2022-01-11

Festivali i RTSH dhe fajtorët e denigrimit

 



Festivali i RTSH dhe fajtorët e denigrimit

I dashur profesori im i nderuar Aleksandër Peçi, jam plotësisht dakord me shqetësimin (problemin që sjell) në lidhje me denigrimin, që po i bëhet një aktiviteti kaq i rëndësishëm të këngës shqiptare, atij të Festivalit të RTSH. Midis shumë kritikave nga muzikantë profesionistë, opinione të ndryshme që dëgjojmë e lexojmë këto ditë pas Festivalit të 60-të më bën përshtypje “kryqëzimi” që po i bëjnë vajzës këngëtare Hajatit, për hatër të së vërtetës ajo nuk detyroi njeri me forcë të përzgjidhnin këngën e saj në këtë aktivitet. Ajo bëri atë që mendon se është më e mira edhe e bukura, jo vetëm kaq por vajza nuk e vodhi çmimin e parë, atë e nderuan ia dhanë solemnisht këtë çmim “profesionistët artistë”. Të jesh i ri edhe të kesh dëshirë të shkruash këngë, poezi, e të këndosh në një festival kombëtar, aq më tepër të ëndërrosh ta fitosh këtë festival nuk është gabim apo “krim”, ne nuk duhet ti bëjmë përgjegjës ata për dëshirat edhe ëndrrat e tyre.Pa dashur të bëj analizë kritike në këtë opinion Facebook (u), e të përsëris shumë vërejtje me të drejtë në drejtim të këtij festivali unë do të shtoja që s’është faji i atyre krijuesve (muzikantë, poetë, këngëtarë (në mund ti quaj kështu) që bëjnë këngë kaq të dobëta profesionalisht, të papranueshme për një aktivitet të zakonshëm jo më për një aktivitet si Festivali kombëtar i Këngës në RTSH, pra që ti bie drejt edhe shkurt, fajin e kanë drejtuesit edhe drejtuesit nuk janë anonimë apo alien. Ata kanë dështuar në këtë aktivitet duan apo s’duan ta pranojnë edhe kur dështon s’ke më të drejtë morale të vazhdosh e të përsëritësh dështimin, të gjenden të tjerë më të aftë e të zëvendësohen. I pari për mendimin tim që mban përgjegjësi direkte për këtë denigrim, që po i bëhet këngës shqiptare në një institucion shtetëror është drejtori me kompetenca absolute i këtij aktiviteti Martin Leka, është pikërisht ky që zgjedh "stafin profesional" për përzgjedhjen e këngëve, jurinë e këtij festivali, etj. Që mos të zgjatem më, Shqipëria (pa moral patriotik apo euforik) ka kompozitorë edhe artistë të shkëlqyer që me krijimtarinë (këngët) e tyre e kanë treguar që janë të aftë të krijojnë këngë shumë të bukura, që i kanë rezistuar viteve me radhë (nuk e kam fjalën vetëm për artistët e konfirmuar në këtë gjini apo siç i quajnë rëndom të "vjetër", por edhe ky brez i ri ka këngëshkrues edhe artistë të vërtetë. Ajo që dua të them është: nuk është se mungojnë artistët (krijuesit), mungojnë drejtuesit e vërtetë, serioziteti, predispozita e tyre që nuk marrin as mundimin më të vogël për ti afruar këta artistë të vërtetë në këtë aktivitet, (se për çfarë arsye e dinë vetëm ata). Institucioni i RTSH, shteti, qeveria, Ministria e Kulturës duhet ta marrin seriozisht këtë denigrim, që po i bëhet në mënyrë zyrtare këngës shqiptare.

*Kompozitor

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...