PSE RA QEVERIA ALBIN KURTI MË 25 III 2020

Enver Hoxha dhe shqiptarët në maje të thikës, të dhunuar ...


Akademik Prof Dr Hakif Bajrami,Ph.D


AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE SHQIPTARO-AMERIKANE NGA NJU JORKU ...

A është tani Vetvëndosja fuqi e pafuqushme, sepse gjëndet e ndrydhur nga zbatimi i Kushtetutës dhe militantëve të interpretimit saj. 

Jam për zbatim të Kushtetutës.E interpretimin e ka në “sovranitet” vetëm Gjykata Kushtetuese e Republiks Kosovës në çdo kohë dhe situatë.Pra ta afirmojmë zbatimin e saj.

Historiani Hakif Bajrami i bashkohet Vetëvendosjes - Kosova Info

Pas 25 marsit 2020 në Kosovë sikur ka marrë hov një fushatë të spjegojë pse ra Qeveria Kurti, kur erdhi pas zgjedhjeve aq shumë të lavdruara nga bashkësia ndërkombëtare. 

Të themi në fillim, se rreshtimi i partive politike ishte i sistemuar nga shpallja e zgjedhjeve jo i natyrëshëm.

 Lidhur me këtë, për çdo ditë kemi komentime nga juristët me një anë, dhe ata të shekncave politike dhe gazatarëve, të cilët janë ose në detyrë të kronistit, ose nuk kanë lidhje me zhurnalistikën investigative (hulumtuese).

 Shtrohet  pyetja, a e meriton populli këtë dhunim, kur dihet se kush dhe kur mundet të njihet e vërteta.

 E për të ardhur deri te e vërteta duhet të NDAHET PUNA:
a është fjala për ZBATIM  i Kushtetutës (juristi), a është fjla për INTERPRETIM të Kushtetutës (politologu, sociologu, gazatari).

 Edhe një pyetje duhet shtruar këtij ABSTRAKTI. 

A është shkenca e historisë ajo që duhet ta thotë të vërtetën dhe a mundet ta thotë mënjëherë, apo i duhet kohë kualitative-kvantitaive 20 vjeqare, që të jipet verdikti –gjykimi i drejtë objketivë  pa asnjë subjektivizëm.Përgjegja është relative.

Pra del se “ZOTI” i lejon të flasin si çakalla.

Duke provuar që të njihet e vërteta, njeriu i cilit do nivel profesional, mund të jetë HEDONIST, nëse nuk është serioz, dhe të ndiejë kënaqësi në atë që thotë , se “realitetin e ka NDIE me veshët e vet, e ka PARË me sytë e vetë”. 

Dhe ky nivel i “realitetit” të jetë objektivë në hulumtim, nuk është i saktë shkencërisht, si do thoshte juristi,në këtë rast. 

Kështu do të mendonte historiani i pjekur dhe serioz, në hulumtimin e marrëzive të politikës.

Bie fjala.Rrevolucioni Francez (14 korrik 1789), ishte rrevolucion sespe i dha fund bashkëveprimit të shtetit me kishën, “për popullin” e në emër të tij, kundër çdo progresi.

Prej kësaj kohe zhvillohet një luftë e papushuar se çdo e keqe që i servohet shoqërisë i vjen nga SUBJEKTI, për ta vënë në lëvizje OBJEKTIN.

Tani shtrohet pyetja, cila është masa kritike që të dihet pse ra Qeveria Kurti.

 Në këtë nivel të shtruarjës së pyetjës historisnit që duhet “nxjerrë dhëmbët e ri nga goja e smurë”, duhet t` i shtrohet pyetja imediate:

 Kush sundon me botën sot? 

Sundojnë: SHBA, Kina, Rusia, BE, apo brenda këtyre suerfuqive ka “pllumba”-korporata dhe institucione ( brenda Fuqisë  së fuqishme), që e dirigjojnë kapitalin dhe historinë e Globit.

Të diturit i ndajnë punët i këtij veprimi në ata që PRODHOJNË informata dhe në ata që i KONSUMOJNË informata- pozita.

Dhe tash shtrohet pyetja si KUALIFIKOHËN njerzit që janë kompetent ta shpejgojnë realitetin objektiv me metoda eksplikative shekncore. 

Bje fjala sot shumë VLERËSOHET shembja e Murit të Berlinit,dhe thue se çdo gjë lidhet me “Epokën e re” historike se çdo gjë ishte konsumuar drejtë dhe në interes të demokracisë me atë ngjarje.

E saktë historikisht.Tash, kur Kosova e ka një “Mur të Berlinit” në Mitrovicë, a ka llogari të shkohet në NEGOCIATA kur e dinë fare mirë se ke psuar AUTOGOL, pa fajin tënd dhe lojatar për ta kthyer rezultatin nuk ke, sepse po këta ishin edhe më 1999 në “kulmin e fuqisë me në Krye “”Presidentin historik””!?

 Ku jemi shqiptarë, pse Adem Demaçi u luftua edhe nga “korneri” dhe pse nuk e mori pozitën që e meritointe kur kishte guxim t` i thot R. Hollbrukut, Kukut, Kushnerit, Ahtisarit: “Nuk është UÇK terroriste, jeni kah interpretoni mjegulla në dëm të drejtësisë, dhe nuk jeni kah gjykoni drejtë”. 

Dhe Hollbruk ndryshoi qëndrim e tij që  kishte për pasojë edhe të ndryshojë Klintoni dhe OLBRAJT (nga fillimi e sinqertë)

 Analistë duhet ta shiqojnë filmin  dokuemntarë të CIA-s dhe duhet ta lexojnë   “Khohën ditore ” besnikërishtëtë  përkthyer, (e posedojë edhe origjinalin-HB), që i botoi më 2018 (sidomso vazhdimin X-të).

Pse nuk e dëgjuan KushneriN, AhtisariN etj Bacin kur nuk e dëgjonte klani politik shqiptar.

Nuk është çudi fare.Tani e zbërthejmë një trajektore të sukseshme historike (politike, kombëtare shtetërore) serbe. 

Deri më 1903 Serbia përmes Dianstisë Obreniviqëve na ka dëmtuar deri në gjenocid (  pushtetar ishin Jovan Ristiqi, V. Gjorgjeviqi etj).

 Serbia e shfrytëzojë po VJENËN deri në maksimaum, sa që më 1877 përmes tyre duke e shfrytëzuar Marrëveshjën SEKRTE të 15 janarit  1877 Vjenë-Peterburg, u zgjërua për 107922 kilometra katrorë duke i shfarosur 714 fshatra dhe 6 qytete shqiptare. 

Këtë politikë e shfrytëzuan   Karagjorgjeviqët me që ishte KONSUMUAR, e qitën jashtë rrjedhave hsitorike duke e vrarë drejtuesin e dinastisë dhe qeverinë ( Nikolla Pashiq më së shumti) që ta konsumojë fuqinë e Rusisë. 

E përmes Rusisë më 1912, Serbia do të zgjërohën në dëmë të tokave shqiptare (sërish), për 61400 kilometra katrorë.

Ndalemi këtu.Shtrohet tash pyetje a pati Hasan Prishtina qendër të fuqisë për konsumim kombëtar.

Përgjegja është lakuriq se, JO.

A pati Komiteti i Kosovës, Jo. 

A pati Fadil Hoxha-Jo, a kishte Shaban Polluzha –Jo.

 A kishte Adem Demaçi me progarmin e tij evolutivë, nga demonstratat e deri te lufta e armatsur (Prograni 1963 –lexone dhe mos më besoni mua!). Si i rreshton çështjet Baca Adem , jashtë ideologjisië, : “Nuk ka rëndësi a na ndihmon Lindja apo Perendimi, lufta jonë do të jetë e gjatë, e vështirë dhe e drejtë”!.

 Pra NATO nuk erdhi nga qielli në ndihmë UÇK-ës, por KOMBI shqiptar kishte plasuar prova se e meriton Lirinë dhe Pavarësinë Kosova  dhe së është i gatshme ta paguajë edhe  ÇMIMIN  e të skarifikohet, për një fitore të DLIRË që nuk i sjellë plagë tjetrit, që nuk është i kombit tënd.

Me këtë devizë e fituan Baca Adem Demaçi  dhe Ibrahim  Rugova edhe çmimin “Saharov”.

Enver Hoxha kishte mësuar nga Koço Tashko (kominternistë) dhe Drejtori i parë i Bibliotekës Kombëtare Shqiptare ,miku shqiptar i Palmiro Tolatit se: “duhet të konsumohet çdo miqësi me Titon, deri aty ku ai i pranon kërkesat që trojet që i kishte okupauar Serbia t` i kthehën shteti amë". 

Dhe Tito e Kardeli, të paktën kurrë nuk e mohuan një kërkesë të tillë, si të pa arsyeshme. 

Por Everi dijti ta konsumojë edhe Stalinin për ta zbrapsur sulmin titist të mjegulluar me Paktin Jugosllavo -Greko-Turk (1949-1955). 

Jo publikisht deri sa hyri në Paktine Varshavës për ta shpallur Stalinin “ilegalisht” të konsumuar më 1960, dhe për t'i dëshmuar se Nikita Hrushqovi nuk është as i konsumuar e as kosumues

Vallë athua si shkoi puna me konsumimin shqiptar?!
 Dihet pastaj dhe nuk ka nevojë këtu të ngarkohet teksti. 

Por një fakti nuk i lejohet historianëve :  më 1968 ,historia rifilloi të rishkruhet, me gabime , por me perspektivë që shpërtheu më 1981, për të kulmuar pozitivisht më 1992.

Konkretisht a aështë KONSUMUAR miqësia KOSOVË-SHBA?

 Unë mendoi dhe nuk e di a do të më besoini se KONSUMIMI nuk është asë në horizont, së pakut edhe për 100 vjet. 

A duhet të jemi edhe më BE-në  kur dihen çarjet e tanishme në vet BE (BREXITI) plus çarjet me SHBA-të.

 Më duhet të themë se ai që synon në politikë duhet fare mirë ta kuptojë se SHBA-të  kanë PËRPARËSI, por edhe BE duhet të na kuptojë se kemi aspitrtat të jemi në atë familje ekonomiko-politike dhe civilizuese, e jo të na izolojë si Corona virusin me viza. 

Shumë analistë po e harrojnë se si Riçard Hollbruk e shpalli Millosheviqin “paqë bërës” më 1995; po harrojnë se çka dekalroi në aeroplan Hashim Thaçi më 13 mars 2020, se do t` i drejtohet Parlamentit për atë që ishte folur në Vashington DC.

 E në realitet se çka ishte folur, nuk u bë publike kurrë deri me sot . 

Sido që të mirret një plan “AHTISARI PLUS” është në çarkullim, sikur kur iu dha një afat presidentit serb Sllobodan Millosheviqit  për ta shkatrruar UÇK-ën.

Ashtu sot atyre që kontaktojnë po u jipën afate që të arrihet Marrëveshja e “paqenë”.

E vërteta se si bëjnë pazare me territore e sisteme FUQITË E MËDHA , vetëm duhet të lexohet TRASKRIPTI i JALLTËS 1945.

Në fiskultura të këtilla duhet llogaritur, por ne nuk e kemi asë fuqinë e as luksin të shfaqim kokëfortësi. 

Dhe kur e pyetëm Hollbrukun, pse e kishte quajtur Milosheviqin “paqe bërës” do të përgjigjet si prej pushke: “E provuar se nuk është paqe bërës, sepse është naiv  dhe ju sulmoi duke kujtuar se e ka bekimin tonë… E ne i tham kur e pamë se kush është, se synon Serbinë e madhe: Priti Tomahokët! 

Hapëni sytë pra, politikanë dhe punoni në ekipe e jo individualisht duke dëshmuar injorancë strategjike.

Çka prishi Albin Kurti në planin e jashtëm që ra kaq shpejtë?

Po mos të ekzistonte Plani sekret për ndarje të Kosovës (këmbim territoresh dhe popullsisë) Grenell nuk do ta ftonte Aleksandër Vuçiqin dhe Hashim Thaçin në Vashington DC. 

E tash shtrohet pyetje kush e pengoi nënshkrimin, unë nuk e di, por ka zëra që e prishi Lobi serb , i grumbulluar rreth Bolltonit, sepse aspiron që në vijim ta fitojë “jo diçka por tërësinë-tërë Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë me 69% të Bosnjës”, pra synon Serbinë e madhe të “Naçertanisë”. 

 Ky pohim lehtë mund të objektivizohet me hulumtimin se pse shkuan Vuçiq-Thaçi me aq lehtësi në WashingtonDS... 

Pse Skender Hyseni të shkojë për infromata shtesë dhe a është ajo shkaurje për ta “sjellë lajmin e gëzueshëm”, se duhet të shkëputët “kurora” me VV-ën së pari, për ta raelizuar “ngjarjen e madhe” në vijim. 

Këtu, Skender Hyseni ,  e kreu  një punë me apo pa vetëdie. 

Por faji i tij është i pjestuar me nxitësin Isa Mustafa, e ky me padronin Hashim Thaçi i cili synon që t` ia lëshoi pozitën ashtu si janë marrë vesh kur lidhën “kurorë” për ndarje të kulaqit pushtatar.

 Ti së pari President e unë pastaj president. 

E këto pazare Albin Kurti është “fajtor’, se po i prishë punën .Ata  janë harmonizuar edhe jashtë rrathëve politikë, jashtë Kosovës.

Çfar planesh prishi Albin Kurti në planin e brendëshëm që ra kaq bindshëm (82 kundër) dhe 1 abstenim!

Skenari për ta rrëxuar Albin Kurtin nga Qeveria ishte i jashtëm, por oreksi ishte i brendshëm, sepse Avdullah Hoti aspiron pozitën e drejtuesit të Qeverisë, ndërsa Agim Veliu e kishte detyrën e nxitësit të sherrit duke aspiruar nesër postin e Kryetarit të LDK-s sepse Bosi po i bëhët President pas një viti. 

E skenari duhej mjegulluar, duke kërkaur gjendje të jashtzakonshme.

Në gjendjën e jashtzakonshem dihet se Hashim Thaëi i merrte të gjitha kompetencat e drejtimit të Shtetit. 

Këtu Albin Kurti  ndihet i pafuqishëm, sepse legalisht Isa Mustafa  iu bashkua Ramush Haradini dhe Fatmir Limaj. Kadri Veseli.

Nuk patë  nevojë t` i shkojë në zyre “Mbretit  mafioz të Kumrovcit”, për faktin se punën ia kryente vetë presidenti Hashim Thaçi, ne shumë lehtësi nga “toreadorët” jashtë Kosovës.

Emruesi i përbashkët që u rrëzua kaq bindshëm me 82 vota kundër , 1 abstenim në Parlamentin prej 120 frymëve që oksigjenoterapinë e marrin  nga jashtë. 

Themi  shkurt e shqip. Janë dy popuj që MIQËSINË me SHBA e kanë të garantuar: Hebrenjët me DITURI dhe Shqiptarët me BESË.

 Të dy konceptet trusti mendor i SHBA-ve i njeh deri në hollësi. 

Për pikënisje ka besën shqiptare ndaj Hebrejëve në Luftën e Dytë Botëore dhe diturinë hebreje që është e respektuar në çdo pushtet serioz, edhe pse hebrenjët duken problematik dhe lakmues të filigranizuar.

Tani, theksimi i reparacioneve që duhet t` i paguej Serbia si dëme lufte Kosvës, i friguan të gjithë antarët e Këshillit të Sigurimit në  OKB , sepse  sipas tyre në atë njollë të zezë, duhet të mbetet vetëm Gjeramnia naziste.

 Ky parim nuk është në kokat e politikanëve të verdhë dhe shumë shpejtë lëshohën në “avanturë” për një kauzë që është racionale, por nuk është oportune për të fortit dhe ata që në mënyrë konzervative u përmbahen pozitave që i kanë siguruar nga forca dhe madhësia e fajeve te të tjerëve jashtë tyre.

Konfiskimi i pasurisë së grabitur prej individëve apo grupeve në Kosovë, po u hap si obligim qeveritar, duhet patur një ushtri shumë të fuqishme; duhet pasur një polici shumë profesionale; duhet pasur një prokurori dhe Gjyqësi që është nën “mbrojtje ushtarake”.

Unë nuk them që kjo ndërmarrje është e pa arritëshme, por është shumë e vështirë të realizohet, sepse metastaza është shumë e thellë dhe fuqia është  mininamle për realizim e sajë, sado që LIGJI për KONFISKIM , nacionalizim apo eksporoprijim, mund të jetë ideal dhe mbështetet në fuqi respektive demokratike.

Çështje që e ka zbuluar Albin Kurtin se çka synon, e prej të cilit synim janë FRIGUAR të gjitha qevritë për rreth Kosovës, është bashkimi kombëtar.

 Kjo ndërmarrëje do fuqi ushtarke e mbi të gjitha kërkon intelegjencë të fuqishme, që ka funksion pozitivë e jo negativitet politikë , në luftë pas tarifave dhe partive të mëhallave, siç janë të pozicionauara institucioent tona shkencore dhe kulturore. 

Shiqoni se si Akademia e Kosovës dhe  ajo e Shqipërisë, vetëm e qajnë hallin e antarëve të tyre dhe i botojnë  fletërrufetë  e tyre në rreshtim. 

Këto Akademi, nuk kanë kuadro për invencion kombëtare.

Qe 50 vjet nuk patën dituri ta pasurojnë kombin me një ENCIKLOPEDI së paku në  20 vëllimshe.

 Aty brenda tyre, është stralluar një kala pozitash që vështirë mund të gjenden  në  ndonjë vepër që ka peshë gjithë kombëtare, që vlen kudo dhe kurdo.

 Pra Akademitë janë rënduar në inovcione politike, bile edhe jo prefsionale, sepse aty hyhet sipas çelsit që nuk e hapë asnjë derë kalaje.

Ky fenomen është edhe në institute që kanë nxjerrë  kuadro të kohës së thyerjës së sietemeve dhe këta shumë vështirë e kanë të krijojnë rrenjë të thella , sepse janë shkolluar me trefertal. 

E me çka rrezikohet tani Klanin 83 në kushtet e krijuara në Kosovë?

Nga dueti Albin Kurti-Vjosa Osamni. 

Klani 83 është në hall shumë të rrezikshëm, sepse me të gjitha mjetet do të provojë që Republika e Kosovës mos  të shkojë në ZGJEDHJE PARLAMENTARE. 

Kjo për faktin, se aty nuk ka mundësi t` u ndihmoi asnjë mafi politike e kujtdo qoftë fitore, sepse MONITORIMI në zgjedhje, do të jetë i shtuar sidomos nga OJQ-të  e shumta që aspirojnë t` i arsyetojnë buxhetete e tyre.

Tani për tani rreziku për LDK+PDK+Nisma+ Lista Serbe+ Minoritarët e shnatazhaur, është mbajtja e ZGJEDHJEVE të reja PARLAMANTARE, ku ky trust-koncern politikë, do t` i fitonte në këto rrethana më së shumti 25-29% të votave, së bashku.

 E lufta e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës është tash që Kushtetuta mos të zbatohet, por të INTERPRETOHET.

Ka mundësi që detyrën e tyre ta kryej edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës. 

Por ajo që vërehet është se pas debaklit që Presidenti ta dërgojë në Kuvend propozimin për Gjendje të jashtëzakonshme, ku ai pastaj do të dirigjonte, pushtetin ta marrin trekëndëshi: Isa Mustafa-Adullah Hoti-Agim Veliu, dështoi. 

Pra shumë më tepër ka psuar LDK se sa Albin Kurti në VV do të deshmohet se vetëm çka ka FITUAR në një matje muskujsh politik.

Në këtë trekëndësh  të Bermundeve : Isa Mustafa e synon presidencën, Abdullah Hoti  Kryeqeveritarin, Agim Veliu e synon drejtimin e LDK-ës. 

Këtë plan Hashim Thaçi nuk e fërkon në tru fare, sepse e ka hall Marrëveshjën dhe Gjykatën Speciale, së cilës vet ia ka dhuruar tapinë, të hetojë dhe pastaj të gjykojë viktimën me një racizëm politik. 

E pra me gjakftoftësi askush nuk është KUNDËR që edhe në Kosovë të veprojë Gjykata Speciale  për krime lufte, e cila do të ishte qoftë e dhe e monitoruar, por jo. 

E deri me sot asnjë krimnel serbnuk është ftuar nga Gjykata Speciale, kur tërë bota e di peshën e krimeve ndaj shqiptarëve.

Kurorzimi me atë që nuk di çka është “kurora” qe 21 vjet, sepse nuk ka parti që nuk i ka hyrë nën jorgan LDK-ës, vetëm për të mbijetuar në kaosin e shoqërisë që bren më shumë se miza hekur, e yshtur nga UNMIK-u dhe EULEX-i.

A e dinte Albin Kurti këtë aksiomë, se aktivistin më të mirë ia mbytën në burg dhe askush nuk ka përgjigje qe tri vite.

 Busollën kur e ke në dorë nuk duhet të lejohet për të drejtuar andej kah nuk shkohet. 

E busollën (LDK), ALBIN i nderuar, e keni zgjedhë vet, tash kur nuk i kanë lexuar këshillat e publikuara para se të lidhet marrëveshja, çdo gjë është vonë, aq më parë kur Albin Kurti dhe ekipi i tij i kanë dituar të gjitha detalet e PËRÇARJËS në LDK, nga themlimi e deri te zgjedhjet e Kryetari me dhunë, ku Agim Veliu ishte një ‘bokser’ i shkelqyeshëm. 

Por, pse po harrohet se LDK përqarjën nuk e ka fenomen, por dukuri, ashtu si edhe Partitë tjera insufience në Kosovë.

Tash shtrohet pyetja për FUND. 

Kah erdhi marrëveshja për vijën ajroe; për hekurudhë, dhe a ishte shkuarja e  Hashim Thaçit dhe Aleksandër  Vuçiqit te Grenelli në Washington DC  për Marrëveshje përfundimtare.

 A nuk ishin dy të parat të firmosura sikurse demarkacioni me Maqedoninë dhe Malin e Zi, me dorëzimin e mësuesëve turq ilegalë ? Po. Këtu pushon friga e VV se asgjë Presidenti  Hasim Thaçi nuk kryen me trasparencë.

Tash Presidenti Thaçi provon të marrë dorë nga Ambasadorët e QUINTIT për të themeluar një qeveri GJITHËPËRFSHIRËSE.

Kësisoji vërehet se “topi është zëvendsuar me mbretëreshë”, se nuk pati SUKSES vënja e jashtë zakonsisë në Kosovë, e provohet me gjithpërfshirëje të partive në Qeveri.

 Kësaj pune në popull i thonë:“Hyp se të vrava, zbrit se të vrava”

Prap  presidenti Hashim Thaçi provon me çdo kusht ta zëvendësojë  Albin Kurtin  me çdo kusht.

Këtu flenë lepuri... 

DheVV duhet të insitojë, në zgjedhje parlamentare, sepse nëse do të mbaheshin të dielën që vjen (bje fjala), Albini dhe partia e tij me vijën e drejtë të LDK-ës (Vjosa, Antoni, Lumiri, Bajrami e shumë të terë patriotë dhe personalitete të respektuara të LDK-ës-HB), ky trust, do t` i fitonte 52-54% të votave, në total.

 Në këtë realitet duhet të llogaritë edhe GRENELLI i nderuar, sepse me arrogancë dhe ndryshim të figurave nuk zgjidhet asgjë.

E vërteta, nuk ka njeri që nuk e di se çka kanë folë e diskutuar Hashim Thaçi, A. Vuçiqi e i ka nxitur Mogerini etj.

Këtë realitet i nderuarai GRENELL e dinë shumë më mirë se unë.

Pra marrëveshja SEKRETE ekziston, dhe ajo ka qenë në tavolinat e diploamtëve respektivë. 

 Forca mundet ujit t` i thot:  folë se të bëra guri, por uji mbetet ujë si diniteti i Galileo Galilelut.

 E ne duhet ta respektojmë edhe dinitetin e ELIOT ENGELIT, e sidomos të Familjës emblematike: 


SHABAN AZEMINE=RIFAT,HAMZË E ADEMJASHARI.

Prishtinë,  më 31 mars  2020


Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit