Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/13

Ministrja Kumbaro në Amsterdam: Dinastia Marubi në FOAM

Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro  në një vizitë pune në Amsterdam, ku mes të tjerash do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës Marubi në FOAMK. Nga data 16 shtator deri më 27 nëntor, në Muzeun e Fotografisë së Amsterdamit - FOAM do të hapet ekspozita: Dinastia Marubi - 100 vite të studios fotografike shqiptare, me  pjesëmarrjen e dy ministreve Kumbaro dhe Bussemaker. Në këtë ekspozitë do të shfaqen fotografitë e përzgjedhura nga 1856 deri 1959. Ministrja Kumbaro do të zhvillojë takime zyrtare me Presidentin e Këshillit Kulturor të Hollandës, Joop Daalmijer, Drejtoren e Përgjithshme të Operas dhe Baletit Holandez, znj. Els van der Plas për bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta kulturore.
15-16 shtator, FOAM, Amsterdam

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...