Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se deklarata e tij ku i ka kërkuar Presidentit Hashim Thaçi t’i shpallë zgjedhjet ose ndryshe mund të ketë vëllavrasje, është nxjerrë nga konteksti.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Bahtiri e ka shfrytëzuar rastin që të kërkojë falje për këtë keqkuptim
“Secili nga ju e di rolin tim, prej vitit 2013 e deri më tani e kam bërë një punë të shkëlqyer në komunën e Mitrovicës dhe për këtë falënderoj i të gjithë qytetarët, Policinë e Kosovës dhe Ambasadat e huaja që kanë ndihmuar në stabilizimin e Mitrovicës”.
“Kam qenë njeri i paqes dhe vazhdoj të jem. Ky lapsus i imi që ka ndodhur gjatë një emisioni”.
“Sa i përket kësaj, unë vetëm e kam qitur shpjegimin tim në Facebook. Mirëpo disa parti politike kanë dëshiruar të zbaviten me këtë pjesë”.
“Unë kërkoj falje për këtë keqkuptim dhe kjo është e tëra”.
“Thuhet se aty është bërë thirrje për vëllavrasje – kjo është turpi më i madh. Qytetarët që më njohin e dinë mirë se kush është Agim Bahtiri. Unë jam njeri i paqes dhe çdoherë do të thërras për paqe. Sa i përket aspektit politik, unë nuk dua të merrem me këtë pjesë”.