Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/04

Ribotimi i “Mein Kampf” të Hitlerit pushton Gjermaninë



Shitjet e librit “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit kanë shënuar rritje të madhe që prej publikimit të edicionit të veçantë në Gjermani, ka njoftuar shtëpia botuese.

Libri shpalosë ideologjinë e Hitlerit që formoi bazën e Nazizmit dhe urrejtjen e tij ndaj hebrenjve, e cila shpiu në Holocaust, raporton Reuters.

Botimi i ri është i pari që prej Luftës së Dytë Botërore dhe u publikua janarin e kaluar. Deri më tani libri ka shitur 85 mijë kopje.

“Shifrat e shitjes na kanë mahnitur”, ka thënë Andreas Wirshcing, shef i shtëpisë botuese, transmeton Koha.net.

“Askush nuk ka pritur në sukses të tillë”, ka shtuar ai.

Hitleri librin “Mein Kampf” e shkroi mes viteve 1924 – 1924. Në fund të Luftës së Dytë Botërore libri ishte ndaluar nga Aleatët.

“Mein Kampf” që prej vitit 1945 ka shitur më shumë se 12 milionë kopje dhe është përkthyer në 18 gjuhë.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...