Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/13

Shkaqet që mund të çojnë në Luftën e Tretë Botërore


Bota është shumë afër një Lufte të Tretë Botërore në 60 vitet e fundit, kanë paralajmëruar ekspertët. Rusia dhe Kina, dy shtete që në vitet e fundit kanë shpenzuar miliarda për ushtrinë, shumë shpejtë do të rivalizojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga aspekti i fuqisë dhe prestigjit ushtarak.
Këto shtete dëshirojnë të mbesin superfuqi botërore. Ato janë duke u përgatitur për luftë, raporton tabloidi britanik “The Sun”. Të tre shtetet përbëjnë kërcënim për njëra-tjetrën në disa probleme globale, duke krijuar një balancë delikate që mund të çojë në kolaps.

Një numër ekspertësh kanë identifikuar disa arsye të cilat mund të shpien deri te fillimi i Luftës së Tretë Botërore. Sulmi i NATO-s dhe Rusisë mbi Sirinë, agresioni i Vladimir Putinit ndaj Europës Lindore, dhe lëvizjet e Kinës në Detin Jugor janë disa prej arsyeve për fillimin e Luftës.

Ekspertët gjithashtu kanë shprehur shqetësim për mungesën e stabilitetit të Pakistanit në fuqinë bërthamore, derisa grupet ekstremiste dhe terroriste po rriten dita-ditës në këtë shtet.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...