Agjencioni floripress.blogspot.com
2017/01/06
Reagim i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar reagon pas arrestimit të Haradinajt
Kryesia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar dënon ashpër arrestimin e kryetarit të AAK -së, Ramush Haradinaj dhe lëshon komunikatë për opinionin si me poshtë :
Të nderuar bashkëkombës,qytetarë, politikaj ,biznesmen dhe organizata qeveritare dhe jo qeveritare, faktorë ndërkombëtar shprehim shqetësim të thellë për ndaljen e z. Ramush Haradinajt në Francë,dhe u bëjmë thirrje të solidarizoheni ,përkraheni dhe dënoni veprimet e mëtutjeshme të Serbisë dhe qarqeve të dobëta nga politika ditore dhe qyqare kosovare se:
Akti arrestimit është i padrejtë , fyes dhe i papranueshëm prej autoriteteve franceze.Populli mik francez distancohuni nga barbaria serbe,mos përfillni urdhër-arrestet tendencioze të pabazuara dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia padrejtësisht për qytetarët e Republikës se Kosovës .
-Kërkojmë që zotëri Haradinaj të lëvizë i lirë dhe i papenguar , drejt SSBA-ve, ku edhe ishte i ftuari i vetëm nga Kosova të përfaqësoj Kosovën në inaugurimin e zotit Trumpf si president i ardhshëm i Amerikës.
-Kërkojmë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë që te jetë ma e zëshme në këtë proces, në ndërkombëtarizimin e Kosovës dhe dënimin e Serbisë me veprimet e saj kriminale në dëmin e Kosovës!
Zoti Ramush Haradinaj është ish kryeministër i Republikës së Kosovës dhe qytetarë i Republikës së Kosovës, prandaj shprehim kundërshti të plotë me urdhër-arrestin serb, të cilësuar armiqësorë ndaj popullit shqiptar, jo të drejtë dhe të shpifur sepse ai ishte një luftëtar i denjë e jo terrorist.
I bëhet me dije Shtetit fqinjë të Serbisë, të heqin dorë nga politikat hegjemoniste, shfarosëse,poshtëruese ndaj shqiptarëve .
Kërkojmë nga Shteti i Francës dhe shteteve mike të Kosovës, që mos të marrin parasysh urdhër-arreste të tilla, kur dihet se Franca është një prej shteteve që më së shumti e ka mbështetur Kosovën në rrugën drejt lirisë, dhe i njeh shumë mirë rrethanat gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Prandaj, kërkesa për ekstradim të refuzohet dhe z. Haradinaj të lirohet menjëherë.
Kërkohet nga Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, që të ngrehin zërin në këtë rast në instanca ndërkombëtare dhe të shpallet i pa vlefshëm Interpoli serbe , lidhur më shqiptarët e Kosovës..
Kërkohet nga pjesëtarët e mërgatës, përkrahje të parezervë z. Haradinaj dhe gatishmëri për protesta paqësorë në Francë dhe para Ambasadave të Francës dhe Ambasadave Serbe kudo që gjenden ato.
Duke mbrojtur z.Haradinaj, ne e mbrojmë popullin,shtetin,dinjitetin dhe UCK-në .Përmes këtij akti mbrojmë vlerat e SHBA-ve,popullin mik dhe aleatin historik të popullit shqiptar.
Kryesia e përkohshme e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar-Qendrore
Kryesues Skenderbeg Klaiqi-Komisioni informativ i LEUASH-it me qendër në Gjermani
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment