2022-01-11

Protesta e 8 Janarit, çfarë mase do të kërkojë prokuroria për të arrestuarit. ‘Çunat me maska’ të Bashës erdhën nga Maqedonia e Veriut

 


Prokuroria e Tiranës do kërkojë masat e sigurisë detyrim paraqitje për pjesën më te madhe të të arrestuarve për protestën e 8 janarit.

Krkesa e prokurorisë është depozituar në gjykatë, ku 30 masa janë kërkuar për detyrim paraqitjeje ndërsa vetëm për katër prej tyre do kërkohet masa arrest shtepie.

Burime bëjnë me dije për Fax News se në mesin e personave të arrestuar ka dhe shtetas nga Maqedonia e Veriut, të cilët ndodheshin brenda selisë së PD-së, për të mbrojtur Lulzim Bashën, nga protestuesit demokratë.





Seanca për caktimin e masës së sigurisë do të mbahet nesër në Gjykatën e Tiranës në orën 10:30, ku gjyqtari Arben Miçko do të vendosë nëse do ta pranojë kërkesën e prokurorisë apo jo.

Në protestën e të shtunës që u mbajt për rreth 3 orë pranë selisë së Partisë Demokratike, nuk munguan momentet e tensionit dhe dhunës mes palëve.

Në njërën anë ishin mbështetësit e Berishës, që kërkonin me çdo kusht që të hynin në seli, ku Basha kishte blinduar dyert që të çonin në katin e dytë, dhe në anën tjetër u la e hapur dera kryesore, si një lloj taktike, për ti nxjerrë militantët si të dhunshëm.

Policia procedoi dhe deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, por ndaj tyre nuk pritet që të ngrihet ndonjë akuzë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...