Abdullah Veliqit” – Dibran Fylli , Prishtinë 2020.



Nga Flori Bruqi



AKADEMIK DIBRAN FYLLI | INMEDIARES

Libri i akademik Dibran Fyllit “Hasan Prishtina stërnip i Abdullah Veliqit”(2020) është ndriçim i jetës dhe i veprës së Heroit dhe intelektualit Hasan Prishtina.

Akademik, Hakif Bajrami: Libri i akademik Dibran Fyllit, "Hasan ...


Për jetën dhe veprë e Hasan Prishtinës kanë shkruar  shumë studiues shqiptarë e të huaj, historian, shkrimtar e profesorë universitarë .

Kontributinmë të madh prej të gjithëve e ka dhënë  Dibran Fylli,  ngase ai më fakte shkenëcore e  ndriçojë   veprën e heroit dhe kolosit të kombit shqiptar , Hasan Prishtina.

Studiuesi Dibran Fylli ka falënderuar të gjithë ata që i kanë ndihmuar rreth këtij libri duke kontribuar në sigurimin e shumë dokumenteve dhe fotografive e në veçanti falënderon pasardhësit e familjes së gjerë të heroit Hasan Prishtina pa të cilët nuk do të ishte e mundur hedhja në dritë e këtij libri historik.

Në fokus të librit Fylli  e ka vënë gjenealogjinë e familjes së Hasan Prishtinës, pasi që viteve të fundit ka pasur shumë paqartësi dhe pasaktësi rreth prejardhjes së heroit tonë kombëtar.

Qëllimi i tij në botimin e tretë të librit ka qenë orientimi i gjenealogjisë së Hasan Prishtinës dhe familjes së gjerë nga ana e babës dhe nga ana e nënës ngase kjo çështje sipas autorit  nuk është rrekë  sa duhet nga studiuesit e deritanishëm, ose edhe ata qe janë marrë me biografinë e Hasan Prishtinës ,ngase nuk përputhen për disa çështje, prandaj ai ka dashur që përmes dokumenteve të ja jap publikut një të vërtetë në këtë libër .

Vitet e fundit janë paraqitur edhe pretendentë duke u thënë se janë pasardhës të Hasan Prishtinës pra si nipa të tij por autori i librit e mohon një gjë të tillë duke thënë se Hasan Prishtina personalisht nuk ka pasur fare fëmijë.

Hasan Prishtina , sipas studiuesit  personalisht nuk ka pasur fëmijë me zonjën Igballe, ata dy kanë adoptuar Sadakan një vajzë nga Shkodra me origjinë çerkeze ajo pastaj ka pasur një vajzë dhe një djalë, por për fat të keq të dy fëmijët i vdesin Sadakasë pra trashëgimtarë të vërtet Hasan Prishtina nuk ka, përveç familjes së gjerë axhallarëve dhe fëmijëve të axhallarëve.

 Ideja  e autorit Dibran Fyli për të ribotuar për herë të tretë  librin  e përmasave të tilla i ka lindur qysh moti dhe konkretisht ka filluar të merret me mbledhjen e fakteve dhe materialeve mbi 30-të vjetë...

Vepra e autorit Dibran Fylli( 1,ribotimi 2 dhe 3) ka zgjuar interes të veçantë  , për hartimin e  librit studimorë për intelektualin dhe luftëtarin e denjë të kohës, Heroin kombëtar Hasan Prishtina.  

Autori ka shfrytëzuar një material të bollshëm burimor,  dokumentet arkivore pranë Arkivit të Vjenës ,Institutit të Historisë në Tiranë,Arkivit ë Kosovës si dhe arkivit personal të studiuesit tonëkosovar Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami,Ph.D., si dhe  literaturë shkencore nga autor të huaj e ato shqiptar si dhe shtypin e kohës.

Krahas pjesës hyrëse ka edhe vështrime të shkurtëra  rreth disa mendimeve nga autor dhe politikan të kohës për Hasan Prishtinën, që veçohën nga autori Dibran Fylli.

Në librin studimor të akademik Dibran Fyllit , përshkruhet për ofensivën diplomatike të Austro-Hungarisë, për krijimin e shtetit shqiptar, ku Austro Hungaria kishte prej 100 vjetësh marrëdhënie me popullin shqiptar katolik dhe kishte zhvilluar 15 vitet e fundit para luftës Ballkanike një veprimtari, me qëllim të gulçonte ndjenjat kombëtare të shqiptarëve e të përgatiste kushtet e nevojshme për krijimin e një pavarësie kombëtare….

 Po në këtë pjesë të veprës, jepen qëndrimet edhe të Fuqive tjerë të Mëdha, si dhe të shteteve ballkanike, rreth problemit shqiptar. 

Kështu, siç vë në dukje autori, edhe pse Italia si qëllim parësor pati “krijimin e një Shqipërie vasale”, përkatësisht për “ta përvetësuar për veten e vet”, atë e obligonte marrëveshja e mëhershme me Austro-Hungarinë, që “në rast të status qua-së në Ballkan” të krijohet shteti shqiptar. 

Për dallim nga Austro-Hungaria dhe Italia, qëndrimi i Anglisë ishte për një Shqipëri autonome, ndërsa Rusia dhe Franca, sikurse edhe shtetet ballkanike ishin kundër dhënies së çfarëdolloj autonomie për shqiptarët.

 Ndërkohë, Perandoria Osmane, binte dakord për dhënien e autonomisë apo të pavarsisë së Shqipërisë, pasi siç shprehet, Fylli, ajo “ja dha vetë një status të tillë”.

 Fjalën e ka për Marrëveshjen e Shkupit (18 gusht 1912), përkatësisht miratimi i 12 nga 14 kërkesat e Hasan Prishtinës, me çka, siç dihet edhe pse një kohë të shkurtë shqiptarët fituan autonominë në kuadër të Perandorisë Osmane. Gjithnjë në mbështetje të dokumenteve të kohës, Dibran Fylli , hedh dritë mbi përpjekjet këmbëngulëse të Serbisë, për t’u shtrirë deri në Adriatikë, përkatësisht, deri në Durrës, dhe kjo çështje, sipas autorit, mesiguri se do të realizohej, po të mos ishte veto-ja e Austro-Hungarisë.

Sipas Fyllit letra e Brtholdit dërguar më 3 nëntor Peterburgut – nuk mund të japim votën tonë kurrsesi, që të lidhet Serbia me Adriatikun nëpërmjet tokës shqiptare duke qenë se në këtë mënyrë do të binin në kundërshtim me parimin e autonomisë etnike, që kanë shpallur vetë shtetet ballkanike dhe që do të kalonte medoemos nëpër tokën e pakundërshtueshme të një populli tjetër ballkanik; kjo do të quhet si hapi i parë i Serbisë për t’u bërë një fuqi detare në Adriatik…

Sipas,Dibran Fyllit, Austro-Hungaria, madje ishte e gatshme që qëndrimin e vet, sa i përket mosdaljes së Serbisë në det, ta mbronte edhe me luftë. Ishte pikërisht ky qëndrim i prerë i qeverisë Austro-Hungareze, që e detyroi Rusinë Cariste, të tërhiqet nga kjo kërkesë. Ministri i jashtëm rus, Sazanov, njoftonte diplomacinë franceze se qeveria perandorake i deklaronte kategorisht Serbisë, se ajo nuk duhet të shpresojë të tërheqë Rusinë, e cila është e vendosur të mos shkojë deri në luftë të armatosur për një port serb në Adriatik….

Autori hedh dritë mbi bisedimet e zhvilluara në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, për statusin juridik të Shqipërisë, që sipas Dibran Fyllit, Austro-Hungaria e përkrahur nga Italia dhe Gjermania insistonte për një pavarësi të plotë të Shqipërisë, ndërkohë shtet e Antantës, në radhë të parë Anglia ishte për një autonomi.

 Pas një beteje të madhe diplomatike midis dy grupimeve, më 29 korrik Konferenca e Ambasadorëve miratoi stausin përfundimtar të Shqipërisë. 

Në nenin 1, të këtij dokumenti thuhej: “Shqipëria është një principatë autonome, sovrane dhe e trashëguar sipas rendit të paralindur nën garancinë e gjashtë Fuqive të Mëdha. Princi do të caktohet prej gjashtë Fuqive të Mëdha.”. 

Ndërsa neni 2, përjashtonte çdo lidhje “suzereniteti” midis Turqisë dhe Shqipërisë, ndërsa në nenin 3 thuhej se “Shqipëria është neutralizuar” dhe se neutraliteti i saj ishte i garantuar nga gjashtë Fuqitë e Mëdha.

Autori ndalet në debatin e zhvilluar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, rreth përcaktimit të kufijve të Shqipërisë, që sipas tij, në tryezë ishin shfaqur dy propozime, austro-hungarez dhe rus. 

Projekti austro-hungarez, siç vë në dukje autori, parashikonte, që në “veri vija kufitare të kalonte nga gryka e Bunës në rrjedhën e saj deri afër Razhnicës, pastaj në gjysmë rrethi nga Jugu i Gucisë e Plavës, të drejtohej në Pejë, Gjakovë, Prizren duke i lënë këto qytete brenda shtetit shqiptar. 

Nga Prizreni vija kufitare do të kalonte në Jug deri në Ohër e në liqenin e Prespës duke përfshirë Dibrën dhe Ohrin brenda Shqipërisë. Në Jug kufiri përfshinte brenda Shqipërisë Korçën, Janinën dhe nëpërmjet rrjedhës së lumit Kallamas dilte në Detin Jon…

Për dallim nga projekti austro-hungarez, projekti rus përfshinte një territor shumë të ngushtë në shtetin shqiptar. Vija e kufirit në Veri ishte lumi Drin deri në pikën e bashkimit të Drinave, pastaj dilte në liqenin e Ohrit, ndërsa në jug Korçën, Delvinën dhe Sarandën i linte jashtë kufijve të shtetit shqiptar.

 Pra, me një fjalë projekti rus linte jashtë Shqipërisë: Shkodrën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën, Ohrin, Dibrën, Janinën, Korçën, Delvinën dhe Sarandën…

“Projekti Austro-Hungarez – vë në dukje Fylli – ndeshi në kundërshtimin e rreptë të Rusisë, që nuk e merrte fare parimin e etnisë…. 

Kufiri që propozoi Austro-Hungaria i jepte shtetit të ri mundësi të arsyeshme për të arritur stabilitet e përparim. Por, këtë nuk e dëshironin as Rusia dhe as Franca, e as aleatët e Ballkanit. Kufiri që u vendos në fund fare ishte dhunimi i të gjitha argumenteve etnike, historike, ekonomike dhe gjeografike, dhe në të vërtetë i të gjithë argumenteve të rëndësishme…

Edhe pse Austro-Hungaria, shprehet Fylli, fillimisht këmbëngulte që brenda kufirit të shtetit shqiptar, të përfshiheshin Dibra, Prizreni, Peja, Gjakova dhe Shkodra, ajo më vonë, për shkak presioneve të shumta nga ana e shteteve të Antantës, u tërhoq nga Dibra, Prizreni e Peja dhe së fundi edhe nga Gjokova, vetëm e vetëm që ta mbroj Shkodrën,.

Më 24 mars Bertohld i dërgoi një telegram Mensdorfit, që ai ta dorëzoj Gjakovën. Kështu nën kërcënimin e Rusisë e gjithë Kosova, Rrafshi i Dukagjinit dhe më pas një pjesë e Maqedonisë shqiptare i kaloi Serbisë.

 Kjo ishte humbje për diplomacinë e Vjenës, por nuk kishte alternativë tjetër veç luftës midis Fuqive të Mëdha, që do të çonte me pajtetër në një luftë botërore…”, shkruan ndër të tjerava akademiku Dibran Fylli .

Në librin studimor të Dbran Fyllit përshkruhet situata politike dhe e sigurisë brenda kufijve të shtetit shqiptar të përcaktuar nga ambasadorët e gjashtë Fuqive të Mëdha. 

Në përputhje me vendimet e 29 korrikut, Austro-Hungaria, insistonte që forcat ushtarako-policore serbe, malazeze dhe ato greke të tërhiqeshin sa më parë që ishte e mundur nga territori shqiptar, mirëpo një kërkesë e tillë nuk përfillej nga qeveritë përkatëse.

 Rrjedhimisht, pasuan reagimet e ashpra të Austro-Hungarisë, drejtuar Beogradit, që filluan më 14 shtatorit 1913, kur ajo për herë të parë e paralajmëroi Beogradin, për të vazhduar me demarshin e 29 shtatorit, pastaj me paralajmërimin e dytë që ndodhi më 7 tetor, me notën kërcënuese të 14 tetorit të kontit Berthold drejtuar Pashiqit, dhe së fundi me Ultimatumin e 17 tetorit, përmes së cilit, Austro-Hungaria, kërkonte nga Beogradi që në një afat prej 8 ditëve, t’i tërheq të gjitha fuqitë e veta ushtarake nga territori shqiptar, në të kundërtën “qeveria perandorake dhe mbretërore, me keqardhjen më të thellë do ta shihte veten të detyruar që të përdorte mjetet e përshtatshme për ta realizuar kërkesën e saj.”.

Ashtu siç edhe parashihej në Ultimatum, në ditën e tetë, përkatësisht më datë 25 tetor, kishte përfunduar tërheqja e trupave serbe nga territori i shtetit shqiptar. 

Masa të ngjashme sikurse ndaj Serbisë, Austro-Hungaria, ndërmorri edhe kundër Greqisë, e cila mbante të pushtuara Korçën dhe qendrat tjera shqiptare të Jugut.

Autori sjell konkluzionet e veta, rreth rolit të Austro-Hungarisë në krijimin e shtetit shqiptar, ku thekson se historiografia shqiptare “nuk e ka shkruar të vërtetën e krijimit të shtetit shqiptar” dhe se ajo e “ka zbehur rolin e Austrisë në këtë proces” duke e nxjerr në plan të parë “faktorin shqiptar”. 

E vërteta është, se faktori shqiptar ishte i paorganizuar dhe përdorej nga Fuqitë ballkanike për interesat e këtyre shteteve…

Krijimi i shtetit shqiptar është meritë e Austro-Hungarisë, që donte një shtet të fortë dhe të madh shqiptar për arsye gjeo-strategjike, sepse me anën e tij ndalohej Serbia të dilte në Adriatik dhe të zgjerohej deri në atë pikë, saqë të kërcënonte vetë Monarkinë e Danubit…

Autori duke ofruar fakte dhe dëshmi burimore, ka arritë të zbardh rolin e madh e vendimtar të Austro-Hungarisë, në krijimin e shtetit shqiptar, si dhe dhe kontributin e çmueshëm të saj, në ndërgjegjësimin e vetëdijes kombëtare shqiptare.

Krejt në fund, më duhet të prononcohem rreth disa vlerësimeve të akademikut Fylli, për faktorin e atëhershëm politik shqiptar në përgjithësi, e të Ismail Qemalit, Isa Boletinit , Hasan Prishtinës dhe Preng Bib Dodës në veçanti. 

Tërë atë që e thekson autori, në lidhje me Austro-Hungarinë dhe rolin e saj në krijimin e shtetit shqiptar është mase e vërtetë. 

E vërtetë është edhe ajo pjesë ku, autori hedh dritë mbi bashkëpunimin krerëve të sipërpërmendur shqiptar me Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë. 

Mirëpo, është e vërtetë edhe ajo se, për dallim nga Ismail Qemali (roli i të cilit ishte shumë i fuqishëm jo vetëm në Jug të Shqipërisë, por në mbarë hapësirat shqiptare), në anën tjetër, Isa Boletini dhe Preng Bib Pasha, nuk ishin krerët kryesor verior. 

Faktet tashmë të dokumentuara, flasin se Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës i printe intelektuali i kohës, Hasan Prishtina, i cili sipas dokumenteve serbe dhe ato jugosllave konsiderohej si “armiku i përbetuar i popullit serb”.

 Përkrah tij, qëndronin një numër i konsiderueshëm i intelektualëve dhe i atdhetarëve shqiptar si Nexhip Draga, Rexhep Mitrovica, Sait Hoxha etj. 

Këtë e pohojnë shumë autorë vendor e ndërkombëtar, si dhe dokumentet e kohës, që me këtë rast po i referohem shkrimit të Mustafa Merlika Krujës, me titull “Kosova në Kongres të Vlonës”, botuar më 25 shtator 1930 nga “Lirija Kombëtare”.

 Në të ndër të tjerave ai hedhë dritë mbi mbledhjen e mbajtur më 13 tetor 1912 në Shkup, në shtëpinë e atdhetarit Sali Gjuka, në të cilën kishin marrë pjesë këta personalitete: Nexhip Draga, Salih Gjuka, Mi’that Frashëri, Mustafa Kruja, Qemal Kumbaraxhiu, Rexhep Mitrovica dhe Beqir Shlika. Në mungesë të Hasan Prishtinës, i cili asaj kohe qëndronte në frontin e luftës kundër ushtrisë serbe, me mbledhjen kishte udhëhequr Nexhip Draga. 

Në fund të mbledhjes, siç vë në dukje, Kruja, është sjellë vendimi, që t’u komunikohej Shteteve të Mëdha, deklarata si më poshtë:
“Populli i Shqipnis po i kap armët jo për ta mbrojtë egzistencën e Turkis në Ballkan, por, për t’i dalë zot tokave të veta. 

Pra, sidoqi të jetë fati i luftës, populli i Shqipnis ngul kambë për nji Shqipni të lirë e me nji formë studimi të vetme”.


E pash të arsyeshme ta them këtë, jo për ta kundërshtuar vlerësimin dhe qëndrimin shkencor të Dibran Fyllit , në lidhje me politikën e gabuar të Isa Boletinit e të Preng Bib Pashës, por për ta thënë edhe atë që Zoti Fylli, e përmend me fakte historike rolin parësor dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Hasan Prishtinës, si në shpalljen e autonomisë shqiptare nga ana e Portës së Lartë, poashtu edhe në shpalljen e Pavarësisë së shtetit shqiptar.

 Caktimi i Isa Boletinit si përfaqësues i Kosovës në Vlorë, erdhi në mungesë të Hasan Prishtinës, Nexhip Dragës, Sait Hoxhës e disa krerëve tjerë të Kosovës, të cilët asaj kohe ishin arrestuar nga forcat ushtarake serbe dhe dërguar në burgun e Kalamejdanit në Beograd…

Prishtinë , 31 mars 2020.