2022-01-11

Autonomia institucionale, themelimi i ASH dhe çështje të tjera në mbledhjen e akademikëve

 

Autonomia institucionale, themelimi i ASH dhe çështje të tjera

Krijimi i një komiteti për nderimin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave apo dhe 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit ishin disa nga çështjet, që u diskutuan në mbledhjen e përbashkët të kryesisë së ASH dhe e kryetarëve të komisioneve. Mbledhja u thirr nga kryetari i akademisë prof. Skënder Gjinushi, i cili në parashtresën e tij, foli për mënyrën si po shfrytëzohet hapësira e re ligjore dhe autonomia institucionale për rritjen e rolit të Akademisë së Shkencave në gjithë sistemin akademik-universitar të vendit. Në këtë kontekst ai theksoi hapin e ri në aspektin organizativ-strukturor, me përgatitjen e procesit të kalimit nga njësitë e përkohshme në qendra kërkimore të përhershme, si ajo e bioteknologjisë dhe e gjeoshkencave. Kongresi i dytë ndërkombëtar i nanoteknologjisë, që do të mbahet edhe këtë vit në Shqipëri; si dhe disa veprimtari të tjera të njësive, u veçuan për rëndësinë e tyre. U bë e ditur se në mbledhjen e afërme të asamblesë do të propozohet krijimi i një komiteti organizues-shkencor për nderimin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe një komitet tjetër për përkujtimin dhe vlerësimin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, krahas ngjarjeve të tjera. Kryetari Gjinushi bëri të ditur vlerësimin e lartë të albanologëve të huaj për Kuvendin Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike mbajtur në nëntorin e vjetshëm, duke theksuar faktin që, përkundër disa dyshimeve në fillimet e përgatitjeve, ky kuvend konfirmoi nivelin e barabartë dhe konkurrues të studimeve vendëse me ato të të huajve. Një rast tjetër përballjeje do të jetë Kongresi i 50-të Botëror i Studiuesve të Baladës, që këtë vit do të zhvillohet në Shqipëri, me organizator vendës Akademinë e Shkencave. Gjithashtu u kërkua që komisionet të propozojnë veprimtari të emërtesës së akademisë, të seksioneve dhe të vetë komisioneve, për t'u përfshirë në programin e punës të vitit 2022. Njëherësh u njoftua procedura për zhvillimin e konkursit për "Çmimin e Karrierës".(FB)


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...