UNITETI E BËN FORCËN 1
Rreth artikullittë Zotit Aurel Dasareti “Forca
e unitetit”. Lexova dy
komente të goditura (të mira) të Prof. Dr.
Eshref Ymerit dhe te Prof. Dr. Vedat Shehut. I Pari e vlerësoisi “Një zile alarmi”, me katër fjalë, me
kuptim të lartë. Ndërsai dyti “Mendoj se
kjo është detyrë e cilido që ka lindur shqiptar dhe e ndien veten Shqiptar,”.
Eshrefi vijon: “E
kuptoj mirë thirrjen tuaj për prishjen e kishave greke dhe xhamive turkoarabe në
krejt teritorrin e Shqipërisë. Kush ti prishë?... Ato duhet t’i prishi shteti...
Po ku ta gjëjmë shtetin?”. Enver Hoxha, lëshoi një urdhër më 1966, gjoja
me nismën e nxënësve të gjimnazit të Durrësit, për të
prishur kultet fetare dhe ata i prishën dhe i kthyen në stalla lopësh dhe çdo të
premte ndizeshin me qindra qirinj në
voreza.
Sotira, fqinja ime, komuniste dhe e sigurimit, për çdo pashkë bënte vezët
e kuqe, harronte dhe cepet e vezëve të kuqe, i hidhe nga dritaria, kur kujtohej
shkonte me vrap dhei mblidhte. Kanë ardhur shumë shtresa brezash që nga viti 1941,
të ushqier me doktrinënën komuniste të internacionalizmit proletar dhe që
vazhdojnë edhe sot nën kupolën komuniste.
Prandaj dhe autori me të drejtë
thotë: “Të mos presim asgjë pozitive nga politikanët, zyrtarët dhe
pseudo-intelektualët shqipfolës brenda dhe jashtë murit të arbërit, janë ata
këlyshët e grekëve, serbëve, rusëve, turqve, arabëve.
Politikanët shqipfolës
janë shumë të interesuar për interesat personale por aspak për interesat
e tyre që i përfaqësojnë. Me dekada japin vetëm premtime, por jo realizime.
Megjithatë, problemi kryesor qëndron në faktin se popullata akoma nuk e ka
kuptuar se “Uniteti e bën forcën”.
“...bota nuk u ndihmon atyre që mohojnë veten”. (Aurel Dasareti,
30-12-2010).
Një ditë takova njëçift rreth
moshës 40, i shoqi me një mjëkër të madhe dhe të zezë, avokat i dëgjuar në
rrethet e Çikagos, e shoqjame veshjen arabe, të mbuluar kokë e këmbë dhe kanë të
ndaluar të japin dorën fëmrat. I them mikut, çfarë jeni bërë kështu?
-Ai ta: “Na
pëlqen të jemi si arabët e pejgamberit tonë Muhamed, por myslimanizmi është përhapur
nëpër botë dhe nuk ndryshonë veshjen e tyre nacionale.“Shqiptarët kanë një
admirim tëçuditshëm për gjithçka të huaj ... duke përfshirë edhe armiqtë
shekullorë”. (A. D.).
Nga Prof. Dr.
Flori Bruqi citojmë: “Dikush më tha:
Jeta nuk matet nga numri i frymëmarrjeve por nga çastet që të lenë pa frymë.Prandaj dashuroni çdo ditë,dhuroni mirësi çdo ditë,
jini pozitivë çdo ditë. Çdo ditë është një faqe libri dhe çdo fundviti është fundi
i një kapitulli...mos harroni, jemi ne që e shkruajmë këtë libër,le të zgjedhim fjalët më të bukura.”
(internet 26-12-2016).
Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri lexojmë përgjigjen: “Ju keni shumë të drejtë,
dashur Flori. Jam tërësisht në një mendje me ju. Po qysht'ia bëjmë hallit,
kur politikanët na e helmatisin jetën me mercenarizmin e tyre?
Qysht'ua bëjmë fqinjëve jugorë, të cilët jo vetëm na mbajnë të pushtuar Çamërinë, por pretendojnë edhe për Epirin
e Veriut? Qysht'ia bëjmë hallit kur fqinjët veriorë kanë ngritur murin e
"Berlinit shqiptar" në Mitrovicën e Veriut dhe kanë si pikësynim ngritjen e
një mikro shteti serb brenda territorit të Kosovës?”.(01 janar 2017).
Nga Vedat
Shehu citojmë: “ Me këta gjitonë që kemi sot,
qoftë mallkuar gjitonia. Pa këta s'bëjmë dot, si të dojë Perëndia.”.

Aurel Dasareti, shkruan:“...imagjinata ime është të kontribuoj në përhapjen e idesë së shoqërisë
së lirë shqiptare, nxitjes së nacionalizmit pozitiv, Unitetit mes shqiptarëve
kudo që gjënden, dekolonizimit dhe bashkimit të Atdheut të gjyshërve të mi,
Shqipërisë Natyrale ... Kemi nevojë për një moral të lartë për të mbajtur
ligjin”. (“Forca e unitetit”. ( 30-dhjetor-20
16).
Reagim publik i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Aerikane në
New York "I padrejtë ndalimiizt. Ramush Haradinajt,në Francë,
sidomos që ështëbërë me porosi nga Serbia”.
Prof.Dr. Skender Kodra,Ph.D.
Nga Prof. Dr, EshrefYmeri: “Pas
përfundimit të bombardimeve kundër Serbisë, një pjesë e mirë e Perëndimit evropian mori anën
e Serisë. Ishte Franca ajo, mikesha tradicionale e Serbisë, e
cila kërkoi t'i vendoste trupat e veta nëMitrovicë, me qëllim shkëputjen e
Veriut të Mitrovicës nga trungu kosovar për interesat e Serbisë.Dhe sot, kur ndarja e
Mitrovicës së Veriut është bërë fakt i kryer, faji kryesor është i Francës,
i pasuar edhe nga tradhtia e Thaçit, e Mustafës dhe e EditaTahirit.Parisi e di
shumë mirë që Ramush Haradinaj ka dalë dy herë i pafajshëm në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës,
atëherë pse zbaton urdhrat e shovinizmit serbokaragjoz për arrestimin e tij?

Kush
na siguron se në këtë mes nuk ka një bashkëpunim të nëndheshëm mes Beogradit,
Prishtinës zyrtare dhe Parisit për arrestimin e RamushHaradinajt,
për të hequr qafe njërën prej figurave kryesore të opozitës kosovare, me
qëllim zgjatjen sa më shumë të kohës së qëndrimit në pushtet të Thaçit dhe Mustafës,
dy argatëve të bindur të Beogradit? Pse po hesht Thaçi për arrestimin e Ramush Haradinajt?”
Shkarje
antikombëtare e Hashim Thachit. “...Çdo kush që është terrorist në Turqi, është
edhe në Kosovë”, duke transferuar konfliktin e mbrendshëm politik të Ankarasë në
Prishtinë.
Nderkohë si kompesim i kërkoi presidentit turk që të ndërhyjë te
presidenti rus, Vladimir Putim, për të realizuar një vizitë zyrtare të tij në
Kremlin.
Të dija këto deklarata ishin
të pa pritura, të pa menduara, të pa mënçme, të pa nevojshme, të ngutëshme të
dëmshme, të rrezikshme dhe të frikëshme për Kosovën dhe vendin që ajo zë e
duhet të zëjë në mesin e Kombeve të qytetëruara...”. (Flori Bruqi).
Prof. Dr. Eshref Ymeri, citon Bjelinskin (1811-1848). “Ajo përfaqëson
në vetvete pamjen e tmerrshme të një vëndi...ku nuk ka jo vetëm kurrfarë
garancish, për jetën e njeriut, për nderin dhe për pronën, por madje as rend
policor, ama egzistojnë vetëm korporata gjigante hajdutësh dhe grabitësish... (“Adskije
novosti”.09-3-2014).
Po ama fjalët e tij tingëllojnë mjaft aktuale edhe për Shipërinë e
ditëve të tona. Sepse edhe Shqipëria e qeverisjes së Rilindjes majtiste, po
vazhdon ecjen nëpër shtigjet e Rusisë putiniane. Dhe Bukseli bën sikur nuk
kupton. (internet, 3 janar 2017).
“Ekziston
një popull shqiptar, por nuk egziston një shoqëri shqiptare. Populli
shqiptar ka heshtur për këtë tradhti të Ramiz Alisë dhe të pasardhësve të tij që
lejojnë Janullatosin në krye të kishës ortodokse, të tjetërsuar...
Populli
shqiptar ka heshtur: për ngritjen e kishave me simbolikë greke, Për Katedralen
gjigande në Tiranës, të ndërtuar tërësisht me smbolika greke.
Ka heshtur sepse
nuk kemi shoqëri shqiptare.
Populli shqiptar ka heshtur për ngritjen e
vorrezave dhe të memorialeve në nderim të ushtarëve agresorë grekë.
Ka heshtur sepse nuk kemi shoqëri shqiptare. Populli shqiptar ka
heshtur kur presidentët grekë , si Stefanopulis dhe Papulias kanë deklaruar se
Korça dhe Himara janë tokë grekë. ...
Kur kryepeshkopi shovenist Irenej
deklaroi në mes të Tiranës se Kosova është Serbi.
Pyetën Ekaterinën e II (1729-1796)
se pse po lejonte të hapeshin aq shumë pijetore në mbarë Rusinë.
Perandoresha
iu përgjigj: “Është më lehtë për të qeverisur një popull pijanec.
Prandaj
dhe klasa politike shqiptare. në varfërinë e përhershme të popullit, shikon e
leverdishme për ta sunduar më lehtë dhe për të qëndruar sa më gjatë në pushtet,
duke mos lejuar krijimin e shoqëris shqiptare. (Internet 3-1-2017.
Kemi nevojë për daljen
në drite një klasë e re politike me dinjitet kombëtar, duhet të ketë në krye
intelektuale të rinj dhe të moshës së mesme të shkolluar në vendet perëndimore
dhe të brumosur me normat juridike të shtetit të së drejtës dhe duhet të
pyesinj pensionistat të mbi të tetëdhjetat, ashtu si pyeti senati i Romës pensionistin qor Apia
Kllaudin për kushtet e paqes që kërkonte Pirrua Romës, pasi digjojë tha: “Gjer
më sot, o romakë, isha i helmuar nga humbja e syve. Tani më vjen keq që bashkë
me sytë s’kam humbur edhe dëgjimin, por rri e ju dëgjoj se si merrni vendime të
turpshme, që nxijnë lavdinë e Romës...”. (Plutarku, “njerëz të shquar të lashtësisë”,
f. 267).
Pas kesaj Roma u hodh ne lufte kundra Pirros, nën drejtimin e
ushtarakut Levin.
Tani, o sot, o
kurrë, nga fjala “duhet” të kthehemi në veprim: Një zile alarmi. Të mos presim
asgjë nga Athina e vogël “Tiranë”.
Të shporim “tartufin”, që kërkon të luftojë
“Rilindjen tonë Kombëtare”.
Jo,të zgjedhim fjalët e bukura, por pushkën e mirë
me fishekë.
Nuk do ia lëmë si të dojë Perëndia sePerëndija thotë: tundu ti, pa
të të tundë unë.
Na duhet një sinonim si “VATRA”, që hodhi themelet e shtetit
shqiptarnë Lidhjen e Kombeve.
Me një fjalë, na duhet Krijimi i shoqëris
shqiptare të përmbledhënjë qeveri e dy shteteve shqiptare,ku të mundet, ndofta
edhe në diasporë, ecila të grejë zërin për ta shpëtuar nga përmbytja që
pregatitin fqinjët tanënë Veri dhe Jug.
Kemi brumë të fortë dhe patriotët
shqiptarëmilionerë, kudo ku janë,duhet të kontribuojnë prej andej ku ndodhem.
Ashtu si “VATRA” më 3 qershor 1917 vendosi të hapë fushatën për “SHPËTIMIN E
SHQIPËRISË”.
Dhe u grumbullua nga të gjitha degët e Vatres shuma prej 4.000.000
dollarë, me vlerën e vitit 1978.
Me thirrjen poetike “JEPNI PËR NËNËN: “Çthotë ajo e ve e gjorë? /
Mbretëreshë pakurorë,
/ faqe çjerrur, lesh leshuar, / shpirt e zëmër për vëluar. Gjysëm e vdekur, O
Shqiptarë.”
Kemi plot figura
patriotë këtu në diasporë, nacionaliste të ndershëm, për ta drejtuar dhe udhëhequr
Qeverinë Shqiptare, për ta lidhur me forumet e larta botërore, me krenarinë tonë
kombëtare.
Të reshtohen me figurën e Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave
ushtarake–psikollogjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au). “Orentimi më i dobishëmi atdhetarëve,
duhet të jetë, t’i nuhasin e pastaj t’i shfrytëzojmë sa më në interes të kombit
rrethanat, ku interesat tona kombëtare përputhen me ato të më të mëdhenjve!
Shembull, i cili nuk duhet harruar në asnjë mënyrë,
qe goditja që i bënë forcat e NATO-s Serbisë, si agresore ndaj Kosovës, në
muajin mars 1999.
Për këtë qëndrim kanë nevojë sot Shqiperia, Kosova si dhe
problemi çam, përbërës të problemit të përgjithshëm kombëtar. (Mërgim Korça)
Rasim Bebo, Addison, IL. USA.
PROF .RASIM BEBO : UNITETI E BËN FORCËN 2
http://floripress.blogspot.com/2017/01/prof-rasim-bebo-uniteti-e-ben-forcen-2.html
No comments:
Post a Comment