2022-01-12

Filmi “Internimi”, aktori Klodian Hoxha: Ngjarjet zhvillohen në vitet ’80-të, kush e ka jetuar atë kohë do të gjejë veten

 

 NGA JULIA VRAPI


Filmi “Internimi”, aktori Klodian Hoxha: Ngjarjet zhvillohen në

“Internimi” vjen për publikun premierë këto ditë të muajit janar. Jeta e tre gjeneratave të një familjeje shqiptare gjatë regjimit komunist, shkatërrohet, kur një mik i familjes, i sapo riatdhesuar nga Amerika, arrestohet për spiunazh. Nga 20 janari filmi me skenar dhe regji nga Kast Hasa do të shfaqet në kinema për publikun. Me një kast aktorësh të njohur por dhe të rinj, një film i zhanrit dramë-romancë nga regjisori Kast Hasa. Protagonist në filmin me ngjarje në vitet ’80 në vendin tonë, aktori Klodian Hoxha thotë se kush e ka jetuar atë kohë e gjen veten te “Internimi”. “Ngjarjet zhvillohen në vendin tonë vitet ’80, dhe kush e ka jetuar atë kohë do të gjejë veten. “Internimi” është një film i zhanrit dramë- romancë, por për më tepër duhet parë sepse ne nuk duam ti zbulojmë të gjitha”, thotë aktori Hoxha. Nga 20 janari filmin “Internimi” e gjejmë në kinema Cineplexx dhe Millennium në Tiranë. Në film aktori Klodian Hoxha luan Tomorrin dhe sipas tij është nga rolet e dashur në aktivitetin me kinemanë. “Unë luaj rolin e Tomorrit inspektorit të zonës dhe që është roli im më i dashur, sepse në krijimin e tij kam pasur një ndihmesë shumë të madhe nga babai im. Ai më ndihmoi se si ta mishëroja atë rol, duke më folur për kohën, sepse ngjarjet ishin në një vit të cilin nuk e kemi jetuar dhe normalisht ka qenë i vështirë për ne ta perceptonim, plus edhe profesionit duke që se edhe im atë ka qene ushtarak. Këtu ne kemi pasur një të përbashkët me rolin, dhe kjo ka qenë një ndihmë shumë e madhe për mua, prandaj këtë rol ia dedikoj atij dhe është nga më të dashurit për mua”, shprehet mes të tjerave aktori Klodian Hoxha, i cili është i njohur për publikun me role të ndryshme jo vetëm në ekranin e kinemasë, por dhe në skenat teatrore.

Ngjarjet në film dhe aktorët

Në role protagoniste në filmin “Internimi” janë aktorët Klodian Hoxha, Krist Baçi dhe Enxhi Cuku, rolet e tjera në film interpretohen nga Kristaq Pilo, Jorida Meta, Gramoz Gashi, Arjeton Osmani, Ioana Sinani, etj. Filmi është xhiruar në Divjakë, Lushnjë dhe Ferras. Me skenar dhe regji nga Kast Hasa në filmin “Internimi” është Shqipëria gjatë sundimit komunist. Familja Kulla përpiqet të mbijetojë, ndërsa janë të internuar nga regjimi komunist. Për (Arturin) djalin e familjes, situata vështirësohet më tepër, pasi vendbanimi i tij i ri, është pranë shtëpisë së të dashurës së tij (Frida), e cila është e detyruar të fejohet me operativin. Familja vazhdon të jetojë vuajtjet e persekutimit ndërkohë, siç zbulohet më vonë, i sapo riatdhesuari (Nik Nuri) në përpjekje për të ndihmuar familjen, e komplikon situatën më tutje. Një produksion i CineKast, ky është film debutues i regjisorit Kast Hasa. Vlerësuar me çmimin “Filmi më i mirë i huaj” në Arizona International Film Festival, USA dhe “Regjia më e mirë” në Riverside International Film Festival, USA. Ky film debutues i regjisorit Kast Hasa është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...