Dëshmitarë dhe organizatorë të kohës e kanë sqaruar shumë herë atë proces ushtrimesh, sipas një marrëveshje Kosovë-Shqipëri. Por, pavarësisht këtyre sqarimeve, një pjesë e opinionit i mbërthyer nga propaganda e të majtës, përkatësisht LPK-së, vazhdon të sfidohet e vërteta shtetërore, duke nxjerrë si superheronj emra dhe njerëz që kinse janë të parët që krijuan organizimet luftarake në Kosovë, dhe se lufta në Kosovë e ka këtë histori sipas shpjegimit të tyre.
Por, pavarësisht spekulimeve që vijnë nga e majta, apo edhe në mungesë të një kundërvënieje të vazhdueshme nga bartës të institucioneve të republikës së Kosovës, të asaj kohe, e vërteta ka mbetur paksa e mjegulluar.
Por, janë dy heronj të jashtëzakonshëm kombëtar Sali Çekaj dhe Adem Jashari që ishin pjesë e stërvitjeve dhe përgatitjeve për luftë. I pari do të shquhet me fitoren në betejën e Koshares së bashku më Agim Ramadanin, ndërsa Adem Jashari si sakrifikues unik mbase në tërë historinë njerëzore, duke flijuar thuaja gjithë familjen në rezistencën kundër pushtuesit serb. Paradox i vërtet është se në këtë grup nuk është asnjë emër i politikanëve tanë që kanë bërë bujë në institucionet e Kosovës e të cilët thirrën në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Grupet e para si dhe fotografitë janë dokumente të pakontestueshme historike që dëshmojnë me emra e mbiemra. “Grupet e para që stërviteshin në Shqipëri, të cilat vijnë në kujtesë edhe nëpërmjet fotografive si dëshmi, janë dokumente të pakontestueshme historike të cilat dëshmojnë me emra e mbiemra njerëzit dhe preokupimin e tyre në kohën e caktuar, që ka të bëjnë me përpjekjet për çlirimin e vendit nga okupatori serb”, thotë publicisti Skender Zogaj.
Skender Zogaj thekson se fakti që këta të rinj kanë shkuar në Shqipëri për të ushtruar është dëshmi se në vitin 1990 janë krijuar celulat e para për çlirimin e Kosovës.
“Vet fakti se, të rinjtë e kanë braktisur Kosovën dhe kanë vajtur në Shqipëri dhe atje janë bërë bashke dhe janë angazhuar në ushtrime ushtarake nën mbikëqyrjen e ushtarakeve profesionist të karrierës, është dëshmia se, që në fillimet e viteve 1990, janë krijuar edhe celulat e para të cilat kanë pasur për qëllim krijimin e grupeve luftarake për çlirimin e Kosovës. Unë mund të them saktë se, në kuadër të LDK-së që në vitin 1991 është punuar për “mbrojtjen e pragut të shtëpisë” dhe për realizimin e kësaj porosie edhe nga vet goja e liderit Ibrahim Rugova, janë hulumtuar mundësitë dhe është punuar për krijimin e strukturave që do ta menaxhonin situatën dhe rastet që mund të imponoheshin në terren” pohon ai.
Zogaj thotë se ideimin e përgatitjes ushtarake e ka përkrahur dhe financuar Qeveria e dr.Bujar Bukoshit, ku kanë dalë luftëtarët e shquar e ndër ta edhe Adem Jashari.
“Nga kjo kemi edhe ideimin e përgatitjeve ushtarake, që dihet se në Shqipëri i ka përkrahur dhe financuar Qeveria Bukoshi, dhe se, nga grupet e përgatitura në Shqipëri, kanë dalë luftëtarë të shquar, shumë prej të cilëve kanë dhënë jetën dhe tash janë emra heronjsh, ndër të cilët edhe Adem Jashari, kryeheroi i Kosovës. Edhe diçka, një varg dokumentesh dhe faktesh historike, nuk janë pasqyruar sa duhet, sepse, zhvillimet e pasluftës ishin tepër të ndjeshme dhe, për vet pjesëtaret historik, siç janë edhe këta ne këtë listë dhe në këtë fotografi, për hire te proceseve shtetformuese te Kosovës, kanë heshtur, ose kanë qenë të detyruar të heshtin”, thotë Skender Zogaj.
Institucionet e Kosovës ishin ato të cilat nxorën grupet e para apo i formuan, ndërsa si udhëheqës i tyre ishte Sali Çekaj, i cili ishte prijës edhe i grupit të parë të stërvitur në Shqipëri, ndërsa Adem Jashari pjesë e grupit të dytë. Nisur nga kjo, dëshmitarët pohojnë se Adem Jashari e kishte për prijës Sali Çekajn. Pjesë e këtyre grupimeve ishin edhe shumë persona të shquar e heronj lufte, si Zahir Pajaziti që ishte pjesë e grupit të parë të stërvitjeve, Ahmet Hoxha, Zymer Lulaj etj.
Lista zyrtare e emrave:
Gjenrata i e parë /91
1. Sali Çekaj
2. Zahir Pajaziti
3. Ahmet Hoxha
4. Bashkim Leci
5. Zymer Lulaj
6. Kadri Gubetini
7. Ismet Cerkini
8. Artan Gjini
9. Arsen Hamiti
10. Fatmir Racaj
11. Ibush Metushi
12.Agron Tushi
13. Fatmir Fejzullahu
14. Hysni Mehmeti
15.Afrim Zena
16. Hysen Agushi
17.Vehbi Zeqiri
18.Besim Shehu
19.Ramir Ramadani
20. Halil Halili
21.Rustem Teneqja
22.Ahmet Zeqiri
23.Rexhep Luma
24. Minush Luma
25.Sedat Osmani
26.Ramadan Pajaziti
27.Shemsi Krasniqi
28.Remzi Mehmeti
29.Selai Hasani
30.Agim Demnika
31. Ekrem Metoshi
32.Sami Hasani
33.Sami Vishi
34.Azbi Veliu
35.Ali Guri
36. Musa Shabani
37.Ajet Shala
38.Sejdi Sula
39. Milazim Myftari
40.Shaip Haziri
41. Fadil Begu
42. Mefail Vishi
43.Shemsedin Sulejmani
44. Milaim Gerbeshi
45.Rexhep Ilazi
46. Islam Visoka
47. Ilmi Topalli
48. Ylber Topalli
49.Xhevat Qerimi
50.Bashkim Thaçi
51.Bajram Kadriu
52.Shefqet Brajshori
Ahmet Zeqiri, Zahir Pajaziti, Islam Visoka dhe Ajet Shala në Krujë 1991 (Pashtriku)
Për rrethanat e kohës më gjerësisht sqaron Saim Tahiraj, kryetar i Shoqatës Sali Çekaj në Zvicër dhe ish bashkëluftëtar i heroit Çekaj.
Tahiraj për më tepër sqaron se pas vitit 1994 ish LPK-ja merrte përsipër aksionet e kryera pikërisht nga grupet guerile të stërvitura në Shqipëri që vepronin nën kupolën e institucioneve të Republikës së Kosovës, së bashku me Adem Jasharin.
“Nga viti 1991 deri në vitin 1994 nuk ka ekzistuar as emri UÇK, por ne kemi vepruar në kuadër të institucioneve të atëhershme të Republikës së Kosovës dhe jemi quajtur njësitë e vetëmbrojtjes ku unë kam pasur rolin e koordinatorit në mes qendrës në Zvicër dhe grupeve të caktuara në Kosovë dhe po ashtu për koordinimin e disa grupeve në Kosovë.
Pas pagëzimit të LPK-së në vitin 1994 me emrin UÇK, prapë neve nuk kemi pasur lidhje me ta edhe pse kanë lëshuar komunikata në emër të aksioneve tona. Neve kemi vepruar në vazhdimësi në kuadër të institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës deri në përfundimin e luftës”, sqaron Tahiraj, ish koordinatori i guerilës në mes qendrës në Zvicër dhe grupeve të caktuara në Kosovë dhe po ashtu për koordinimin e disa grupeve në Kosovë.
Grupi i Dytë/91
- Adem Jashari
- Ilaz Kadriu
- Osman Ferizi
- Avni Zymeri
- Adem Maksuti
- Shaqir Salia
- Avni Rama
- Sami Tahiraj
- Shkelzen Gjonaj
- Naim Gubetini
- Xhavit Gubetini
- Lutfi Jonuzi
- Ramadan Begu
- Ilmi Peci
- Shahin Bejtollahu
- Hasan Ferizi
- Ejup Murseli
- Isa Xhaferri
- Naser Jakupi
- Jakup Limani
- Sait Jashari
- Bujar Zeneli
- Nazmi Bajrami
- Beqir Saiti
- Orhan Ibrahimi
- Bujar Hazizi
- Faton Gajtani
- Shemsi Zeqiri
- Samet Rrahmani
- Adem Derguti
- Muharrem Bobaj
- Ferat Çerkezi
- Ahmet Berisha
- Murat Jashari
- Ilmi Bajrami
- Fatmir Staveleci
- Nuri Bexheti
- Shaip Azemi
- Fikret Halili
- Selman Rreci
- Kenan Kelmendi
- Qenan Aziri
- Fadil Kadria
- Isuf Ismaili
- Ekrem Sheholli
- Dritan Restelica
- Fehmi Beqiri
- Hamdi Jaha
- Ymer Aliu
- Mehmet Breznica
- Jahi Zeqiri
- Zenullah Voca
- Halil Palloshi
- Faris Xhemaili.
- Lexoni : http://floripress.blogspot.com/2015/11/figurat-e-shquara-te-luftes-per.html