Fillimi i kompletimit të Task Forcës hetuese të BE-së për Kosovën.Gjykaten Speciale dhe emërimi i kreut të kësaj Task Force javën e kaluar, ka sjellë edhe paralajmërimin për mundësinë e ngritjes së aktakuzave të para për të dyshuarit potencialë gjatë këtij viti. Njohësit e fushës së sundimit të ligjit, ekspertët e drejtësisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, krijimin e kësaj situate të re e shohin edhe si një rrezik për tronditje serioze të skenës politike, për faktin se ka paralajmërime që nga aktakuzat e Gjykatës Speciale, kësaj radhe nuk do të shpëtojnë “peshqit e mëdhenj” të politikës. Kapja e “peshqve të mëdhenj” po shihet si argumenti më i fuqishëm, i cili krijon terren edhe për hapje të rrugës për integrime evropiane për Kosovën. Ndryshe, pa u futur në burg njerëzit e fortë të politikës dhe të biznesit oligarkik, të cilët po e mbajnë këtë vend peng, dera drejt Evropës mbetet e mbyllur. Ky kusht tepër i rëndësishëm iu bë i qartë të enjten edhe Shqipërisë nga BE-ja, prandaj e njëjta gjë vlen edhe për Kosovën. Ata që iu fshehën drejtësisë, nuk mund ta shpëtojnë lëkurën Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adlum Ramadani thotë se emërimi i kreut të Task Forcës Speciale Hetuese të BE-së në kryeprokuror të Gjykatës Speciale tashmë i ka hapur shtigjet e fillimit të procesit për ngritjen e aktakuzave të para ndaj ish- të dyshuarve nga radhët e UÇK-së. Pohimin nga ana e tij, se aktakuzat e para do të vijnë më së largu deri në fund të vitit e konsideron si tendencë për t’ua bërë të qartë personave në fjalë se drejtësia është në prag të derës dhe se është çasti fundit i tyre për t’u distancuar nga raportet dhe pozitat politike që ata ushtrojnë në institucionet publike. “Vizita e tij në rajon do të ketë mesazh të qartë për ata të cilët për vite me radhë u fshehën nga drejtësia me pozita shtetërore, duke shfrytëzuar imunitetin politik karshi ndjekjes penale nga ana e organeve të drejtësisë. Pohimet se Gjykata në fjalë do të ballafaqohet me probleme të shumta janë thjesht tentativë për të shpërqendruar vëmendjen e publikut nga ngjarjet aktuale politike, pasi e njëjta tashmë ka të ndarë buxhetin e saj, selinë dhe prokurorët/gjykatësit ndërkombëtarë që do të mundësojnë kushte të favorshme për gjykim të drejtë dhe të pandikuar nga aktorë politikë vendorë”, spikati Ramadani.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2016/09/17
“Tërmet” në skenën politike, këtë muaj do të ngriten aktakuza për “peshqit e mëdhej”

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment