Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/06

Ish deputeti i PDK-së, gjenerali Rrustem Mustafa kërkon lirimin e Haradinajt, Franca le të largohet nga "përrallat"


Ish deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, thotë se Ramush Haradinaj duhet të jetë i lirë pa kushte dhe francezët të jenë politikisht korrekt.

Mustafa përmes një statusi në Facebook shkruan se Franca nuk po rreshtohet tek boshti i së keqes, por edhe shqiptarët kanë interes nëse jo strategjik të mos i prishin marrëdhëniet me Francën.

Postimi i plotë:

Ramushi ne liri pa kushte, Franca le të largohet "nga përrallat".

Franca nuk besojmë se po rreshtohet kah boshti i së keqës.
Franca sigurisht mundet vet të zgjedhë partnerin strategjik për Ballkan.
Por mendoj se është teper serioze të përfaqsojë një shtet si Sërbinë, në kërkesat si ato në rastin Haradinaj.., si raste te padrejta dhe aspak stabalizuese....
I njohimë aleancat e vjetëra, edhe ato te kohëve të reja...
Shqiptarët kanë interes edhe nëse jo strategjik, të mos i prishin mardhënjet me Francën.
Këtë herë Franca ka kaluar "rubikonin" duke luajtur rolin dyfishtë...
Ramushi duhet te lirohet shpejt, francezët të jenë politikisht korrekt.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...