Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/10

Deputeti Edmond Spaho : U vërtetua që Lulzim Basha me Edi Ramën janë në një aleancë

 


Deputeti: U vërtetua që Basha me Ramën janë në një

Ish nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka folur për situatën që po kalon Partia Demokratike dhe për protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në 8 janar 2022.

Ai theksoi se “u vërtetua që Basha me Ramën janë në një aleancë tashmë fare të dukshme e cila ka filluar që nga viti 2017”. Spaho foli edhe për rikthimin në parlament në 17 janar ndërsa nënvizoi se gjithçka do të jetë në përputhje me objektivat që ka dhënë Kuvendi.

“Gjithçka do të jetë në përputhje me objektivat që na ka dhënë Kuvendi, që të rithemelojmë PD, të jetë e fortë, e bashkuar që të krijojmë një opozitë të vërtetë për të rrëzuar Ramën. Sjellja në Kuvend do të jetë në funksion të këtyre principeve”, u shpreh Spaho për Vizion Plus.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...