Ai ka nënvizuar edhe një herë shqetësimin se të akuzuarit për drogë rrallë përballen me drejtësinë.

“Kriminelët në politikë, shqiptarët e kanë në majë të hundës. Burg të inkriminuarve që tentojnë të hyjnë në politikë. Besoj se reforma në drejtësi do të ndëshkojë të inkriminuarit”, tha Lu.
“Shqipëria ka nivelin më të ulët të arrestimit për rastet kriminale dhe problemi është mosndëshkueshmëria. Bosët e krimit lëvizin të lirshëm për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz me ndikim. Edhe në SHBA ka probleme të tilla. Al Kapone për shembull drejtonte një grup kriminal në vitet 20 por në fund u arrestua, kishte një pasuri prej 100 milionë dollarësh ndërtuar nga prostitucioni etj, dhe e bëri këtë duke drejtuar njerëz strategjikë në drejtësi, gjyqësor…Situata në Shqipëri është serioze, por unë besoj se reforma do rregullojë problemin e mosndëshkueshmërisë dhe lidhjet e krimit me politikën.

Në konferencën në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, ambasadori amerikan Donald Lu tha se situata në Shqipëri është e rëndë.
“Shqipëria ka nivelin më të ulët të arrestimit për rastet kriminale dhe problemi është mosndëshkueshmëria. Bosët e krimit lëvizin të lirshëm për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz me ndikim” – tha Lu.
Ai mori shembull Al Kaponen.
“Al Kapone për shembull drejtonte një grup kriminal në vitet 20 por në fund u arrestua, kishte një pasuri prej 100 milionë dollarësh ndërtuar nga prostitucioni etj, dhe e bëri këtë duke drejtuar njerëz strategjikë në drejtësi, gjyqësor. Situata edhe në Shqipëri është serioze, por unë besoj se reforma do rregullojë problemin e mosndëshkueshmërisë dhe lidhjet e krimit me politikën – thotë ambasadori.
Ai theksoi se pritshmëritë e mëdha janë nga Byroja e Hetimit, “për të cilën SHBA ka bërë një angazhim për ta mbështetur përmes bashkëpunimit me FBI amerikane”.
“Sidomos BKH që do jetë një nga institucionet e rëndësishme. SHBA do ta mbështesin duke bashkëpunuar me autoritetet shqiptare dhe drejtorin e FBI. Do të ngrihet një grup serioz hetimi, ata do të bëjnë trajnimet më të mira me agjentët e FBI për të siguruar që ata do ta kryejnë mirë punën dhe do të mbikëqyren në punën e tyre” tha Lu.
Lu akuzon ashpër: Bosët e krimit lëvizin lirshëm për shkak të lidhjeve me njerëz me ndikim, si Al Kapone
Ambasadori amerikan Donald Lu ka lëshuar një akuzë të fortë për qeverinë shqiptare, për ‘lidhjen e botës së krimit me njerëz me ndikim”, siç u shpreh sot në konferencën e qendrës Marshall në Tiranë.
Për të ilustruar botën e krimit, ai solli shembull Emiljano Shullazin si dhe Al Kaponen në SHBA, i cili drejtonte njerëz strategjikë në polici, në gjyqësor dhe në qeverisjen e qytetit.
“Në Shqipëri, situata është serioze, – vërejti Lu. – Shqipëria ka nivelin më të ulët të arrestimit për akte kriminale dhe problemi është mosndëshkueshmëria. Bosët e krimit mund të lëvizin lirshëm për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz me ndikim.”
Ambasadori theksoi se “në Shqipëri ka kriminelë të fuqishëm që kanë lidhje politike, ndonëse kanë kryer krime. Një nga këto raste është ai i trafikantit Emiljano Shullazi, i arrestuar kohët e fundit, i cili prej shumë vitesh është akuzuar për vrasje dhe trafik droge. Në Shqipëri duhet të punohet shumë ne luftën ndaj korrupsionit pasi situata është kaotike. Qytetarët janë të gatshëm që këta persona të korruptuar t’i largojnë nga politika dhe qeverisja
Shqipëria ka nivelin më të ulët të arrestimit për akte kriminale dhe problemi është mosndëshkueshmëria. Bosët e krimit mund të lëvizin lirshëm për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz me ndikim.
Dhë në SHBA ka të tilla problem. Al Kapone, për shembull, drejtonte nëj grup kriminal në vitet ’20, por në fund u arrestua. Kishte pasuri prej 100 milionë USD, ndërtuar nga prostitucioni, trafiku etj. dhe e bëri këtë duke drejtuar njerëz strategjikë në polici, në gjyqësor dhe në qeverisjen e qytetit.
Situata në Shqipëri është serioze, por unë besoj se reforma në gjyqësor dhe ligji i dekriminalizimit do të ndihmojë që të rregullojë problemin e mosndëshkueshmërisë dhe lidhjet e kriminelëve me politikën.
Shqiptarët janë të lodhur me këtë situatë. Largimi nga parlamenti i këtyre kriminelëve do të ketë një efekt të madh. Të dënuar bosët e krimit në Shqipëri – është gjithashtu një paralajmërim edhe për kriminelët e tjerë që t’i bashkohesh politikës është keq për biznesin: “Për të nxjerrë në pah aktivitetin tuaj kriminal, do t’ju fus në burg”.
Reforma në gjyqësor është e rëndësishme për të pastruar sistemin e gjyqësorit, sepse do të vendosë një prokurori të veçantë që do të ketë shenjëstër korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar.
SHBA ka bërë dhe një angazhim për të mbështetur këtë byro investigimi nëpërmjet trajnimit, asistencës dhe bashkëpunimit me FBI-në amerikane.
Kryeministri Rama i ka vizituar zyrat e FBI-s1% në prill dhe është takuar me drejtuesin e saj dhe për të forcuar këtë angazhim, do të jetë një grup hetuesish që do t’u jepen teste, do të kenë trajnimet më të mira për pajijset më të mira dhe agjentët e FBI-së do të jenë të vendosur nga Uashingtoni për t’u siguruar që do të jenë efektivë në punën e tyre, pa lidhje politike.
Është në interesin e SHBA-së që Shqipëria të trajtojë në mënyrë të sukseshme problemet e krimit të organizuar; gjithashtu është në inters të BE-së, por mbi të gjitha është në interest ë popullit shqiptar. Ne jemi të angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar, por e dimë që Shqipëria do të jetë e sukseshme me ndihmën e partnerëve,” përfundoi ambasadori amerikan.
No comments:
Post a Comment